• Banner

Udhëzues për zonjushat që gjuajnë pasurinë, Sophie Irwin
  • Udhëzues për zonjushat që gjuajnë pasurinë, Sophie Irwin

Udhëzues për zonjushat që gjuajnë pasurinë, Sophie Irwin

...futja në shoqërinë londineze është e vetmja rrugë e hapur për të dhe Kiti duhet të përdorë çdo gram dinakërie dhe mençurie për të bërë përpara. ...

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëzues për zonjushat që gjuajnë pasurinë
Origjinali: A Lady's Guide to Fortune-Hunting
Kategoria: Roman
Autori:Sophie Irwin
Shqipëroi: Nikolla Langore
Botues: Bota Shqiptare
Viti: 2022
Fq: 392
Pesha: 0.51 kg
ISBN: 978-9928-00-527-4
This book is in Albanian

Kiti Talbot ka nevojë për pasuri. Madje, më mirë të thuash se ajo ka nevojë për një burrë që ka pasuri. Sepse, në fund të fundit, është viti 1818 dhe vetëm burrat kanë privilegjin të synojnë të jenë të pasur.
Kur kanë mbetur vetëm dymbëdhjetë javë deri në ardhjen e përmbaruesit, futja në shoqërinë londineze është e vetmja rrugë e hapur për të dhe Kiti duhet të përdorë çdo gram dinakërie dhe mençurie për të bërë përpara.
I vetmi që i kupton planet e saj është Lordi Redklif, burrë praktik, i cili është i vendosur ta pengojë vajzën me çdo kusht, sidomos kur bëhet fjalë për të vëllain që po gjunjëzohet përpara joshjes së saj.
A do të arrijë Kiti të sigurojë pasuri të mjaftueshme për të shpëtuar motrat nga varfëria? Nuk ka më asnjë ditë për t'u humbur dhe asnjë burrë, qoftë ai edhe një lord, që ta pengojë në rrugën e saj.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928005274
ean13
9789928005274
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Dërgomë shumë jetë, Paolo Di Paolo

Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Duke kërkuar Alaskën, John Green

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P15

Botuesi: Fan Noli

Puthja, Danielle Steel

Me një fytyrë serioze, Izabela e ndali për një çast dhe mandej e puthi butësisht në buzë. "Dua të të them se pjesa më e bukur është ajo që kemi bërë deri tani. Kemi dashuruar njëri – tjetrin, kemi qëndruar bashkë, jemi mbështetur ndërsjelltazi... Unë dua gjithçka tënden, Bill. Çdo gjë tjetër që mund të vijë pas kësaj, mund të jetë një dhuratë shtesë, por...

Çmimi 13,87 CHF
More
Ka mbaruar

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2451

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër pasioni, Sveva Casati Modignani

Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkruajnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. 

Çmimi 8,42 CHF
More
In Stock

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.

Çmimi 13,87 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Dhurata të çmuara, Danielle Steel

Një akt dashurie do të ndryshojë fatin e një familjeje. Veronika Parker, një nënë e devotshme, u është kushtuar tri vajzave të saj, si para edhe pas divorcit. Bota e saj përmbyset kur ish bashkëshorti vdes papritmas duke i lënë asaj dhe të bijave një trashëgimi të mahnitshme: një pikturë me origjinë misterioze, një kështjellë në jug të Francës, si dhe një...

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Tatiana dhe Aleksandri, Paullina Simons

Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe, Aleksandër Belov, është ende gjallë dhe ka dëshpërimisht nevojë për të...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ajo dhe ai, Marc Levy

Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Një plus një, Jojo Moyes

Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës.Një libër i populluar me karaktere të mrekullueshme, që të bën të ndjehesh mirë. Një rrëfim vërtet i bukur, tërheqës, interesant i ditëve tona.Realizëm, figuracion fin, personazhe që të mbeten në mendje, pak trishtim, emocione dhe...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002007

Botuesi: Te tjere

Snobet, Julian Fellowes

Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Gjithçka perfekte tek ti, Colleen Hoover

I mbushur me emocione të forta, përballje në çift, nga ato që i kalojnë të gjithë, por pakkush guxon t’i tregojë, romani “Gjithçka perfekte tek ti” pati sukses të menjëhershëm në tregun botëror. Një histori shumë prekëse, që na kujton se fuqia e pashtershme e dashurisë është rruga e vetme.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)