Syte e verdhe te krokodileve, Katherine Pancol
  • Syte e verdhe te krokodileve, Katherine Pancol

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

K1R1
Pegi

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sytë e verdhë të krokodilëve
Origjinali: Les yeux jaunes des crocodilles
Gjinia: Roman
Autori: Katherine Pancol
Shqipëroi: Lorena Dedja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 538
Pesha: 0.492 kg.
ISBN: 978-9928-200-64-8

Mbi librin

Ky roman flet për burrat dhe për gratë: për gratë që jemi e për ato që do të donim të ishim; për ato që nuk do të jemi kurrë e për ato që ndoshta do të bëhemi.

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

E megjithatë, dalëngadalë, ajo do të kuptojë se mangësitë e saj janë pjesë e pandashme e personalitetit të saj dhe se ajo duhet të jetë krenare për to. Për shembull, ajo beson se dinjiteti dhe pasuria shpirtërore janë më të rëndësishme se mirëqenia e vogël dhe e kotë e jetës së përditshme (sytë e verdhë të krokodilëve).

Fragmente nga libri

Vetëm njeriu që e ka gjetur veten, njeriu që përkon me vetveten, me të vërtetën e tij të brendshme, është një njeri i lirë. Lumturia, mendoi, bëhet nga gjëra të vogla. E pret gjithmonë me L të madhe, por ajo na vjen me këmbët e saj të brishta dhe mund të na kalojë nën hundë pa e vënë re.

Komente mbi librin

"... një yjësi personazhesh në një histori të ëmbël dhe prekëse."

Kirkus

"Ky bestseller francez është një histori e këndshme Hirusheje..."

Publishers Weekly

"Këshilla jonë: lexojeni këtë libër. I ka të gjitha, humorin, optimizmin dhe diçka tjetër plus."

Marie Claire

"Midis lotësh dhe të qeshurash, është e pamundur ta mbyllësh këtë libër pa ia arritur fundin."

Femme Actuelle

"Katherine Pancol ju tërheq në një arratisje të këndshme plot me histori dashurish, miqësi, tradhëti, të qeshura dhe para... Nuk do ta ndjeni kohën që kalon."

Elle

Mbi autoren

Katherine Pancol është një nga autoret më të njohura në Francë dhe ky roman është vepra e saj më e njohur, një fenomen i jashtëzakonshëm, që ka shitur më shumë se dy milion kopje dhe është botuar në mbi 30 vende të botës. Ai është vlerësuar me çmimin Maison de la Presse në vitin 2006.

Për shumë vite, Katherine Pancol ka dhënë leksione letërsie në universitet; më pas ka punuar edhe si gazetare. Romanin e saj të parë e ka shkruar në 1979, "Moi d'abord". Ai do të ndiqet nga katër romane të tjera.

Në 2006, lexuesit francezë zbulojnë librin e parë të një trilogjie "Sytë e verdhë të krokodilëve". Ai do të ndiqej edhe nga dy romane të tjera, të gjitha me një sukses të jashtëzakonshëm. Libri i saj i fundit, Muchachas, është botuar në 2014.

Detajet e librit
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789928200648
ean13
9789928200648
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Neandertali kërkon njeriun, Penny Reid

Pasi ndahet nga i dashuri, humbet shtëpinë dhe punën në të njëjtën ditë, Xheni Morrisi pret e frikur se ç'fatkeqësi tjetër i ka rezervuar fati. Kuin Salivani, me nofkën "Zoti Bukurosh", i dëshmon të gjitha këto ngjarje dhe shfaqet në jetën e saj si një e papritur tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Gjëja e fundit që mund të presë prej tij, është një...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Djali plangprishës, Danielle Steel

Majklli i shkaktonte jo pak hidhërime dhe prandaj grindeshin shpesh me njëri – tjetrin. Piteri e akuzonte vëllain për manipulime, sepse në një masë të madhe pikërisht për shkak të tij te prindërit u krijua mendimi i padrejtë për Piterin.
1 500 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Elita, Kiera Cass

Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
900 Lekë
More

Referenca: K1R3P8

Botuesi: Botimet Dudaj

Një skeptike bën paqe me martesën, Elizabeth Gilbert

Në fund të librit aq të dashur "Ha, lutu, dashuro", Elizabeth Gilbert bie në dashuri me Felipen, një brazilian që jeton në Indonezi. Çifti u betua për dashuri të përjetshme, por gjithashtu të dy u betuan se (si të mbijetuar pas divorcesh të vështira), nuk do të martoheshin kurrë më.
1 100 Lekë
More

Referenca: 2997

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpëtomë, Guillaume Musso

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

E fshehta e shokut tim të ngushtë, Giulia Besa

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Puthjet e verës, Grup Autorësh

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur... Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001064

Botuesi: Dituria

Të dëshiroj, Federico Moccia

A duhet të përpiqet t’i kthehet një historie dashurie që ishte kaq e bukur dhe e rëndësishme? Apo duhet mbyllur përgjithmonë sepse është e pamundur të rigjesh atë magji të vjetër?
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
500 Lekë
More

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Zigzage takimesh, David Foenkinos

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.
800 Lekë
More