• Banner

  • Ka mbaruar

Bije prostitute, Kristine Gren

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 5,04 GBP Up to 15,11 GBP

Maria, një gazetare e re dhe e bukur, por me një të kaluar të keqe, kërko9n të ngjitet lart e më lart. Ajo i përdor burrat si trampolinë për karrierën e saj. Kur armët erotike nuk mjaftojnë, ajo nuk tutet të bëjë edhe shantazh. I suksesshmi Maks u përshtatet më së miri planeve të saj për jetën.

5,10 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bijë prostitute
Gjinia: Roman
Autori: Kristinë Gren
Shqipëroi: Hovi Dudaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2002
Fq. 344
Pesha: 0.351 kg

Mbi librin

Maria, një gazetare e re dhe e bukur, por me një të kaluar të keqe, kërkon të ngjitet lart e më lart. Ajo i përdor burrat si trampolinë për karrierën e saj. Kur armët erotike nuk mjaftojnë, ajo nuk tutet të bëjë edhe shantazh. I suksesshmi Maks u përshtatet më së miri planeve të saj për jetën. Por më pas ajo dashurohet me vëllanë e tij, Leonin, një ëndërrimtar me sy hapur dhe dështak me nam. Dhe më pas gjithçka del jashtë kontrollit. këto dhe të tjera në best-sellerin e ri të Kristinë Grenit.

Mbi autoren

Christine Gren lindi në Grac (austri), ka punuar si gazetare dhe ka jetuar për pesë vjet në Afrikë. U bë e famshme si autore e romaneve për reporteren e sensacioneve, Ana Marks, të cilët u bënë edhe filma në stacionin e mirënjohur gjerman ARD. Së fundmi kanë dalë edhe romanet "Mashtruesja" dhe Vila Frojd", të cilat janë himnizuar nga shtypi.

 

Detajet e librit
SKU000082
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Dieta e pasionit, Nancy Barone

Por teksa i shoqi rreket ta zëvendësojë me një modele bukuroshe të masës zero, Erika kupton se duhet ta ndryshojë rrënjësisht jetën e saj. Të fillojë dieta masakruese? Të bëjë operacione për zvogëlimin e stomakut? Apo rruga e vërtetë drejt lumturisë është të çlirohet krejtësisht prej tij?

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Ditari i L-së, Christophe Tison

Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. 

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Më bëj të të dua, Johanna Lindsey

Autorja më e shitur nr. 1 sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E fshehta e shokut tim të ngushtë, Giulia Besa

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P8

Botuesi: Botimet Dudaj

Një skeptike bën paqe me martesën, Elizabeth Gilbert

Në fund të librit aq të dashur "Ha, lutu, dashuro", Elizabeth Gilbert bie në dashuri me Felipen, një brazilian që jeton në Indonezi. Çifti u betua për dashuri të përjetshme, por gjithashtu të dy u betuan se (si të mbijetuar pas divorcesh të vështira), nuk do të martoheshin kurrë më.

Çmimi 9,35 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Të kishte ndodhur kohë më parë, Edie Claire

Një nga romancat më të bukura të këtij shekulli, që me leximin e tij, nga fillimi në mbarim, të mban pezull. Tetëmbëdhjetë vjet kanë kaluar që kur shoqja më e mirë e fëmijërisë së Xhoit, Xheni, gjeti vdekjen në një aksident tragjik me makinë, pak ditë pas mbrëmjes së maturës.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2449

Botuesi: OMSCA-1

Urat e Medison Kauntit, Robert James Waller

Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.

Çmimi 5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Të pafajshmit, Paola Calvetti

Jakobi dhe Dasha, dy zëra të humbur në partiturën e jetës, ngjiten në skenë për të luajtur "Koncertin dysh për violinë dhe violonçel" të Brahmsit, i cili, faqe pas faqeje, shndërrohet në sfondin ku ata ripërjetojnë hapat e historisë së tyre të dashurisë. Por jo gjithmonë dashuria është shpëtimtare, aq më pak kur brenda saj pulsojnë pa pushim plagë të vjetra.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2448

Botuesi: Bota Shqiptare

I dashur Xhon, Nicholas Sparks

Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)