• Banner

Kapiten Koreli, Louis De Bernieres

Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë, libri “Kapiten Koreli” është një roman i mrekullueshëm pasioni, politike dhe historie.

15,54 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kapiten Koreli

Origjinali: Captain Corelli’s Mandolin

Gjinia: Roman

Autori: Louis De Bernieres

Shqipëroi: Etleva Çepele

Shtëpia botuese: Living

Viti: 2020

Fq. 506

Pesha: 0.684 kg

ISBN: 978-9928-216-84-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në ishullin grek të Qefalonisë, dikur perënditë luanin me jetën e njerëzve dhe shenjtori vendas ngrihej hera-herës nga sarkofagu për të kuruar të marrët. Një ditë, vala e Luftës së Dytë Botërore pushton brigjet e ishullit, duke zbarkuar aty ushtrinë italiane. Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë, libri “Kapiten Koreli” është një roman i mrekullueshëm pasioni, politike dhe historie.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216847
ean13
9789928216847
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Dieta e pasionit, Nancy Barone

Por teksa i shoqi rreket ta zëvendësojë me një modele bukuroshe të masës zero, Erika kupton se duhet ta ndryshojë rrënjësisht jetën e saj. Të fillojë dieta masakruese? Të bëjë operacione për zvogëlimin e stomakut? Apo rruga e vërtetë drejt lumturisë është të çlirohet krejtësisht prej tij?

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Drita midis oqeaneve, M. L. Stedman

Një libër i madh, madje një kryevepër... Kush është nëna e vërtetë e Luisit? Gruaja që e lindi apo ajo që e shpëtoi dhe e rriti? Nga njëra anë është Izi me dëshirën e saj për të qenë nënë, trazimin, dëshpërimin dhe dashurinë e saj të pakushtëzuar për Luisin.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Neandertali kërkon njeriun, Penny Reid

Pasi ndahet nga i dashuri, humbet shtëpinë dhe punën në të njëjtën ditë, Xheni Morrisi pret e frikur se ç'fatkeqësi tjetër i ka rezervuar fati. Kuin Salivani, me nofkën "Zoti Bukurosh", i dëshmon të gjitha këto ngjarje dhe shfaqet në jetën e saj si një e papritur tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Gjëja e fundit që mund të presë prej tij, është një...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Njerëzit që njohim me pushime, Emily Henry

Popi dhe Aleksi. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi, shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë.

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Të pafajshmit, Paola Calvetti

Jakobi dhe Dasha, dy zëra të humbur në partiturën e jetës, ngjiten në skenë për të luajtur "Koncertin dysh për violinë dhe violonçel" të Brahmsit, i cili, faqe pas faqeje, shndërrohet në sfondin ku ata ripërjetojnë hapat e historisë së tyre të dashurisë. Por jo gjithmonë dashuria është shpëtimtare, aq më pak kur brenda saj pulsojnë pa pushim plagë të vjetra.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Ditari i L-së, Christophe Tison

Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. 

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000079

Botuesi: Botimet Dudaj

Akulli pervelues, Nora Roberts

Nora Roberts, njëra ndër shkrimtaret më të lexuara sipas New York Times, shpalos në këtë roman klasik një histori mahnitëse të mbushur plot sharm e tension e në të njëjtën kohë të mbështjellë nga një pasion i zjarrtë, që shoqërohet nga vrasje të kryera me gjakftohtësi.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Shtëpia e ditëve të gëzuara, Danielle Steel

Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.

Çmimi 17,76 
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)