• Banner

Te mallkuarit e dites se gjashte, Valter File
  • Te mallkuarit e dites se gjashte, Valter File

Te mallkuarit e dites se gjashte, Valter File

SKU001197

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.

899 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të mallkuarit e ditës së gjashtë
Origjinali: Të mallkuarit e ditës së gjashtë
Gjinia: Roman
Autori: Valter File
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2009
Fq. 242
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-99956-771-2-1

Mbi librin

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.

Ne jemi ndryshe dhe nuk kemi asnjë lidhje me të, nuk i përkasim as kohës dhe as hapësirës së saj. Dhe përsëri nuk kemi si të shpëtojmë nga flligështia dhe mëkati, sepse bota në fjalë është brenda nesh. Ne s'kemi qenë kurrë pjesa e saj, por ama ajo është pjesa jonë.

Fragment nga libri

Dhe ky breshër, që filloi kaq papritur, vazhdoi, pa ndërprerje tri herë nga gjashtë muaj. Gjashtë muajt e parë rrëzoi gjithçka përtokë dhe e ktheu në copa. Bimë, pemë, ndërtesa dhe gjithçka që kishte krijuar aty dora e njeriut e copëzoi. Gjashtë muajt e dytë, çfarë ishte e copëzuar u shtyp dhe u rishtyp nga grushtat e akullt, derisa u kthye në grimca fare të vogla pluhuri.

Në këtë pluhur u përzjenë të gjitha dhe askush nuk ishte në gjendje ta kuptonte, nëse aty brenda ishte gruri apo druri, krahu i mizës apo kokrra e grurit, eshtrat e njeriut apo ahkla e lisit. Dhe pas gjashtë muajve të tretë, duart e akullta e gatuan dhe e stërgatuan këtë pluhur në baltë.

Detajet e librit
SKU001197
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001892

Botuesi: Tirana Times

Kryqe te bera me tul buke, Valter File

(0)

...kryqet i mbajnë të gjallët, ata i sjellin në gjithë jetën e tyre, nga fillimi deri në fundin e rrugës që u është caktuar. Ndaj jemi të gjallë, që të mbartim vuajtjet e mëkateve të të tjerëve dhe të mëkatëve tona, t'i sjellim ato nëpër gjithë jetën tonë, dhe për ta shkarkaur atë ditën e vdekjes.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 other products in the same category:

Reference: SKU001707

Publisher: Te tjere

Korniza, Agim Cerga

(0)

Title: KornizaOriginal: KornizaCategory: NovelAuthor: Agim CergaPublisher: Okult-IHPVKAYear: 2008Pgs. 400Weight: 0.46 kg.ISBN: 978-99956-01-39-3

Price ALL600
More
Out-of-Stock

Publisher: Onufri

Sëmundja e ëndrrave, Mehmet Kraja

(0)

Dhe derisa koha mitike, koha që kishte prodhuar legjendat kalorësiake për mua dhe vendlindjen time ishte kohë e mrekullive të paarritshme, koha historike ishte një zhgënjim i madh, sepse kishte lënë pasoja të pariparueshme në jetën e njerëzve, duke i tjetërsuar ata, madje duke i bërë që të jetonin si somnabuj në një realitet të paqenë, i cili vazhdonte të...

Price ALL900 Regular price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Ars&Academic

Pylli, Rais Muhaj

(0)

Për të gjetur origjinën e këtij misteri dhe që të gjejë qetësi shpirtërore, vendos të kthehet në Shqipëri, të hulumtojë pyllin që rrethon burgun e Spaçit, burgun më famëkeq në Shqipëri, si pasojë e torturave të bëra në kohën e komunizmit. 

Price ALL300
More
In stock

Reference: SKU000664

Publisher: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

(0)

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.

Price ALL500
More
In Stock

Publisher: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

(0)

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...

Price ALL500
More
In stock

Publisher: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

(0)

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.

Price ALL1,000
More
In stock
chat Përshtypjet (0)