• Banner

  • Ka mbaruar
Dashuri e harruar, Dhimiter Xhuvani
  • Dashuri e harruar, Dhimiter Xhuvani

Dashuri e harruar, Dhimitër Xhuvani

Eufemizmi ``profesioni më i vjetër në botë`` është mbules më cinike, më fyese dhe më e turpshme për pjesën më të viktimizuar dhe më të dhimbshmë të shoqërisë. Cilësimi i kohëve moderne ``mishi i bardhë``, i huazuar nga tregu i shumicës apo i pakicës nuk duket më i fisme. Në të gjithë kohët, shteti ka ndërtuar marrëdhënie vetëm armiqësore me këtë shtresë. 

6,25 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dashuri e harruar

Gjinia: Roman

Autori: Dhimitër Xhuvani

Shtëpia botuese: OMBRA GVG

Viti: 2007

f. 204

Pesha: 0.22 kg

ISBN: 978-999-43-44-45-1

Mbi Librin

Eufemizmi ``profesioni më i vjetër në botë`` është mbules më cinike, më fyese dhe më e turpshme për pjesën më të viktimizuar dhe më të dhimbshmë të shoqërisë. Cilësimi i kohëve moderne ``mishi i bardhë``, i huazuar nga tregu i shumicës apo i pakicës nuk duket më i fisme. Në të gjithë kohët, shteti ka ndërtuar marrëdhënie vetëm armiqësore me këtë shtresë. Është në nderin e letërsisë shqipe dhe shenjë e emancipimit të saj, që pikërisht emrat më të njohur të saj si: Migjeni, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Kasëm Trebeshina,Petro Marko, Ismail Kadare, por edhe të tjerë e bënë pjesë dinjitoze të veprave të tyre, tamam atë pjesë të shoqërisë shqiptare, të dëbuar e të përjashtuar prej saj dhe prej letërsisë mediokre.

Është në natyrën e letërsisë së madhe, humaniste, ky mision. Ati i letërsisë, Homeri, i bën një trajtim atëror Brisejsës dhe Brisjdave të tjera të tij. Po kështu vepruan edhe klasikët modernë si: Floberi, Dostojevskij, Heminguej etj. Në romanin e tij më të fundit ``Dashuriu e harruar``, si dhe në disa vepra të tjera të tij, për shkrimtarin Dhimitër Xhuvani, pikërisht ato janë qëniet më të pafajshme, më njerëzore, më të brsihta, më të ndershme dhe më të moralshmet. Sfidë? Ndoshta. Përmes detajesh tronditëse, shkrimtari demaskon dhe rrëzon të gjitha alibitë e shoqërive të mykura, politikanëve dhe qeverive prostituta.

Për Dhimitër Xhuvanin, kohët moderne vetëm sa e stilizuan emërtimin poshtërues “profesioni më i vjetër në botë”. (në cilat shkolla e universitete, vallë, diplomohen këto profesione?...) “Ato”, tanimë, sipas kushtetutave europiane, vërtet përndiqen dhe burgosen nga policia dhe shteti, por ama nuk ndëshkohen me vdekje si dikur, sipas kanunit. Madje, po qe se parlamentarët e një vendi nuk rastisin namuzllinj mund të guxojnë të marrin vendimin edhe të hapjes së shtëpive publike. Por, në fund të fundit, në këtë mënyrë, ai nxjerrim nga halli ato fatkeqe?- pyet lexuesi i këtij romani. Lebrozët i izolojnë përjetësisht në karantinë, jo për t’i mbrojtur ata, por për t’u mbrojtur prej tyre. Po kur, edhe vetë shoqëria është e izoluar në karantinë? –pyet dhe akuzon shkrimtari me jetët poshtëruese të shpirtrave fisnikë të personazheve të tij.

Detajet e librit
SKU001221

Referencat specifike

isbn
9789994344451
ean13
9789994344451
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2328

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve, Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Nata, Preç Zogaj

I plagosur në shpirt nga divorci dhe i mbetur vetëm, Natani gjen strehë vetëm te puna. Deri kur, në jetën e tij shfaqet Garet Gudrishi, që ka një talent të veçantë: i dallon njerëzit që janë duke vdekur. Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Lakmia, Brunilda Zllami

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Valsi i lumturisë, Ylljet Aliçka

Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dosja H, Ismail Kadare

"Dosja H." u botua së pari në revistën "Nëntori" më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gurët e vetmisë, Tom Kuka

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Fugu, ArB eLo

Është në traditën e linjës sonë që të përzgjedhurve t’u tregohet në një moshë të caktuar, kur janë pjekur kushtet dhe kur e kërkojnë vetë, diçka më shumë nga e vërteta. Edhe unë jam sqaruar, këtu ai kishte bërë një pauzë kuptimplotë, kishte rrudhur sytë e kishte buzeqeshur pak, sikur të priste një mirëkuptim të vetëkuptueshëm nga bashkëbiseduesi, - nga...

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)