• Banner

Thjesht nje histori dashurie, Anna Premoli
  • Thjesht nje histori dashurie, Anna Premoli

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thjesht një histori dashurie
Origjinali: É solo una storia d'amore
Gjinia: Roman
Autori: Anna Premoli
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 320
Pesha: 0.421 kg.
ISBN: 978-9928-00-275-4

Mbi librin

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

Sa keq që gjërat nuk shkuan pikërisht kështu: libri i tij i parë mbeti i vetmi, agjenti letrar dhe botuesi iu bënë ferrë që të dorëzonte të dytin, për të cilin kishte futur në xhep një paradhënie të majme.

Një roman që Ejdëni nuk po e shkruante dot kurrsesi. I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në Nju Jork do të njohë Lorelën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare.

Po po... "rozë": një gjini që Ejdëni e përbuzte. Sepse sipas tij ajo ishte palavi, jo letërsi. Dhe kushdo në ditët e sotme ishte i zoti të shkruante një histori të rëndomtë dashurie... Apo ndoshta jo?

Komente mbi librin

"Anna Premoli është e zonja ta kredhë gjininë e rozës kombëtare në sugjestione ndërkombëtare dhe të ngulura fort në shpirtin e kohës sonë."

La Repubblica

"Anna Premoli është një spot i gjallë i self-publishing: nga uebi te Çmimi Bancarella me romanin e saj të parë."

Vanity Fair

"I pari rast i vërtetë italian i self-publishing që i ka prirë fati."

La Stampa

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002754
ean13
9789928002754
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Puthjet e verës, Grup Autorësh

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur... Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

E bukura e të zotit, Albert Cohen

"E bukura e të zotit", një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P21

Botuesi: Fan Noli

Dukesha, Danielle Steel

Gjatë atyre gjashtëmbëdhjetë muajve ajo kishte parë me sytë e saj se sa kollaj njerëzit tradhtonin njëri-tjetrin dhe sa e vështirë ishte të mbijetoje në këtë botë. Prej tri vjetësh nga vdekja e të atit ajo kishte marrë shumë mësime. 

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P34

Botuesi: Bota Shqiptare

Do të të jap diellin, Jandy Nelson

Xhudi dhe vëllai i saj binjak, Noa, janë jashtëzakonisht të lidhur. Në moshën trembëdhjetë vjeçare, Noa, tip i mbyllur, vizaton pareshtur kurse Xhudi guximtare hidhet nga shkëmbinjtë, vë buzëkuq dhe flet sa për të dy.

Çmimi 10,20 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P16

Botuesi: Fan Noli

Nën mbulim, Danielle Steel

...nga ky njeri varej nëse ajo do të mbijetonte apo do të vdiste: jeta e tyre në Xhungël ishte primitive dhe e vrazhdë, kurse Horhe ishte burri që kujdesej, që e mbronte dhe që e ushqente.

Çmimi 13,60 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2176

Botuesi: Botimet Dudaj

E dashur pritme, Niccolo Ammaniti

Deti ndodhet pranë, por nuk duket në Ischiano, një fshat i vogël pranë një lagune mbushur me mushkonja. Pietro e Gloria janë dy të rinj. Ajo është e bija e një drejtori banke, ai i një bariu psikopat. Ajo është e bukur, plot siguri në vetvete dhe paksa arrogante, ai është i ndrojtur dhe ëndërrimtar. 

Çmimi 6,80 GBP
More
In Stock

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Duaj atë me të cilin je, Emily Giffin

Elena dhe Endi Graham gëzojnë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën e njëri – tjetrit, nuk mund të vihen në dyshim. Por, një pasdite fatale Elena ndesh Leon, njeriun që nxorri në dritë më të keqen te ajo. Njeriun që e pati braktisur dhjetë v

Çmimi 11,05 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Gjiri i argjendtë, Jojo Moyes

Romani aq i lexuar "Gjiri i argjendtë" është nga librat më të mirë të autores britanike Jojo Moyes , pasi ato ngrenë probleme të mëdha të shoqërore, e vë gishtin në plagë dhe rrëfimi i saj i dallgëzuar dhe me ritëm të lartë të shtyn të mbash qëndrimin e duhur, të jep si të thuash një leksion të mirë. 

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000101

Botuesi: Botimet Dudaj

Loje dashurie, Danielle Steel

Gjithë ato kujtime që kishin patur ishin të huaja tani, si rrobat e vjetra që harrohen në papafingo. Papafingoja e zemrave të tyre ishte martesa që ai kishte shkatërruar.Ishte një botë e keqe, plot me zvarranikë, trapa dhe mashtruesa. Të gjeje një njeri të mirë ishte si të gjeje gjilpërën në kashtë.Jeta ka të bëjë me ndershmërinë, kujdesin dhe angazhimin,...

Çmimi 6,52 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)