Te flas nen ze, Lucrezia Scali
  • Te flas nen ze, Lucrezia Scali

Të flas nën zë, Lucrezia Scali

Living

Mia është tridhjetë vjeçe, ka një të shkuar që nuk i pëlqen ta kujtojë dhe një familje, së cilës përpiqet t'i qëndrojë larg. Natën, ajo ëndërron për princin e kaltër, ndërsa në mëngjes, zgjohet pranë Bubusë, qenit të saj të dashur.

8,16 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të flas nën zë
Origjinali: Te lo dico sottovoce
Gjinia: Roman
Autori: Lucrezia Scali
Shqipëroi: Pranvera Palushi
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2017
Fq. 250
Pesha: 0.424 kg.
ISBN: 978-9928-21-62-6-7

Mbi librin

Mia është tridhjetë vjeçe, ka një të shkuar që nuk i pëlqen ta kujtojë dhe një familje, së cilës përpiqet t'i qëndrojë larg. Natën, ajo ëndërron për princin e kaltër, ndërsa në mëngjes, zgjohet pranë Bubusë, qenit të saj të dashur.

Mia i adhuron kafshët dhe përveçse ka një ndër klinikat më të mira veterinare në Torino, është në prag të realizimit të një projekti shumë të rëndësishëm për të: t'u rikthejë buzëqeshjen fëmijëve të shtruar në spital nëpërmjet terapisë së kafshëve.

Mirëpo dashuria e madhe, me sa duket, nuk ka ndër mend të mbërrijë në jetën e saj ose të paktën, kështu mendon Mia para se të njohë Albertin, një mjek tërheqës, dhe Diegon, një polic në dukje aventurier, i cili sapo është transferuar nga Pulja në Torino. Më në fund, Kupidi do të lëshojë shigjetën: a do të arrijë vallë të godasë njeriun e duhur për zemrën e Mias?

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216267
ean13
9789928216267
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000091

Botuesi: Botimet Dudaj

Mjellma e zezë, Sveva Casati Modignani

Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të.
7,65 GBP
More

Referenca: SKU001314

Botuesi: Bota Shqiptare

E burgosura e pasionit, Johanna Lindsey

Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm... dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e...
8,50 GBP
More

Referenca: K1R2P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Zgjedhja, Nicholas Sparks

Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.
8,50 GBP
More

Referenca: K1R2P16

Botuesi: Fan Noli

Nën mbulim, Danielle Steel

...nga ky njeri varej nëse ajo do të mbijetonte apo do të vdiste: jeta e tyre në Xhungël ishte primitive dhe e vrazhdë, kurse Horhe ishte burri që kujdesej, që e mbronte dhe që e ushqente.
13,60 GBP
More

Botuesi: Living

Katër erërat, Kristin Hannah

Libri Katër erërat na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, u parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrifica e së cilës shënjuan një brez të tërë.
11,90 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Sekretet e një jete magjepsëse, Susan Meissner

Studiuesja e re amerikane, Kendra van Zant, e përkushtuar për të realizuar vizionin e saj për një jetë të përkryer, interviston Izabela MekFarlandin pikërisht atëherë kur kjo grua e moshuar e ndien se ka ardhur koha për të rrëfyer të fshehtat e saj.
10,20 GBP
More

Referenca: SKU000092

Botuesi: Botimet Dudaj

Një grua e denjë, Sveva Casati Modignani

Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë
8,08 GBP
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret.
6,38 GBP
More

Referenca: 2449

Botuesi: OMSCA-1

Urat e Medison Kauntit, Robert James Waller

Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.
5,10 GBP
More

Botuesi: Toena

Ajo dhe ai, Marc Levy

Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa.
8,50 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?
8,50 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.
11,90 GBP
More