• Banner

Ruajtësja e historive me fund të lumtur, Barbara Davis
  • Ruajtësja e historive me fund të lumtur, Barbara Davis

Ruajtësja e historive me fund të lumtur, Barbara Davis

Një roman mahnitës për fatin, mundësitë e dyta, shpresën, humbjen e gjetjen, nga shkrimtarja e "E fundit vajzave të hënës", bestseller i Amazon Charts.

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ruajtësja e historive me fund të lumtur
Origjinali: The keeper of happy endings
Kategoria: Novel
Autori: Barbara Davis
Shqipëroi: Çlirim Mukli
Botues: Bota Shqiptare
Viti: 2022
Fq: 480
Pesha: 0.62 kg
ISBN: 978-9928-00-528-1
This book is in Albanian


Mbi librin
Një roman mahnitës për fatin, mundësitë e dyta, shpresën, humbjen e gjetjen, nga shkrimt7arja e "E fundit vajzave të hënës", bestseller i Amazon Charts.

Solina Ruzel është mjaft e zonja në biznesin e fustaneve të nuseve. Për breza të tërë, famiolja e saj ka drejtuar një sallon ekskluziv nusesh në Paris, ku magjia qëndiset me gjilpërë e me pe. Thuhet se nuset që veshin një fustan Ruzel e kanë të sigurt jetën e gëzuar. Por humbjet katastrofike gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë lënë të shkatërruar botën dhe zemrën e Solinës dhe besimi i saj te dashuria lëkundet. Ajo mbledh kujtimet dhe i flak ato bashkë me ëndrrat e saj të prishura, e vendosur që të harrojë.
Dekada më pas, ndërsa ajo është duke u pajtuar me humbjen e saj tragjike, duke synuar të hapë një galeri, sipërmarrësja Rori Grent merr me qira pronën e vjetër të Solinës dhe zbulon atje një kuti me letra e me një fustan të vjetër nuseje që nuk është veshur asnjëherë. Kur Rori i kthen ato sende, mes tyre lind një miqësi e pazakontë dhe fillojnë të dalin në sipërfaqe paralele të frikshme mes jetës së Rorit e asaj të Solinës. është e qartë se fati ka caktuar që ato të takohen - dhe që Rori ka të ngjarë të ketë çelësin për të ndrequr një padretësi të bërë dyzet vjet më parë, të hapë derën e shërimit të të dyjave dhe ndoshta edhe të një magjie të vogël.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928005281
ean13
9789928005281
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Ujëvara e vetmisë, Danielle Steel

Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në tualetin e femrave, Carolyn Brown

Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t'i ndryshojnë asaj jetën. Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mos bjer në dashuri me mua, Nicola Yoon

Natasha: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Më shiko, Nicholas Sparks

Kolin Hankoku po bën ç'është e mundur për të shfrytëzuar mundësinë e fundit që i është dhënë. Me një histori dhune e vendimesh të gabuara prapa krahëve dhe me kërcënimin e burgut në çdo hap që hedh, ai është i vendosur të bëjë një jetë pa gabime.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Djali plangprishës, Danielle Steel

Majklli i shkaktonte jo pak hidhërime dhe prandaj grindeshin shpesh me njëri – tjetrin. Piteri e akuzonte vëllain për manipulime, sepse në një masë të madhe pikërisht për shkak të tij te prindërit u krijua mendimi i padrejtë për Piterin.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Duke kërkuar Alaskën, John Green

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Mëkatet e nënës, Danielle Steel

Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni. Gruaja tepër e suksesshme afariste ka munguar gjatë shumicës së vegjëlisë së fëmijëve të saj, ndërkohë që ngrinte një perandori legjendare furnizimi pajisjesh shtëpiake.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.

Çmimi 161,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P9

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e parë, Nicholas Sparks

Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Engjëlli mbrojtës, Nicholas Sparks

Kanë kaluar tashmë katër vjet që kur një sëmundje i mori të shoqin dhe akulli në shpirtin e Xhulias, më në fund, po shkrin. Pas një rinie të vështirë, falë Xhimit kishte gjetur një vend të ndryshëm, ku të jetonte dhe shume miq të dashur, që i kanë qëndruar gjithmonë afër.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P21

Botuesi: Fan Noli

Dukesha, Danielle Steel

Gjatë atyre gjashtëmbëdhjetë muajve ajo kishte parë me sytë e saj se sa kollaj njerëzit tradhtonin njëri-tjetrin dhe sa e vështirë ishte të mbijetoje në këtë botë. Prej tri vjetësh nga vdekja e të atit ajo kishte marrë shumë mësime. 

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)