• Banner

Udhetimi i cuditshem i nje sendi te humbur, Salvatore Basile
  • Udhetimi i cuditshem i nje sendi te humbur, Salvatore Basile

Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur, Salvatore Basile

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.

8,85 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur
Origjinali: Lo strano viaggio di un oggetto smarrito
Gjinia: Roman
Autori: Salvatore Basile
Shqipëroi: Alba Skëndaj
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 288
Pesha: 0.379 kg.
ISBN: 978-9928-217-52-3

Mbi librin

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.

Me sytë plot trishtim, i kërkon djalit ta mbajë ajo ditarin duke premtuar t'ia kthejë. Pastaj hipën në trenin që gati po niset. Nëna e tij nuk u kthye kurrë. Kanë kaluar njëzet vjet. Mikeli ende jeton në shtëpinë e vogël brenda në stacionin e trenit. Në trup, uniforma e punonjësit të stacionit që dikur i përkiste të atit. Në sy një trishtim i thellë.

I pëlqen të jetojë vetëm, në shoqërinë e sendeve të humbura që gjen në trenin e vetëm që kalon nga Miniera di Mare. Sepse sendet nuk largohen, i mbajnë premtimet, nuk të braktisin. Derisa një ditë, në të njëjtin tren që kishte marrë nënën, Mikeli rigjen, midis dy sediljeve, ditarin e vet.

E ndien se atje e ka lënë e ëma, për të. Por në botë ekziston vetëm një person që mund ta ndihmojë: Elena, një vajzë plot hare dhe dashuri për jetën, e paparashikueshme si vetë jeta, që e shtyn t'i hipë atij treni dhe të shkojë të kërkojë të vërtetën. Dhe, ndoshta, edhe ilaçin për zemrën e tij të humbur.

Kjo është historia e një djali që ka harruar ç'do të thotë të të duan. Është historia e një vajze që ka bërë një ujdi me lumturinë, pavarësisht prej dhimbjes që mund të provojë. Është historia e dy shpirtrave që mbushin njëri-tjetrin, për të përballuar jetën, pa u dorëzuar kurrë. Salvatore Basile na dhuron një përrallë plot magji dhe emocion. Një histori e paharrueshme, që do të vizatojë një buzëqeshje në zemrat tona.

Komente mbi librin

"Një libër që, si një ëndërr, ju fton të humbisni, për të rigjetur veten."

Chiara Gamberale

"Debutimi i një shkrimtari italian, që tashmë është një rast editorial."

Publishers Weekly

"Me një ritëm prej ëndërrimtari, Salvatore Basile rrëfen butësinë e pathyeshme të takimit plotë dritë të dy të vetmuarve."

Giancarlo De Cataldo

Detajet e librit
K1R2P36

Referencat specifike

isbn
9789928217523
ean13
9789928217523
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

E para vjen dashuria, Emily Giffin

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e...

Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Ditari i Suzanës për Nikolasin, James Patterson

Keti Uilkinson, më në fund, ka gjetur burrin e përsosur, por papritmas ai zhduket një ditë duke lënë pas vetëm një ditar të shkruar nga një nënë e re, Suzana, për të birin e saj, Nikolasin. Në të, ajo zbulon romancën mes saj dhe babait të fëmijës, shpresat e saj për martesë dhe gëzimin e pakrahasueshëm kur u bë nënë. Ndërsa Keti lexon, kupton se burri që...

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002049

Botuesi: OMSCA-1

Makina e Dashurisë, Jacqueline Susann

Bazuar në romanin "Makina e dashurisë" u realizua edhe filmi me të njëjtin titull. "Makina e dashurisë" rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik, që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm TV e rreth të cilit vëmendja e grave është përherë e pranishme...

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Një dashuri, Dino Buzzati

Ishte një prej ditëve të shumta gri të Milanos, porse pa shi, me atë qiell të pakuptueshëm ku s’merrej vesh në ishin re ato aty a vetëm mjegull, përtej së cilës ndoshta fshihej dielli. Apo thjesht blozë që dilte nga oxhakët, nga shfryrëset e kaldajave me naftë, nga tymtarët e rafinerive Koloradi, nga kamionët zhauritës, nga pusetat, nga pirgjet me...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Të flas nën zë, Lucrezia Scali

Mia është tridhjetë vjeçe, ka një të shkuar që nuk i pëlqen ta kujtojë dhe një familje, së cilës përpiqet t'i qëndrojë larg. Natën, ajo ëndërron për princin e kaltër, ndërsa në mëngjes, zgjohet pranë Bubusë, qenit të saj të dashur.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Njerëzit që njohim me pushime, Emily Henry

Popi dhe Aleksi. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi, shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë.

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001314

Botuesi: Bota Shqiptare

E burgosura e pasionit, Johanna Lindsey

Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm... dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e...

Çmimi 10,41 
More
In Stock

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Dashuri e huajtur, Emily Giffin

Giffin përshkruan marrëdhënien e ndërlikuar dhe të ndryshueshme të Rejçëllit me Darsin, shoqe që në shkollë fillore, brenda një periudhe kohe prej pesë muajsh, që nga fejesa e Darsit e deri në ditën e martesës së saj. Një emocion që nuk duhet shmangur pa e përjetua

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P20

Botuesi: Fan Noli

Kundër rrymës, Danielle Steel

Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)