Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Shkelqimi i jetes, Sveva Casati Modignani
  • Shkelqimi i jetes, Sveva Casati Modignani

Shkëlqimi i jetës, Sveva Casati Modignani

SKU000096
Botimet Dudaj

Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit, por jeta e saj nuk është e lehtë. I biri, Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situatë kjo prej së cilës përfiton financieri joshës dhe i paskrupullt Franko Vasali.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 790 Lekë Up to 2 370 Lekë
800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shkëlqimi i jetës

Gjinia:Roman

Autori: Sveva Casati Modignani

Përktheu: Elona Mistrovica

Shtëpia botuese: Dudaj

Viti: 2006

Fq. 368

Pesha: 0.35 Kg

ISBN: 99943-33-70-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Romani “Shkëlqimi i jetës” është vazhdimi i historisë aq të njohur për lexuesin shqiptar të romanit dhe teleshikuesit e filmit tepër të ndjekur “Përgjithmonë Xhulia”. Është kurorëzimi i romanit të parë dhe lexuesi nuk ka pasur ende mundësinë ta shijojë në film, kështu që kureshtja arrin pikën kulmore.  Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit, por jeta e saj nuk është e lehtë. I biri, Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situatë kjo prej së cilës përfiton financieri joshës dhe i paskrupullt Franko Vasali. Fillon kështu një dimër i gjatë për Xhulian, e cila duhet të vendosë rregull në jetën e saj: por në fund të tunelit luhatet një dritë që shkëlqen...

Detajet e librit
SKU000096

Referencat specifike

isbn
9994333704
ean13
9994333704
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhënësi, Lois Lowry

Jeta në komunitetin ku jeton Xhonasi është e qetë dhe e patrazuar. Nëna-lindëse të paracaktuara prodhojnë fëmijë të rinj, të cilët caktohen në njësi familjare të përshtatshme për ta: një mashkull, një femër, për secilën.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Duke kërkuar Alaskën, John Green

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Mrekullia e fajit, Danielle Steel

"Mrekullia e fajit" gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej t'i besonin fatit, jetës së dyzuar, plagëve që shëroheshin me një shikim të thjeshtë dhe njeriu befas ngrihet në këmbë. Jo, nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Një dashuri, Dino Buzzati

Ishte një prej ditëve të shumta gri të Milanos, porse pa shi, me atë qiell të pakuptueshëm ku s’merrej vesh në ishin re ato aty a vetëm mjegull, përtej së cilës ndoshta fshihej dielli. Apo thjesht blozë që dilte nga oxhakët, nga shfryrëset e kaldajave me naftë, nga tymtarët e rafinerive Koloradi, nga kamionët zhauritës, nga pusetat, nga pirgjet me...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002007

Botuesi: Te tjere

Snobet, Julian Fellowes

Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.
800 Lekë
More

Referenca: K1R2P22

Botuesi: Fan Noli

Me shikim të parë, Danielle Steel

Tim O'Nill gjithçka ia detyronte vetvetes. E bukur, e fuqishme, e pasur, ajo krijoi firmën e suksesshme me markën e famshme të veshjeve të gatshme. Ajo e dinte me saktësi se çfarë kërkonte nga jeta dhe e mbushte tërë kohën me punë.
1 500 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.
1 400 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Te tjere

Rruga përmes maleve, Elizabeth McGregor

Mijëra fije të gërshetuara me dashurinë e një tekstileje të madhe...i këndshëm...do t'i pëlqejë kujt beson që në zemër arrihet duke kaluar edhe nga mendja." - Ana Oksford, dhejetë vite më parë. Ana dhe Davidi janë studentë dhe janë të dashuruar. Marrëzisht. Bëjnë ëndrra për jetën së bashku, për udhëtime larg, në Kinë, në gjurmët e Ernest Wilsonit,...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Kokë e këmbë në dashuri, Tessa Bailey

Për të, është torturë e vërtetë ta ndihmojë Hanën të flirtojë me një burrë tjetër, por nëse Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do, ndoshta ajo do të zgjedhë atë?
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.
1 000 Lekë
More