Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown
  • Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

Living

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një martesë e pazakontë

Origjinali: The yellow rose beauty shop

Gjinia: Roman

Autori: Carolyn Brown

Shqipëroi:  Pranvera Palushi

Shtëpia botuese: Living

Viti: 2019

Fq. 346

Pesha: 0.383 kg.

ISBN: 978-9928-216-70-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Deri ku mund të arrijë dashuria e një nëne për të bijën?

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.

Pikërisht ky merak do të bëhet shkas që ajo të bëjë një gabim të pafalshëm, i cili do të sjellë vërdallë një qytet të tërë dhe do ta detyrojë edhe Stelën, moskokëçarësen më të madhe që keni njohur ndonjëherë, ta mbajë të fshehtë burrin që dashuron.

Por cili është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën asaj dhe si do t’ia dalë Stela të sabotojë planet e së ëmës?

“Një martesë e pazakontë” është një roman tipik i shoqërisë amerikane të ditëve të sotme, i përvijuar nga nota humori të hollë dhe ngacmues.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216700
ean13
9789928216700
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.
14,57 
More

Botuesi: Living

Motra tjetër, Kristin Hannah

Megani dhe Klera ritakohen pas më shumë se dy dekadash. Në një kohë kur mendojnë se jeta e tyre ka ndryshuar kaq shumë, dy motrat do të përpiqen të jenë çka nuk kanë qenë kurrë që pas vegjëlisë: një familje e vërtetë.
13,53 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

E para vjen dashuria, Emily Giffin

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e...
12,49 
More

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
9,37 
More

Botuesi: Pegi

Easy, Tammara Webber

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.
10,41 
More

Referenca: SKU000415

Botuesi: Botimet Dudaj

Pafajesi vrastare, Nora Roberts

TitulliPafajësi vrastareAutoriNora RobertsPërkthyesiDorjana NdoiKategoriaLetersi AmerikaneGjiniaRomanShtëpia botueseDudaj, 2008Faqe: 544ISBN: 978-99943-0-018-1Pesha: 0.45 Kg. Mbi autore/librin <div ali
9,37 
More

Referenca: K1R2P19

Botuesi: Fan Noli

Unaza, Danielle Steel

Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir.
12,49 
More

Botuesi: Fan Noli

Pegasus, Danielle Steel

Ai tha të vërtetën se ata ishin një grup i fortë, por ashtu ishte shumica në cirk. Ata kishin rregullat e tyre dhe respektonin hierarkinë e vendosur sipas punës që bënin. Në jetën e cirkut ata ishin aristokracia, ashti siç ishte ai në jetën e tij të vërtetë.
15,62 
More

Referenca: SKU001049

Botuesi: Dituria

Shija e hidhur e tradhtisë, Saskia Noort

Një rreth familjesh, që mblidhen rregullisht, shumë të dhënë pas tryezave të gëzuara dhe dëfrimeve, do përballet me një vrasje, që si teh i mprehtë shpon velin që mbulon jetën e tyre prej reviste të ilustruar.
7,29 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Jetë plot dashuri, Nicholas Sparks

Një djalë i ri, Donson, i lindur në një familje të fortësh me mbiemrin Koul, duket se është i destinuar që në fillim që të ecë në rrugën e jetës së të parëve të tij në qytezën Oriental. Por ja që gjaku i së ëmës (dhe pse e braktisi që foshnje) kishte më shumë ndikim se ai atëror.
10,41 
More

Botuesi: Pegi

Dieta e pasionit, Nancy Barone

Por teksa i shoqi rreket ta zëvendësojë me një modele bukuroshe të masës zero, Erika kupton se duhet ta ndryshojë rrënjësisht jetën e saj. Të fillojë dieta masakruese? Të bëjë operacione për zvogëlimin e stomakut? Apo rruga e vërtetë drejt lumturisë është të çlirohet krejtësisht prej tij?
12,49 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Shtrat trëndafilash, Nora Roberts

Si vajza të vogla, Mekenzi, Ema, Lorela dhe Parkeri kalojnë orë të tëra duke luajtur rolet e tyre të parapëlqyera. Vite më pas, fantazitë e tyre bëhen realitet kur ato hapin agjencinë e tyre të dasmave, për t'ia bërë realitet ëndrrat çdo femre.
12,49 
More

Botuesi: UEGEN

Një dhuratë nga Tiffany, Melissa Hill

Cila vajzë nuk ka një ëndërr, qoftë dhe një herë të vetme në jetë, cila vajzë nuk dëshiron të marrë një dhuratë të çmuar, për më tepër nga Tiffany? Në Nju Jork, në Avenue 5, ditën e vigjiljes së Krishtlindjeve, dy burra kanë blerë një dhuratë për gruan që dashurojnë. Geri që thuajse e ksihte harruar dhuratën për të fejuarën Rashel, kujtohet për të dhe i...
13,53 
More