• Banner

  • Dashuria mbi gjithcka, Katie Kacvinsky

Dashuria mbi gjithçka, Katie Kacvinsky

Grei është një djalë i ngrysur, durimpak dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kureshtare, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, krejt e kundërta e tij. Për herë të parë, Greit i bie në sy Dilani teksa ajo është shtrirë barkas në oborrin e universitetit, me xhinse të vjetra e këpucë të dala mode, me një aparat fotografik në dorë.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashuria mbi gjithçka
Origjinali: First comes love
Gjinia: Roman
Autori: Katie Kacvinsky
Shqipëroi: Gerta Jazaj
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 216
Pesha: 0.316 kg.
ISBN: 978-9928-248-59-6

Mbi librin

Grei është një djalë i ngrysur, durimpak dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kureshtare, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, krejt e kundërta e tij. Për herë të parë, Greit i bie në sy Dilani teksa ajo është shtrirë barkas në oborrin e universitetit, me xhinse të vjetra e këpucë të dala mode, me një aparat fotografik në dorë, duke u përqendruar te diçka që askush tjetër nuk arrin ta shohë.

I ka zënë rrugën Greit, ndaj ai është i detyruar t'i flasë. Si pa e kuptuar, ajo ka hyrë në jetën e tij, duke vendosur në mënyrë pothuajse autoritare ta kalojnë pasditen bashkë. Dilani nuk është si vajzat e tjera që ka njohur Grei.

Ajo është shpirtërisht dhe mendërisht e hapur, tërësisht vetvetja, e pandikuar nga mendimet e të tjerëve. Fillimisht, pyetjet e saj të çuditshme dhe energjia e pashtershme e bezdisin Grein, por shumë shpejt ai do ta ndiejë veten më të hapur dhe kureshtar ndaj kësaj vajze "të çmendur".

E rrëfyer nga pikëpamjet e dy personazheve, historia e Dilanit dhe Greit do të shpaloset gradualisht, së bashku me sekretet më të thella të këtyre dy adoleshentëve.

Komente mbi librin

"Ky roman përcjell bukur ekstazën e thellë të dashurisë së parë; ringjall çastin kur dy të dashuruarit kuptojnë se ky është vetëm fillimi i jetës, e cila nuk do të rrjedhë njësoj për të gjithë."

Newsday.com

"Do të dashuroheni me këtë libër... I ngjan librave të Nicholas Sparks, por me pak më shumë cinizëm dhe sarkazëm."

Seventeen.com

"Grei dhe Dilani janë dy personazhe tërheqëse që do t'u hyjnë në zemër lexuesve në kërkim të një historie të bukur dashurie, në prag të botës pas-shkollore."

School Library Journal

"... lexuesit do ta pyesin veten, nëse është vërtet dashuri apo vetëm një lojë e komplikuar."

Kirkus Review

Fragmente nga libri

Të përpiqesh të përshtatesh është mënyra më e mirë për të kaluar pa u vënë re. Njeriu u mbetet në mend të tjerëve vetëm atëherë kur merr guximin të shkojë kundër rrymës.

***

... vetë jeta është një histori. Jemi ne që kemi fuqinë ta shndërrojmë në një romancë alla Harlequin, në një labirint të fshehtash apo në një kujtim. Jemi ne, ata që zgjedhim nëse ajo do t'i përngjajë një broshure me pak faqe apo do të jetë një telenovelë.

***

Jeta është shumë e shkurtër për ta shpërdoruar në shoqërinë e njerëzve që nuk të ngrenë moralin, që nuk të frymëzojnë – herët a vonë, tipa të tillë t'i shterin fuqitë.

***

Kur e gjithë bota jote merr trajtën e një njeriu, si mund të pranosh ta nxjerrësh nga jeta jote? Si mund ta lësh të të ikë nga duart dikush, që ti e di shumë mirë se nuk do ta harrosh kurrë?

***

- Pra, ky është çelësi i lumturisë? Të mos e marrësh jetën seriozisht?- e pyes.
-Jo, jetën merre seriozisht. Në fund të fundit është një gjë e pashmangshme. Sekreti është të mos e marrësh veten seriozisht. Hidhi gjërat pas krahëve. Mos e vrit mendjen fare për atë që mund të mendojnë të tjerët për ty. Madje dil edhe jashtë parashikimeve të tyre; kjo është mënyra më e goditur për t'i mbajtur ata tërë kohën sy e veshë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248596
ean13
9789928248596
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Te tjere

Rruga përmes maleve, Elizabeth McGregor

Mijëra fije të gërshetuara me dashurinë e një tekstileje të madhe...i këndshëm...do t'i pëlqejë kujt beson që në zemër arrihet duke kaluar edhe nga mendja." - Ana Oksford, dhejetë vite më parë. Ana dhe Davidi janë studentë dhe janë të dashuruar. Marrëzisht. Bëjnë ëndrra për jetën së bashku, për udhëtime larg, në Kinë, në gjurmët e Ernest Wilsonit,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Shtëpia e ditëve të gëzuara, Danielle Steel

Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P16

Botuesi: Fan Noli

Nën mbulim, Danielle Steel

...nga ky njeri varej nëse ajo do të mbijetonte apo do të vdiste: jeta e tyre në Xhungël ishte primitive dhe e vrazhdë, kurse Horhe ishte burri që kujdesej, që e mbronte dhe që e ushqente.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fqinja, Alice Clayton

Natën e parë të shpërnguljes në një apartament të ri në San Francisko, Karolina kupton se fqinji i saj ka pasione të zjarrta. Falë mureve të holla që ndajnë dhomat e tyre të gjumit, ajo dëgjon jo vetëm përplasjet pas murit, por edhe reagimet e të dashurave të tij.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2998

Botuesi: Bota Shqiptare

Të besosh në mrekulli, Nicholas Sparks

Xheremi Marashi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Si të vrasësh tët shoq, Kathy Lette

Kush nuk e ka menduar të paktën një herë, që të vrasë të shoqin, le të ngrejë dorë. Një shaka apo një shfrim dufi mes shoqesh, sigurisht... Po çfarë do të bënit sikur mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës do të zbulonit që ai ju tradhton?

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)