Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
E mban dot nje te fshehte?, Sophie Kinsella
  • E mban dot nje te fshehte?, Sophie Kinsella

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

SKU000965
Dituria

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai është... burri i avionit. Ajo i ka treguar gjithçka për veten.

1 000 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: E mban dot një të fshehtë?

Gjinia: Roman

 Author: Sophie Kinsella

Translator: Jorgji Qirjako

Publisher: Dituria

Pgs. 336

Weight: 0.42 kg

ISBN: 978-9994-46-01-1

Mbi librin

Ema Korigan është si çdo vajzë e kësaj bote. Ka një jetë të qetë, një punë si asistente marketingu në një kompani të rëndësishme shumëkombëshe, një të dashur simpatik. Por, si të gjitha vajzat, ëndërron një jetë ndryshe dhe ka të fshehtat e saj të vogla. Ose të paktën i kishte ... derisa, në udhëtimin e parë të punës përballoi një fluturim shqetësues dhe e kapi paniku. E pushtuar nga një nervozizëm i pakontrollueshëm, Ema ia zbraz të gjitha të fshehtat – por, vërtet gjithçka – udhëtarit ngjitur. Një amerikan që dëgjon për qejf sekretet e saj më intime.

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai është... burri i avionit. Ajo i ka treguar gjithçka për veten.

Do dijë ai t’ia ruajë të fshehtën? Një kryevepër e ironisë femërore. Ekzaltim i defekteve aq shumë të mohuara edhe pse të dukshme të universit femëror. Një stil i përsosur për të inkuadruar një dramë romantike dhe pasionante. Një histori e mrekullueshme ku analizohet roli i së vërtetës së gënjeshtërt në marrëdhëniet njerëzore. Edhe një herë Kinsella na tregon se mund të shkruhen histori dashurie pa qenë nevoja të jenë banale, duke treguar gjithnjë e më shumë një sens të spikatur humori. Bota e femrës vjen e zbulohet nëpërmjet një pene të hollë që arrin të nxjerrë në pah atë që gratë nuk e thonë shpesh, por që e ndiejnë brenda tyre, në skutat më të thella dhe më intime të botës së tyre shpirtërore

Detajet e librit
SKU000965

Referencat specifike

isbn
978999446011
ean13
978999446011
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret.
750 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Kthimi, Nicholas Sparks

Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i...
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R2P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajmalia, Nicholas Sparks

A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish – ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë ne mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është me shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithnjë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
900 Lekë
More

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjithmonë ti, Rilei, Kirsty Moseley

Rilei Taneri ka një mik të veçantë, më të mirin që mund të dëshirojë çdo vajzë. Kleiton Prestoni është mbështetje e madhe për të; besnik, i ndershëm, i besueshëm, i sjellshëm e i kujdesshëm. Është dhe djali më i pëlqyer i shkollës, por ata të dy gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta e të afrueshme, miqësi të pastër, pa ndërlikime dashurore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Zemra e vajzës, Jodi Picoult

Xhjuna ka kaluar nëpër vështirësi që as një nënë nuk do t'i donte. 12 vjet më parë i vranë burrin dhe vajzën e vogël. Vazhdoi të jetonte vetëm për hir të fëmijës që mbante në bark. Por tani përballet me humbjen e vajzës së dytë. Klera ka një defekt në zemër dhe, po të mos gjendet një dhurues, do të vdesë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2449

Botuesi: OMSCA-1

Urat e Medison Kauntit, Robert James Waller

Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Engjëlli mbrojtës, Nicholas Sparks

Kanë kaluar tashmë katër vjet që kur një sëmundje i mori të shoqin dhe akulli në shpirtin e Xhulias, më në fund, po shkrin. Pas një rinie të vështirë, falë Xhimit kishte gjetur një vend të ndryshëm, ku të jetonte dhe shume miq të dashur, që i kanë qëndruar gjithmonë afër.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P22

Botuesi: Fan Noli

Me shikim të parë, Danielle Steel

Tim O'Nill gjithçka ia detyronte vetvetes. E bukur, e fuqishme, e pasur, ajo krijoi firmën e suksesshme me markën e famshme të veshjeve të gatshme. Ajo e dinte me saktësi se çfarë kërkonte nga jeta dhe e mbushte tërë kohën me punë.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001048

Botuesi: Dituria

Dashuri 14, Federico Moccia

Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë asnjëherë. Por ajo është e fortë, gazmore, plot imagjinatë. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç gjithçka ndryshon me shpejtësi... dhe një ëndërr realizohet! 
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P15

Botuesi: Fan Noli

Puthja, Danielle Steel

Me një fytyrë serioze, Izabela e ndali për një çast dhe mandej e puthi butësisht në buzë. "Dua të të them se pjesa më e bukur është ajo që kemi bërë deri tani. Kemi dashuruar njëri – tjetrin, kemi qëndruar bashkë, jemi mbështetur ndërsjelltazi... Unë dua gjithçka tënden, Bill. Çdo gjë tjetër që mund të vijë pas kësaj, mund të jetë një dhuratë shtesë, por...
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R2P29

Botuesi: Dituria

E fiksuar pas dyqaneve, Sophie Kinsella

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet!
800 Lekë
More

Referenca: 2385

Botuesi: Dituria

E fiksuara pas dyqaneve ve kurore, Sophie Kinsella

Për Beki Blumvudin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko – sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur pa shqetësime në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan së bashku me të dashurin, Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...
800 Lekë
More

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.
800 Lekë
More

Referenca: K1R2P32

Botuesi: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2RP30

Botuesi: Dituria

Më befaso, Sophie Kinsella

Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri... a thua se arrijnë të lexojnë ç'bluan secili në kokën e vet.
1 000 Lekë
More