• Banner

  • Ka mbaruar
Degjoje zerin tim, Susanna Tamaro
  • Degjoje zerin tim, Susanna Tamaro

Dëgjoje zërin tim, Susanna Tamaro

Susanna Tamaro kthehet sërish me të gjithë stilin e saj, kjo shkrimtare e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për disa rrëfime interesante vetjake. Pak ditë pas daljes në qarkullim, ky roman i ri i saj u bë një bestseller.

7,81 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dëgjoje zërin tim
Origjinali: Ascolta la mia voce
Autori: Susanna Tamaro
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Vjollca Lisi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 216
Pesha: 0.211 kg
ISBN: 978-99943-0-004-4

Mbi librin

Susanna Tamaro kthehet sërish me të gjithë stilin e saj, kjo shkrimtare e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për disa rrëfime interesante vetjake. Pak ditë pas daljes në qarkullim, ky roman i ri i saj u bë një bestseller. Argumente të trajtuara me brishtësinë e zakonshme të autores, mendime që e bëjnë lexuesin të reflektojë thellë.

Është një libër shumë i këndshëm, i shkruar mirë, sigurisht prekës, edhe pse aty-këtu ka ndonjë nuancë ironie. Një udhëtim me një mikeshë, një rrugëtim që secili prej nesh përpiqet ta bëjë në jetën e vet, në kërkim të vazhdueshëm të një shtegu të drejtë.

Një roman që nuk ka asgjë më pak sesa Thuaji zemrës po. Çfarë ka ndodhur me të mbesën e Ollgës, gjyshes protagoniste të librit Thuaji zemrës po? U kthye nga Amerika në kohën e duhur, për t'u pajtuar me të gjyshen, apo gjeti vetëm letrën e gjatë në formë ditari drejtuar asaj? Po sikur fati t'i ketë paracaktuar një mundësi të tretë, që i përjashton dy të parat?

Sikur, duke u endur nëpër dhomat e asaj shtëpie të madhe, vetmia ta ketë shtyrë të ngjitet në trapazan, për të kërkuar gjurmë të dy njerëzve të vetëm, të cilët do të kishte dashur vërtet t'i njihte: nënës dhe babait të saj? Cilët ishin? Cila ishte historia e tyre? Është me të vërtetë e bija e një princi turk, siç i kishte treguar e gjyshja në fëmijëri, apo ka diçka që ende kërkon të zbulohet?

Në kërkim të kësaj të fshehte, vajza gërmon midis bauleve, kartave e fletoreve të zverdhura, duke rikrijuar, faqe pas faqeje, figurat e ndryshme të një mozaiku brezash. Kështu zbulon nga një ditar brishtësinë, ëndrrat dhe turbullimet e ankthshme të nënës së saj, Ilaria, studente për Filozofi, e magjepsur pas një profesori njëzet vjet më të madh se ajo.

Zbulon se një stërdajë ka gjetur strehë në një vend të largët, për t'u shpëtuar ligjeve raciste dhe prej andej ka vazhduar të dërgojë lajme herë pas here. E inkurajuar nga këto të dhëna të pakta, vajza do të vendosë të niset në kërkim të të atit dhe të atij daje të largët, një udhëtim që do ta çojë tek origjina e brengosjeve të saj.

Detajet e librit
SKU000085

Referencat specifike

isbn
9789994300044
ean13
9789994300044
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000285

Botuesi: Cabej

Thuaji zemres po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.

Çmimi 5,83 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000760

Botuesi: Onufri

Përgjigjmu, Susanna Tamaro

Histori të dhimbshme, të cilat vetëm në rreshtat e fundit ndriçohen nga një dritë e pakët. Gjuha e tekstit është e ngjeshur, e thatë, depërtuese si një shpatë që godet thellë midis meskinitetit dhe egoizmit së qenies njerëzore.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001072

Botuesi: Dituria

Tamara, Eeva Kilpi

Me këtë roman të nxehtë, të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon, jo pa humor, puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndjehesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2997

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpëtomë, Guillaume Musso

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Larg turmës së çmendur, Thomas Hardy

 Prania e saj autoritare, diçka e rrallë për kohën, tërheq vëmendjen e tre mëtuesve krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri: Boldvudi, një fermer xhentëlmen; rreshter Troi, një joshës i lindur; dhe Gabrieli, një bari i devotshëm. Secili, sipas mënyrës së tij, ia pështjellon mendjen dhe zemrën Batshebës sonë, çka do të sjellë kërcënimin e stabilitetit të...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Një dhuratë nga Tiffany, Melissa Hill

Cila vajzë nuk ka një ëndërr, qoftë dhe një herë të vetme në jetë, cila vajzë nuk dëshiron të marrë një dhuratë të çmuar, për më tepër nga Tiffany? Në Nju Jork, në Avenue 5, ditën e vigjiljes së Krishtlindjeve, dy burra kanë blerë një dhuratë për gruan që dashurojnë. Geri që thuajse e ksihte harruar dhuratën për të fejuarën Rashel, kujtohet për të dhe i...

Çmimi 13,53 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P18

Botuesi: Fan Noli

Ranco, Danielle Steel

Qëndruan të shtrirë kështu deri në agim. Ajo u kujtua se duhej të largohej fshehurazi që askush të mos e pikaste. Sa e urrente çastin e largimit që afrohej me shpejtësi!

Çmimi 16,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Luksi, Anna Godbersen

Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R3P8

Botuesi: Botimet Dudaj

Një skeptike bën paqe me martesën, Elizabeth Gilbert

Në fund të librit aq të dashur "Ha, lutu, dashuro", Elizabeth Gilbert bie në dashuri me Felipen, një brazilian që jeton në Indonezi. Çifti u betua për dashuri të përjetshme, por gjithashtu të dy u betuan se (si të mbijetuar pas divorcesh të vështira), nuk do të martoheshin kurrë më.

Çmimi 11,45 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Djali plangprishës, Danielle Steel

Majklli i shkaktonte jo pak hidhërime dhe prandaj grindeshin shpesh me njëri – tjetrin. Piteri e akuzonte vëllain për manipulime, sepse në një masë të madhe pikërisht për shkak të tij te prindërit u krijua mendimi i padrejtë për Piterin.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)