• Banner

Femrave u pelqen e kuqja, Daniela Farnese
  • Femrave u pelqen e kuqja, Daniela Farnese

Femrave u pëlqen e kuqja, Daniela Farnese

Ambra është njëzet e nëntë vjeçe, ka pasion librat dhe kuzhinën dhe një karrierë të shkëlqyer në Nju Jork. Një telefonatë e papritur do ta detyrojë të braktisë Amerikën për t'u kthyer në vendlindjen e saj, në Itali.

10,90 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Femrave u pëlqen e kuqja
Origjinali: A noi donne piace il rosso
Gjinia: Roman
Autori: Daniela Farnese
Shqipëroi: Pranvera Palushi
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2016
Fq. 266
Pesha: 0.393 kg.
ISBN: 978-9928-216-05-2

Mbi librin

Ambra është njëzet e nëntë vjeçe, ka pasion librat dhe kuzhinën dhe një karrierë të shkëlqyer në Nju Jork. Një telefonatë e papritur do ta detyrojë të braktisë Amerikën për t'u kthyer në vendlindjen e saj, në Itali.

Atje, mes vreshtave e nuancave të verërave, do të rizbulojë peizazhe të pashoqe, një jetë përtej smartphone-it dhe karrierës dhe gjithashtu... do të ritakohet me Alesandron, enologun dhe shokun e ngushtë të fëmijërisë, i cili do t'ia trazojë shpirtin e mendjen më shumë, tani që është rritur...

A mjafton një telefonatë për të ndryshuar një jetë? Si mund t'i mbijetojmë stuhive të dashurisë? Çdo femër mund të jetë unike, mjafton ta dëshirojë këtë! "Sa më shumë i njoh meshkujt, aq më shumë dua të pi..." Një autore që ka shitur 200.000 kopje

Komente mbi librin

"Në romanin e saj të parë, autorja Daniela Farnese rrëfen historinë e një tridhjetëvjeçareje, e cila u mbijeton stuhive sentimentale."

Il Venerdi di Republica

"Beqare, por jo për shumë kohë, inteligjente, por edhe ironike."

Corriere della Sera

"Çdo femër mund të jetë unike, mjafton të ketë dëshirë."

Vanity Fair

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928216052
ean13
9789928216052
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.

Çmimi 8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Cranford, Elizabeth Gaskell

Krenfordi është një qytezë e vogël në zemër të Anglisë, ku gjithçka duket se shkon mbroth. Jemi në gjysmën e parë të viteve 1800 dhe tregimtarja jonë, - tani jo më e reja Meri Smith, - na rrëfen historitë e qytezës që vëzhgohet nga sytë e vëmendshëm të mikeshave të saj fisnike, të cilat janë edhe protagonistet e jetës së saj sociale.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kallamishte në erë, Grazia Deledda

Libri "Kallamishte në erë", i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Deledda. Në Galte, jetojnë damat Pintor, dikur pjesë e aristokracisë çifligare tashmë të rrënuar, të cilat nuk dinë t'i përshtaten shoqërisë që ndryshon, ku tregtarët dhe fajdexhinjtë bëjnë ligjin.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Heshtja e tim biri, Sara Rattaro

Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Tatiana dhe Aleksandri, Paullina Simons

Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe, Aleksandër Belov, është ende gjallë dhe ka dëshpërimisht nevojë për të...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Fustani i nuses, Rachel Hauck

Sharlota ka një dyqan modern me fustane nusërie në Birmingam. Talenti dhe pasioni i saj më i madh është të përgatitë nuset për ditën e tyre më të lumtur, por, me afrimin e ditës së dasmës së saj, përse vallë nuk po gjen dot fustanin e përsosur për vete dhe nuk ndihet e sigurt për t'u martuar me Timin?

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Si të vrasësh tët shoq, Kathy Lette

Kush nuk e ka menduar të paktën një herë, që të vrasë të shoqin, le të ngrejë dorë. Një shaka apo një shfrim dufi mes shoqesh, sigurisht... Po çfarë do të bënit sikur mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës do të zbulonit që ai ju tradhton?

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Më shiko, Nicholas Sparks

Kolin Hankoku po bën ç'është e mundur për të shfrytëzuar mundësinë e fundit që i është dhënë. Me një histori dhune e vendimesh të gabuara prapa krahëve dhe me kërcënimin e burgut në çdo hap që hedh, ai është i vendosur të bëjë një jetë pa gabime.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Dhurata të çmuara, Danielle Steel

Një akt dashurie do të ndryshojë fatin e një familjeje. Veronika Parker, një nënë e devotshme, u është kushtuar tri vajzave të saj, si para edhe pas divorcit. Bota e saj përmbyset kur ish bashkëshorti vdes papritmas duke i lënë asaj dhe të bijave një trashëgimi të mahnitshme: një pikturë me origjinë misterioze, një kështjellë në jug të Francës, si dhe një...

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Grei, E. L. James

Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000089

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund një shi diamantesh, Sveva Casati Modignani

Pronari i një shtëpie botuese vdes, duke iu lënë të bijve dhe nipërve një pasuri të pafund dhe një mister të madh: mijëra miliarda, që përbënin një pjesë domethënëse të trashëgimisë, janë zhdukur si kripa në ujë. Leximi i testamentit i hap rrugën kështu, një gjuetie në kërkim të thesarit...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...

Çmimi 7,93 CHF
More
In Stock
Përshtypjet (0)