• Banner

  • Atehere puthme, Roberto Emanuelli

Atëherë puthmë, Roberto Emanuelli

Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh.

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Atëherë puthmë
Origjinali: E allora baciami
Gjinia: Roman
Autori: Roberto Emanuelli
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 352
Pesha: 0.452 kg.
ISBN: 978-9928-00-278-5

Mbi librin

Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh.

E di mirë Leonardi, që e ka ndier t'i përvëlojë lëkurën dhe ende nuk arrin të çlirohet nga kujtimet. Kishte pasur plot gra pas ikjes së Anxhelës, por asnjëra s'mund të shpresojë t'ia zërë vendin.

Dashurinë, tani, Leonardi e kërkon në gjërat e thjeshta: në buzëqeshjet e kënaqura të klientëve kur iu ndreq makinat; në muzikën që dëgjon në Duetto-n e tij, model antik, apo në mbrëmjet me miqtë që i njeh prej një jete.

Pastaj është Laura, bija e tij shtatëmbëdhjetë vjeçe, përherë e më e bukur, por edhe tmerrësisht e largët. Ajo dashurinë e mëson në Internet, në fjalët e blogerëve që dinë t'ia sëmbojnë zemrën ashtu siç ai baba kaq i heshtur nuk mund ta bëjë kurrsesi. Mamaja, pa dyshim e ka një arsye që ka ikur, i thotë vetes. Po cila të jetë vallë? Dhe si ta zbulojë?

Përgjigjen do t'ia sjellë fati, në përfundim të një udhëtimi mbresëlënës, që asaj do t'i ngjallë guximin për të dashuruar, kurse Leonardit do t'i japë forcë për të filluar sërish. Sepse edhe gjesti më i vogël i dashurisë është një mrekulli, vetëm se ajo mrekulli duhet dëshiruar së bashku.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002785
ean13
9789928002785
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Dëshpërimi ynë i madh, Baris Biçakçi

Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002007

Botuesi: Te tjere

Snobet, Julian Fellowes

Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhënësi, Lois Lowry

Jeta në komunitetin ku jeton Xhonasi është e qetë dhe e patrazuar. Nëna-lindëse të paracaktuara prodhojnë fëmijë të rinj, të cilët caktohen në njësi familjare të përshtatshme për ta: një mashkull, një femër, për secilën.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...

Çmimi 9,91 CHF
More
In Stock

Botuesi: Bota Shqiptare

Mos bjer në dashuri me mua, Nicola Yoon

Natasha: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Të dashurosh përsëri, Danielle Steel

Zëri i tij tingëllonte si i mbytur dhe dridhej nga pasioni që kishte mbajtur të shtypur prej vitesh. Izabela, duke e vështruar, i la lotët t'i rridhnin në fytyrë, duke i lagur faqet dhe fustanin. Edhe Bernardo po e vështronte ngultas.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Një kafe... në rërë të nxehtë, Lena Manda

Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Mëkatet e nënës, Danielle Steel

Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni. Gruaja tepër e suksesshme afariste ka munguar gjatë shumicës së vegjëlisë së fëmijëve të saj, ndërkohë që ngrinte një perandori legjendare furnizimi pajisjesh shtëpiake.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)