Kurt Sejit dhe Murka, Nermin Bezmen
  • Kurt Sejit dhe Murka, Nermin Bezmen

Kurt Sejit dhe Murka, Nermin Bezmen

Bota Shqiptare

Me detajet e punuara si një qëndismë në dritën e kërkimeve shumëvjeçare, me të vërtetat e heshtura të historisë, me analizat e karaktereve të pasqyruara me përpikëri dhe me forcën goditëse të realizmit, Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vdekjeje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja, ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në radhët e tij. 

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kurt Sejit dhe Murka
Origjinali: Kurt Seyt & Murka
Gjinia: Roman
Autori: Nermin Bezmen
Shqipëroi: Stefan Vuçani
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2016
Fq. 600
Pesha: 0.741 kg.
ISBN: 978-9928-00-194-8

Mbi librin

Me detajet e punuara si një qëndismë në dritën e kërkimeve shumëvjeçare, me të vërtetat e heshtura të historisë, me analizat e karaktereve të pasqyruara me përpikëri dhe me forcën goditëse të realizmit, Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vdekjeje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja, ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në radhët e tij. Nuk do të dëshironi ta lëshoni nga dora.

Nermin Bezmen, autorja e cila me vëllimin me poezi Dashuri që të zgjon nga gjumi i tha "Mirë se të gjeta" botës së letërsisë dhe me romanin e saj të parë Kurt Sejiti dhe Sura pushtoi zemrat e lexuesve të saj, këtë herë hap një kapitull tjetër të jetës së Kurt Sejitit.

Në udhëtimin e Kurt Sejitit dhe Surës që filloi në Rusinë cariste të vitit 1877 ju keni përjetuar historitë e vërteta të protagonistëve të vërtetë, duke marrë frymë bashkë me ta dhe e keni përfunduar aventurën e tyre në Stambollin e vitit 1924.

Këtë herë, në radhët e Kurt Sejitit dhe Murkës ju pret një udhëtim i një kohe tjetër që do t'ju çojë deri në vitin 1945. Do të kuptoni më mirë dhe do të doni më shumë Sejit Eminofin duke ndjekur me flladin e ditëve përrallore të Peras mallin e tij të pashuar, jetën e tij me ngjitje dhe zbritje, betejat e tij me fatin dhe vetveten, mëritë e tij ndaj jetës.

Duke lexuar luftën e Myrvetit, thuajse fëmijë, për të kuptuar Sejitin dhe për të përballuar jetën, herë do të zemëroheni me heronjtë e romanit dhe herë do t'u dhimbsen, herë do të qeshni dhe herë do të qani bashkë me ta.

Me Kurt Sejitin dhe Murkën, Nermin Bezmen vazhdon të tregojë vetminë dhe mëdyshjet që Kurt Sejiti dhe Murka, të bashkuar nga kufijtë e mbyllur, nuk mundën të kapërcejnë me gjithë dashurinë e tyre, të rrëfejë kryeneçësinë e krenarisë që rraskapiste dashurinë dhe se sa i pamëshirshëm mund të jetë fati.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001948
ean13
9789928001948
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Kthimi, Nicholas Sparks

Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Living

Premtimi i Krishtlindjes, Richard Paul Evans

Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Një bashkëshort si shpirt, Sveva Casati Modignani

A ju ka ndodhur ndonjëherë, gjatë pushimit të drekës, të nxitoni për të mbaruar një punë dhe, fare rastësisht, të shihni bashkëshortin tuaj të ulur në një tryezë restoranti në shoqërinë e një flokëverdhe, ndërsa mendonit se ndodhej në zyrën e tij, i përkulur mbi letra? Jo?
500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

E para vjen dashuria, Emily Giffin

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dy nga dy, Nicholas Sparks

Në moshën tridhjetedyvjeçare, Rasëll Grini i ka të gjitha: një grua magjepsëse, një vajzë të dashur gjashtëvjeçare, karrierë të suksesshme si punonjës reklamash dhe një shtëpi të kushtueshme në Sharlotë. Ai po jeton ëndrrën dhe martesa me Vivianën e bukur është në qendër të saj.

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

Mbi të gjitha dua Stendalin pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon.
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Duaj atë me të cilin je, Emily Giffin

Elena dhe Endi Graham gëzojnë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën e njëri – tjetrit, nuk mund të vihen në dyshim. Por, një pasdite fatale Elena ndesh Leon, njeriun që nxorri në dritë më të keqen te ajo. Njeriun që e pati braktisur dhjetë v
1 300 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Mëkatet e nënës, Danielle Steel

Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni. Gruaja tepër e suksesshme afariste ka munguar gjatë shumicës së vegjëlisë së fëmijëve të saj, ndërkohë që ngrinte një perandori legjendare furnizimi pajisjesh shtëpiake.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Living

Vajza me tatuazh, Alice Clayton

Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2998

Botuesi: Bota Shqiptare

Të besosh në mrekulli, Nicholas Sparks

Xheremi Marashi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Të lutem më lër të të urrej, Anna Premoli

Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtësisht e hapur.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Kurt Sejit dhe Sura, Nermin Bezmen

Një histori epike dashurie. Një dashuri sublime me shikim të parë. "Kurt Sejit dhe Sura", njëri nga romanet e Nermin Bezmen-it që ka zënë vend midis klasikëve të letërsisë turke, rrëfen histori njerëzish nga jetesa madhështore në Rusinë cariste deri në zvarritjet e tyre pas revolucionit bolshevik.
1 200 Lekë
More