• Banner

  • Ka mbaruar
Akulli pervelues, Nora Roberts
  • Akulli pervelues, Nora Roberts

Akulli pervelues, Nora Roberts

Nora Roberts, njëra ndër shkrimtaret më të lexuara sipas New York Times, shpalos në këtë roman klasik një histori mahnitëse të mbushur plot sharm e tension e në të njëjtën kohë të mbështjellë nga një pasion i zjarrtë, që shoqërohet nga vrasje të kryera me gjakftohtësi.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Akulli përvëlues
Origjinali: Hot ice
Gjinia: Roman
Autori: Nora Roberts
Shqipëroi: Dajana Berisha
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2004
Fq. 512
Pesha: 0.521 kg.
ISBN: 978-99943-33-02-X

Mbi librin

Nora Roberts, njëra ndër shkrimtaret më të lexuara sipas New York Times, shpalos në këtë roman klasik një histori mahnitëse të mbushur plot sharm e tension e në të njëjtën kohë të mbështjellë nga një pasion i zjarrtë, që shoqërohet nga vrasje të kryera me gjakftohtësi.

Mjaft e pasur, tejet e bukur, Uitni Mekallisterit i pëlqejnë garat me makina dhe meshkujt e rrezikshëm. Megjithëse e ngopur nga të gjitha këto, zonjusha mjaft e pasur e Manhatanit çuditet kur një i huaj me xhaketë lëkure të zezë i rrëmbën makinën e saj "Mercedes" dhe më pas plumbat fluturojnë mbi kokat e tyre.

Hajduti ndërkombëtar i bizhuterive, Dagllas Lord, është mësuar të jetojë jetën e tij gjithmonë në ikje. Dhe, si për ironi, kjo është pjesa më e bukur e profesionit të tij. Ai i përmbahet një rregulli të hekurt: punon gjithmonë vetëm. Por deri në një çast. I plagosur dhe pa asnjë kacidhe në xhep, çka e bën edhe më të shkëlqyer karrierën e tij, Dagu, pa dëshirë, pranon si bashkëpunëtore në rrugën e tij të krimit Uitnin e pasur dhe plot njohje të fuqishme.

Duke lënë pas zhurmën e të gjitha gazetave për humbjen e milioneres si dhe të gangsterit dhe kriminelit në ndjekje të vazhdueshme, Dagu dhe Uitni nisen drejt egërsisë ekzotike të Madagaskarit, në kërkim të një thesari të famshëm, që mendohet se i përket kohës së Revolucionit Francez. Ajo që në fillim dukej si një aventurë ndjellëse, tashmë për Uillin është kthyer në një garë për jetë a vdekje.

Dhe ajo përpiqet të manovrojë me ndjenjën e mëshirës së partnerit të saj vrasës, i cili mund të eleminojë me gjakftohtësi cilindo që i del përpara. Ndërsa për këtë të fundit, të cilit e kanë tradhtuar disa herë, ky është një rast për të gjetur thesarin dhe ndoshta një mundësi e fundit për ta nisur jetën nga fillimi.

Të dy ata i futen një rruge ekzotike dhe mjaft të rrezikshme në kërkim të qëllimit të jetës së tyre. Bashkëpunimi është i tillë që ia vlen të rrezikohet jeta, por loja përmban rreziqe të jashtëzakonshme e me përfundime të tmerrshme: edhe mes atyre që mund të mbijetojnë, nuk ka as të fituar, as të humbur.

Mbi autoren 

Nora Roberts është ndër shkrimtaret më të dashura dhe më të njohura në botë. Janë botuar më shumë se 125 milionë kopje të librave të saj, përfshi këtu dhe ato më të shiturit, si: "Në kërkim të ëndrrës", "Vila", "Qielli i Montanës" dhe "Hëna Karolinë". Nora Roberts jeton në Merilend.

Detajet e librit
SKU000079
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Fillon me ne, Collen Hoover

Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gjithçka perfekte tek ti, Colleen Hoover

I mbushur me emocione të forta, përballje në çift, nga ato që i kalojnë të gjithë, por pakkush guxon t’i tregojë, romani “Gjithçka perfekte tek ti” pati sukses të menjëhershëm në tregun botëror. Një histori shumë prekëse, që na kujton se fuqia e pashtershme e dashurisë është rruga e vetme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Puthjet e verës, Grup Autorësh

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur... Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2525

Botuesi: Bota Shqiptare

Kënga e Fundit, Nicholas Sparks

Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish – mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Një gur zemrës, Douglas Kennedy

Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s'e tërheq atje.

Çmimi 640 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Elita, Kiera Cass

Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)