• Banner

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni
  • Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza e mjaltit
Origjinali: La cestode del miele e delle api
Gjinia: Roman
Autori: Cristina Caboni
Shqipëroi: Renato Kalemi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 332
Pesha: 0.427 kg.
ISBN: 978-9928-217-20-2

Mbi librin

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

E mbështjellë nga dridhja e qetë e krahëve të tyre dhe nga aroma e fortë e mjaltit që rrjedh nga kosheret, Anxhelika ndihet e mbrojtur dhe e dashur. Është një bletërritëse shëtitëse dhe vetëm përmes mjaltit arrin të shprehë emocionet e veta.

Sepse mjalti i livandës mund të qetësojë një shpirt i trazuar, sikurse ai i akacies mund të kthejë buzëqeshjen. Dhe Anxhelika di gjithmonë të gjejë mjaltin e duhur për këdo, është dhuntia e saj e veçantë.

Ishte Margarita ajo që ia mësoi, gruaja që iu bë nënë në fëmijëri, kur jetonte në një ishull të rrahur nga era pranë brigjeve të Sardenjës. Pasi u largua prej aty, Anxhelika e ndryu zemrën dhe që atëherë nuk mundi të qëndronte gjatë në asnjë vend.

Por tani fati ka vendosur t'i japë një tjetër mundësi. Është një trashëgimi e tërë që e pret atje ku ka nisur gjithçka, në atë ishull ku ka qenë e lumtur. Është një shtëpi që lartohet mes trëndafilash me erëmirë, një pemë që fsheh një sekret të çmuar dhe një detyrë për ta çuar deri në fund.

Dhe vetëm një njeri mund ta ndihmojë: Nikola. Një burrë misterioz, por që i njeh mirë të gjitha pasiguritë që fshihen në sytë e mëdhenj të Anxhelikës. Vetëm ai mund t'ia shërojë plagët, t'i japë kurajë dhe, në fund, ta ndihmojë të gjejë sërish shtëpinë e saj të vërtetë. i vetmi vend ku zemra mund të jetë krejt e lirë.

Komente mbi librin

"Cristina Caboni është një autore befasuese."

Severino Colombo, Corriere della Sera

"Një fenomen editorial në Itali dhe jashtë saj."

Giovanni Pacchiano, Sette

"Brenda pak javësh Cristina Caboni ka kapërcyer të gjitha klasifikimet."

La Stampa

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217202
ean13
9789928217202
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t'i mposhtë frikërat e veta.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e endëses, Cristina Caboni

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Dikush si ti, Sarah Dessen

Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh – duke balancuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur: Heili e qetë dhe e mbyllur, ndërsa Skarleta e hedhur dhe mjaft sociale – deri në verën kur ato mbushën 16 vjeç.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P15

Botuesi: Fan Noli

Puthja, Danielle Steel

Me një fytyrë serioze, Izabela e ndali për një çast dhe mandej e puthi butësisht në buzë. "Dua të të them se pjesa më e bukur është ajo që kemi bërë deri tani. Kemi dashuruar njëri – tjetrin, kemi qëndruar bashkë, jemi mbështetur ndërsjelltazi... Unë dua gjithçka tënden, Bill. Çdo gjë tjetër që mund të vijë pas kësaj, mund të jetë një dhuratë shtesë, por...

Çmimi 13,87 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P19

Botuesi: Fan Noli

Unaza, Danielle Steel

Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Kurt Sejit dhe Murka, Nermin Bezmen

Me detajet e punuara si një qëndismë në dritën e kërkimeve shumëvjeçare, me të vërtetat e heshtura të historisë, me analizat e karaktereve të pasqyruara me përpikëri dhe me forcën goditëse të realizmit, Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vdekjeje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja, ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Të flas nën zë, Lucrezia Scali

Mia është tridhjetë vjeçe, ka një të shkuar që nuk i pëlqen ta kujtojë dhe një familje, së cilës përpiqet t'i qëndrojë larg. Natën, ajo ëndërron për princin e kaltër, ndërsa në mëngjes, zgjohet pranë Bubusë, qenit të saj të dashur.

Çmimi 9,51 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dashuria mbi gjithçka, Katie Kacvinsky

Grei është një djalë i ngrysur, durimpak dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kureshtare, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, krejt e kundërta e tij. Për herë të parë, Greit i bie në sy Dilani teksa ajo është shtrirë barkas në oborrin e universitetit, me xhinse të vjetra e këpucë të dala mode, me një aparat fotografik në dorë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000096

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkëlqimi i jetës, Sveva Casati Modignani

Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit, por jeta e saj nuk është e lehtë. I biri, Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situatë kjo prej së cilës përfiton financieri joshës dhe i...

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Një kafe... në rërë të nxehtë, Lena Manda

Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Më bëj të të dua, Johanna Lindsey

Autorja më e shitur nr. 1 sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P12

Botuesi: Bota Shqiptare

Net të stuhishme, Nicholas Sparks

Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin.

Çmimi 8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)