• Banner

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije nije vendi ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin. 

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një ditë e përkryer për t’u dashuruar

Origjinali: Un giorno perfetto per innamorarsi

Gjinia: Roman

Autori: Anna Premoli

Shqipëroi: Agim Doksani

Shtëpia botuese: Bota Shqiptare

Viti: 2020

Fq. 344

Pesha: 0.430 kg

ISBN: 978-9928-00-421-5

Mbi librin

Po sikur një transferim i bezdisshëm pune të fshihte në vetvete një dhuratë të papritur fort të këndshme? Kajla Devis është një grua “metropolitane". Dhe gjithçka të Nju Jorkut e do me gjithë shpirt: trafikun, kaosin, turmat. E shquar për sarkazmin e saj dhe marrëdhëniet shkel e shko, Kajla synon të bëhet një gazetare me emër. Edhe pse për momentin kënaqet duke shkruar recensione për vendet më në modë të qytetit. Rasti për të bërë hopin cilësor i paraqitet kur shefi i saj vendos ta dërgojë në një qytezë të humbur të Arkansasit, për të pergatitur një shkrim me peshë kombëtare për një temë krejt të veçantë...

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije nije vendi ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Por sidomos, Kajla nuk kishte llogaritur shfaqjen në skenë të Grejson Moirit. A do t'ia dale Kajla ta tregojë veten? Nje roman shumë zbavitës dhe shumë i ëmbël nga mbreteresha e komedise romantike italiane.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928004215
ean13
9789928004215
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në tualetin e femrave, Carolyn Brown

Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t'i ndryshojnë asaj jetën. Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhënësi, Lois Lowry

Jeta në komunitetin ku jeton Xhonasi është e qetë dhe e patrazuar. Nëna-lindëse të paracaktuara prodhojnë fëmijë të rinj, të cilët caktohen në njësi familjare të përshtatshme për ta: një mashkull, një femër, për secilën.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P15

Botuesi: Fan Noli

Puthja, Danielle Steel

Me një fytyrë serioze, Izabela e ndali për një çast dhe mandej e puthi butësisht në buzë. "Dua të të them se pjesa më e bukur është ajo që kemi bërë deri tani. Kemi dashuruar njëri – tjetrin, kemi qëndruar bashkë, jemi mbështetur ndërsjelltazi... Unë dua gjithçka tënden, Bill. Çdo gjë tjetër që mund të vijë pas kësaj, mund të jetë një dhuratë shtesë, por...

Çmimi 13,87 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Letra Milenës, Franz Kafka

Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mos bjer në dashuri me mua, Nicola Yoon

Natasha: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Njerëzit që njohim me pushime, Emily Henry

Popi dhe Aleksi. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi, shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë.

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Një plus një, Jojo Moyes

Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës.Një libër i populluar me karaktere të mrekullueshme, që të bën të ndjehesh mirë. Një rrëfim vërtet i bukur, tërheqës, interesant i ditëve tona.Realizëm, figuracion fin, personazhe që të mbeten në mendje, pak trishtim, emocione dhe...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Rrëfimtarja, Jodi Picoult

Shumë zëra rrëfimtarë përfshihen brenda romanit të Jodi Picoult, duke lidhur fijet e kujtimeve të së kaluarës, me emocionet që trazojnë ujërat e të tashmes. Dhe çelësi për të kapërcyer situatën, qëndron edhe njëherë në forcën e rrëfimit.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)