• Banner

Derisa dashuria të na ndajë, Anna Premoli

Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë... 

13,32 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Derisa dashuria të na ndajë

Origjinali: Finche amore non ci separi

Gjinia: Roman

Autori: Anna Premoli

Shqipëroi: Agim Doksani

Shtëpia botuese: Bota Shqiptare

Viti: 2020

Fq. 332

Pesha: 0.416 kg

ISBN: 978-9928-00-432-1

Mbi librin

Amalia Berger është një avokate e afirmuar njujorkeze, e njohur në qarqet profesionale si “mbretëresha e akullt”. Por prindërit, pasanikë të mëdhenj, i kushtojnë gjithnjë pak vëmendje. Rajëni, me prejardhje irlandeze, është më i madhi ndër katër djemtë e shtëpisë dhe familja e tij e rrëmujshme administron një pab tipik në zemër të Mollës së Madhe. Që të dy janë njohur në shkollën e jurisprudencës në Yale, ku ka lindur antipatia e tyre e ndërsjellë.

Më pas Amalia qëndroi në Nju Jork, kurse Rajëni bëri karrierë në Çikago. Derisa një ditë, oferta për një vend si zëvendës prokuror do ta sjellë në Nju Jork. Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë... Ballafaqimi në sallë degjeneron deri aty sa gjyqtari u jep të dyve një dënim shembullor, që i detyron të kalojnë shumë kohë së bashku. Dhe çfarë mund të ndodhë nëse dy persona që urrehen nga thellësia e zemrës janë të detyruar nga ligji që të bashkëpunojnë?

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928004321
ean13
9789928004321
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Drita midis oqeaneve, M. L. Stedman

Një libër i madh, madje një kryevepër... Kush është nëna e vërtetë e Luisit? Gruaja që e lindi apo ajo që e shpëtoi dhe e rriti? Nga njëra anë është Izi me dëshirën e saj për të qenë nënë, trazimin, dëshpërimin dhe dashurinë e saj të pakushtëzuar për Luisin.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Neandertali kërkon njeriun, Penny Reid

Pasi ndahet nga i dashuri, humbet shtëpinë dhe punën në të njëjtën ditë, Xheni Morrisi pret e frikur se ç'fatkeqësi tjetër i ka rezervuar fati. Kuin Salivani, me nofkën "Zoti Bukurosh", i dëshmon të gjitha këto ngjarje dhe shfaqet në jetën e saj si një e papritur tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Gjëja e fundit që mund të presë prej tij, është një...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Një dhuratë nga Tiffany, Melissa Hill

Cila vajzë nuk ka një ëndërr, qoftë dhe një herë të vetme në jetë, cila vajzë nuk dëshiron të marrë një dhuratë të çmuar, për më tepër nga Tiffany? Në Nju Jork, në Avenue 5, ditën e vigjiljes së Krishtlindjeve, dy burra kanë blerë një dhuratë për gruan që dashurojnë. Geri që thuajse e ksihte harruar dhuratën për të fejuarën Rashel, kujtohet për të dhe i...

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Baroni, Sveva Casati Modignani

Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Suita 405, Sveva Casati Modignani

Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon...

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Atje ku është zemra, Billie Letts

7 vjeçe ka qenë Novali Nejshëni kur u braktis nga nëna e saj. 7 muaj ishte shtatzënë, kur bashkë me të dashurin e saj, Uilli Xhekun, babain e fëmijës me të cilin ishte ngjizur, vendosën të largoheshin për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër. 17 vjeçe ishte ajo, kur u braktis nga i dashuri.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pallati Soljano, Sveva Casati Modignani

Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano - ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut - bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...

Çmimi 8,88 
More
In Stock
Përshtypjet (0)