• Banner

E fshehta e shokut tim të ngushtë, Giulia Besa

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: E fshehta e shokut tim të ngushtë

Origjinali: Il segreto del mio migliore amico

Gjinia: Roman

Autori: Giulia Besa

Shqipëroi: Diana Çuli

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2020

Fq. 352

Pesha: 0.351 kg 

ISBN: 978-9928-327-81-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon. Orfeo, studenti me mesataren më të lartë në fakultet, njeri karizmatik, ka humbur vëllain para pak kohësh, por kjo nuk mund t’i shpjegojë ndodhitë e çuditshme ku duket se është përfshirë...

Një ditë, Vera arrin rastësisht të shikojë në telefonin e tij një mesazh nga një aplikacion misterioz: Domethënia e fshehtë e jetës. Për çfarë bëhet fjalë, vallë?

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928327819
ean13
9789928327819
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P32

Botuesi: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000096

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkëlqimi i jetës, Sveva Casati Modignani

Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit, por jeta e saj nuk është e lehtë. I biri, Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situatë kjo prej së cilës përfiton financieri joshës dhe i...

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P23

Botuesi: Fan Noli

Dashuri e përjetshme, Danielle Steel

Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri – tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëi – tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë?

Çmimi 15,85 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Kurt Sejit dhe Sura, Nermin Bezmen

Një histori epike dashurie. Një dashuri sublime me shikim të parë. "Kurt Sejit dhe Sura", njëri nga romanet e Nermin Bezmen-it që ka zënë vend midis klasikëve të letërsisë turke, rrëfen histori njerëzish nga jetesa madhështore në Rusinë cariste deri në zvarritjet e tyre pas revolucionit bolshevik.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P16

Botuesi: Fan Noli

Nën mbulim, Danielle Steel

...nga ky njeri varej nëse ajo do të mbijetonte apo do të vdiste: jeta e tyre në Xhungël ishte primitive dhe e vrazhdë, kurse Horhe ishte burri që kujdesej, që e mbronte dhe që e ushqente.

Çmimi 15,85 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002049

Botuesi: OMSCA-1

Makina e Dashurisë, Jacqueline Susann

Bazuar në romanin "Makina e dashurisë" u realizua edhe filmi me të njëjtin titull. "Makina e dashurisë" rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik, që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm TV e rreth të cilit vëmendja e grave është përherë e pranishme...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.

Çmimi 7,93 CHF
More
In Stock
Përshtypjet (0)