• Banner

  • Nje martese amerikane, Tayari Jones

Një martesë amerikane, Tayari Jones

"Një martesë amerikane" është një kryevepër i rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e dhembje, drejt së ardhmes.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një martesë amerikane
Origjinali: An american marriage
Gjinia: Roman
Autori: Tayari Jones
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2018
Fq. 350
Pesha: 0.427 kg.
ISBN: 978-9928-263-01-8

Mbi librin

Që me botimin e tij të pare, në shkurt të këtij viti, romani "Një martesë amerikane", tërhoqi interesimin maksimal të lexuesit dhe u vu menjëherë në qendër të vëmendjes së kritikës bashkëkohore, duke u vlerësuar jashtëzakonisht nga kjo e fundit.

"Një martesë amerikane" është një kryevepër i rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e dhembje, drejt së ardhmes.

Kjo histori dashurie është një vështrim tejet i thellë në zemrat dhe në mendjet e tre njerëzve, të cilët në të njëjtën kohë janë të detyruar të veprojnë përtej mundësive të tyre.

Roji dhe Çelestja janë mishërimi i Ëndrrës Amerikane. Ai është një nëpunës i ri, kurse ajo artiste në prag të një karriere emocionuese. Por, ndërsa ata i merr me vete rutina e jetës, papritmas vendosen në rrethana që as nuk mund t'i kishin imagjinuar...

Fragment nga libri

Në bibliotekën e shpirtit tim, gjendet një fjalor... Po në ato faqe shpjegohet edhe se si, një a dy herë në jetën tënde, do ta gjesh veten të zhveshur, nën peshën e një burri, dhe ajo që do të të shpëtojë, është një fjalë më se e zakonshme.

"Ti përherë vrapon drejt asaj që të pëlqen. Yt atë u përpoq të ta hiqte këtë zakon, por ti je njësoj si ai: njeri i shkëlqyer, por impulsive dhe pakëz egoiste. Por gratë duhet të jenë pak egoiste, - tha ajo. - se përndryshe iu shembet bota e i vë përfund."

Sepse gjithmonë dikush paguan. "Plumbi nuk sheh ku bie", - thotë shprehja. Besoj se e njëjta gjë vlen edhe për hakmarrjen. E ndoshta edhe për dashurinë. Ajo është diku rreth nesh, e paparashikueshme dhe vdekjeprurëse, si një tornado.

Dikë që e ke dashur një herë, nuk mund të mos e duash më fare. Dashuria ndoshta ndërron formë, por vazhdon të jetë ende aty.

Shtëpia nuk është "vendi ku mbërrin", shtëpia është "vendi nga ku nisesh". Shtëpinë nuk mund ta zgjedhësh, ashtu siç nuk mund të zgjedhësh familjen tënde. Në poker, ke në dorë pesë letra; tre mund t'i këmbesh, por dy je i detyruar t'i mbash: familjen dhe vendlindjen.

Komente mbi librin

"I shkëlqyer dhe njëkohësisht tronditës... i paharrueshëm."

USA Today

"Goditës... i shkruar bukur."

The New York Times Book Review

"Epik... i jashtëzakonshëm... triumfues."

Elle

"Imponues."

The Washington Post

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928263018
ean13
9789928263018
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000089

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund një shi diamantesh, Sveva Casati Modignani

Pronari i një shtëpie botuese vdes, duke iu lënë të bijve dhe nipërve një pasuri të pafund dhe një mister të madh: mijëra miliarda, që përbënin një pjesë domethënëse të trashëgimisë, janë zhdukur si kripa në ujë. Leximi i testamentit i hap rrugën kështu, një gjuetie në kërkim të thesarit...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Elita, Kiera Cass

Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P27

Botuesi: Botimet Dudaj

Xhoni-engjëll, Danielle Steel

E donte lumturinë e Bekit, por prapë ndiente një si sëmbim kur mendonte se do dilte nga jeta e saj. Vetë e kishte njohur me Bazin dhe nuk e kishte zili lumturinë e Bekit, por përsëri, tek e shihte, nuk donte gjë tjetër veç ta pushtonte në krahë për herë të fundit.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2385

Botuesi: Dituria

E fiksuara pas dyqaneve ve kurore, Sophie Kinsella

Për Beki Blumvudin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko – sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur pa shqetësime në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan së bashku me të dashurin, Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2997

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpëtomë, Guillaume Musso

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Fqinja, Alice Clayton

Natën e parë të shpërnguljes në një apartament të ri në San Francisko, Karolina kupton se fqinji i saj ka pasione të zjarrta. Falë mureve të holla që ndajnë dhomat e tyre të gjumit, ajo dëgjon jo vetëm përplasjet pas murit, por edhe reagimet e të dashurave të tij.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P32

Botuesi: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Une e doja, Anna Gavalda

Adriani ka ikur. E ka lenë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët, ndjehet si e shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet t'i rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në një farë mënyre e adhuron.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Te tjere

Rruga përmes maleve, Elizabeth McGregor

Mijëra fije të gërshetuara me dashurinë e një tekstileje të madhe...i këndshëm...do t'i pëlqejë kujt beson që në zemër arrihet duke kaluar edhe nga mendja." - Ana Oksford, dhejetë vite më parë. Ana dhe Davidi janë studentë dhe janë të dashuruar. Marrëzisht. Bëjnë ëndrra për jetën së bashku, për udhëtime larg, në Kinë, në gjurmët e Ernest Wilsonit,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)