• Banner

Do te te jap diellin, Jandy Nelson
  • Do te te jap diellin, Jandy Nelson

Do të të jap diellin, Jandy Nelson

Xhudi dhe vëllai i saj binjak, Noa, janë jashtëzakonisht të lidhur. Në moshën trembëdhjetë vjeçare, Noa, tip i mbyllur, vizaton pareshtur kurse Xhudi guximtare hidhet nga shkëmbinjtë, vë buzëkuq dhe flet sa për të dy.

12,49 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Do të të jap diellin
Origjinali: I'll Give You The Sun
Gjinia: Roman
Autori: Jandy Nelson
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 364
Pesha: 0.401 kg.

Mbi librin

Xhudi dhe vëllai i saj binjak, Noa, janë jashtëzakonisht të lidhur. Në moshën trembëdhjetë vjeçare, Noa, tip i mbyllur, vizaton pareshtur kurse Xhudi guximtare hidhet nga shkëmbinjtë, vë buzëkuq dhe flet sa për të dy.

Por, tre vjet më vonë, kur ishin gjashtëmbëdhjetë vjeç, Xhudi dhe Noa mezi flasin mes tyre. Ka ndodhur diçka që i shtyu binjakët në drejtime e rrugë të kundërta... deri sa Xhudi njeh një djalë hokatar e të bukur, por edhe dikë tjetër, një forcë të re e të paparashikueshme në jetën e saj.

Vitet e para janë historia e Noas. Vitet e fundit i përkasin Xhudit. Ajo që nuk kuptojnë binjakët është se secili ka vetëm gjysmën e historisë dhe, nëse e gjejnë rrugën drejt njëri-tjetrit, do të kenë mundësi të ribëjnë botën.

Ky roman rrezatues nga autorja e vlerësuar me shumë çmime Jandy Nelson, do t'ju lërë pa frymë, do t'ju bëjë të përloteni e të qeshni njëkohësisht.

Komente mbi librin

"Ky është rrëfimi i madh, shpërthyes, për dy binjakë dikur të pandashëm të cilëve iu shkatërrua jeta nga tragjedia."

Entertainment Weekly

"Një roman i egër, i bukur dhe tepër prekës. Shkrimi i Xhendi Nelsonit është aq elektrik, aq i gjallë, saqë faqet e saj ndritin në errësirë."

Ransom Rigs, Autor i librave më të shitur sipas New York Times, "Shtëpia e zonjës Peregrin për fëmijët e çuditshëm" dhe "Qyteti i zbrazët"

"Xhendi Nelsoni është një talent i rrallë shpërthyes. Proza e saj është E GJALLË, MARRAMENDËSE dhe PLOT PASION, duke na kujtuar pse fjalët mund ta ndryshojnë botën."

Tahereh Mafi, Autori më i shitur sipas New York Times i serisë "Më shkatërro"

"Nelsoni ka thurur një roman që të hyn deri në palcë si zjarri në një ditë të ftohtë... "Do të të jap diellin" është një libër që premton një histori SI ASNJË TJETËR dhe e mban këtë premtim."

Garret Greymann Weyr, autori i librit "Rrahje zemre" fitues i çmimit Printz Honor

"Është një histori mahnitëse, e thurur ME ART. E ndjeva deri në zemër fundin e paharrueshëm. Madhështor."

Nova Ren Suma, autore e "Vajzat imagjinare: dhe "17 dhe e ikur"

"Libër i jashtëzakonshëm! Nuk kam lexuar tjetër si ky. Personazhet lirike, të veçanta, pasiononte, magjike, tragjike e plot shpresë të Nelsonit fluturojnë nga faqet drejt e në zemër."

Nancy Garden, autore e "Ani në mendjen time"

"Më pëlqen ky libër. Xhendi Nelson është heroina ime e re e letrave. Lexojeni. Do të bëhet edhe e juaja."

Holly Goldberg Sloan, autore e librit më të shitur sipas NewYour Times, "Numëro me nga 7".

Detajet e librit
Bota Shqiptare
K1R2P34

Referencat specifike

isbn
9789928002013
ean13
9789928002013
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Elita, Kiera Cass

Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.

Çmimi 9,37 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajmalia, Nicholas Sparks

A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish – ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë ne mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është me shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithnjë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Shtëpia e ditëve të gëzuara, Danielle Steel

Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Luksi, Anna Godbersen

Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001989

Botuesi: Botimet Dudaj

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)