Pallati Soljano, Sveva Casati Modignani
  • Pallati Soljano, Sveva Casati Modignani
  • Pallati Soljano, Sveva Casati Modignani

Pallati Soljano, Sveva Casati Modignani

Botimet Dudaj

Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano - ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut - bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pallati Soljano
Origjinali: Palazzo Sogliano
Gjinia: Roman
Autori: Sveva Casati Modignani
Shqipëroi: Geverina Muzhaqi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 428
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-0-427-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano - ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut - bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet.

Ursula ngre receptorin dhe nëpërmjet zërit me ton zyrtar të një polici njoftohet se i shoqi ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Dhe ja tek vjen goditja e tmerrshme: dashuria e tyre tridhjetëvjeçare që përfundon sa hap e mbyll sytë.

Ursula nuk mund ta dijë se ajo dhimbje e beftë, në vetëm pak kohë ka për t'u kthyer në një dhimbje edhe më të fortë, në çastin kur zbulon disa fotografi të bashkëshortit, ku ka dalë një djalosh me sytë me bisht dhe ku shkruhet: "Yt bir, Stivi".

Dhe, nga kjo nisje befasuese e romanit, Sveva Casati Modignani na kthen pas në kohë për të na rrëfyer historinë e dashurisë së Ursulës – milanezja e lirë dhe e pavarur, bijë e një këpucari – dhe të Eduardit – trashëgimtari i familjes më të rëndësishme të koralarëve të Kullës; por edhe historia e matriarkes Margaritë, një grua tipike jugore, krenare, pasionante e shpirtgjerë; por edhe historia e fëmijës së ndodhur gjetkë.

Përpos kësaj, Ursula do të zbulojë se Eduardi nuk është i vetmi Soljano që fsheh një sekret; fundja, edhe ajo vetë e ka ruajtur besnikërisht sekretin e saj dhe nuk e ka rrëfyer kurrë.

Nga autorja italiane më e dashur, historia e re dhe e apasionuar e një familjeje madhështore, midis dashurive, dritave e hijeve, gëzimeve dhe hidhërimeve, sukseseve dhe dështimeve, brenda kornizës së një mjedisi sa të pazakontë, aq edhe joshës dhe pak të njohur: ai i koralit, materialit të çmuar e misterioz që lind në det.

Mbi autoren

Sveva Casati Modigani është një prej emrave më të dashur të narratives bashkëkohore: romanet e saj janë përkthyer në njëzet vende të ndryshme e me shitje që kanë arritur më tepër se 10 milionë kopje. Autorja jeton ngaherë në Milano, në të njëjtën shtëpi ku ka lindur e që i përkiste gjyshes së saj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304271
ean13
9789994304271
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Luksi, Anna Godbersen

Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000079

Botuesi: Botimet Dudaj

Akulli pervelues, Nora Roberts

Nora Roberts, njëra ndër shkrimtaret më të lexuara sipas New York Times, shpalos në këtë roman klasik një histori mahnitëse të mbushur plot sharm e tension e në të njëjtën kohë të mbështjellë nga një pasion i zjarrtë, që shoqërohet nga vrasje të kryera me gjakftohtësi.
800 Lekë
More

Botuesi: IDK

Une e doja, Anna Gavalda

Adriani ka ikur. E ka lenë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët, ndjehet si e shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet t'i rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në një farë mënyre e adhuron.
650 Lekë
More

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Na ishte një verë, Tessa Bailey

Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

E zgjedhura, Kiera Cass

Kur u zgjodh për Përzgjedhjen, Amerika nuk e kishte ëndërruar kurrë se do ta shihte veten aq pranë kurorës ose zemrës së Princit Makson. Por ndërsa afrohet fundi i garës dhe kërcënimet jashtë mureve të pallatit bëhen më të mprehta, Amerika e kupton se sa e do humbjen – dhe sa fort duhet të luftojë për të ardhmen që dëshiron.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Suita 405, Sveva Casati Modignani

Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon...
1 400 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Përtej kufijve, Fabio Volo

Silvia dhe Gabrieli takohen në pranverë, atëherë kur rrobat janë të lehta dhe jeta nëpër rrugë lulëzon, entuziaste që iku edhe një dimër tjetër. Hera e parë që ai e pa, ishte marramendëse.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000415

Botuesi: Botimet Dudaj

Pafajesi vrastare, Nora Roberts

TitulliPafajësi vrastareAutoriNora RobertsPërkthyesiDorjana NdoiKategoriaLetersi AmerikaneGjiniaRomanShtëpia botueseDudaj, 2008Faqe: 544ISBN: 978-99943-0-018-1Pesha: 0.45 Kg. Mbi autore/librin <div ali
900 Lekë
More

Referenca: SKU000085

Botuesi: Botimet Dudaj

Dëgjoje zërin tim, Susanna Tamaro

Susanna Tamaro kthehet sërish me të gjithë stilin e saj, kjo shkrimtare e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për disa rrëfime interesante vetjake. Pak ditë pas daljes në qarkullim, ky roman i ri i saj u bë një bestseller.
750 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000080

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani

Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000089

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund një shi diamantesh, Sveva Casati Modignani

Pronari i një shtëpie botuese vdes, duke iu lënë të bijve dhe nipërve një pasuri të pafund dhe një mister të madh: mijëra miliarda, që përbënin një pjesë domethënëse të trashëgimisë, janë zhdukur si kripa në ujë. Leximi i testamentit i hap rrugën kështu, një gjuetie në kërkim të thesarit...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000091

Botuesi: Botimet Dudaj

Mjellma e zezë, Sveva Casati Modignani

Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000092

Botuesi: Botimet Dudaj

Një grua e denjë, Sveva Casati Modignani

Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë
950 Lekë
More

Referenca: SKU000094

Botuesi: Botimet Dudaj

Përgjithmonë Xhulia, Sveva Casati Modignani

Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr kalon përmes një beteje rraskapitëse
900 Lekë
More

Referenca: SKU000096

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkëlqimi i jetës, Sveva Casati Modignani

Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit, por jeta e saj nuk është e lehtë. I biri, Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situatë kjo prej së cilës përfiton financieri joshës dhe i...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000417

Botuesi: Botimet Dudaj

Tangoja e harrimit, Sveva Casati Modignani

Njëra është një antikuare tërheqëse, e martuar dhe me një vajzë adoleshente; tjetra një grua e moshuar, e varfër që jeton e vetme në një nënçati prej së cilës kërkon me këmbëngulje të mos largohet për asnjë arsye. Një sërë ngjarjesh dramatike do t'i afrojnë te dy gratë të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e...
900 Lekë
More

Referenca: 2451

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër pasioni, Sveva Casati Modignani

Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkruajnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. 
850 Lekë
More

Referenca: 2452

Botuesi: Botimet Dudaj

Si yjet që bien, Sveva Casati Modignani

Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vanilje dhe çokollatë, Sveva Casati Modignani

Vanilja e çokollata: dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë bashkë. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri. Ashtu siç i ndodhi edhe Pepes e Andreas, që, pas tetëmbëdhjetë vjetësh martesë dhe tre fëmijësh, kurrë nuk reshtën së dashuruari njëri-tjetrin.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R3P9

Botuesi: Botimet Dudaj

Karfica me trëndafil, Sveva Casati Modignani

Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur të Spartak Rangonit, i mbiquajtur "Korsari", për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën.
850 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrugica Dukeska, Sveva Casati Modignani

Midis Roza Avilianos, lindur dhe rritur në bodrumet e shtresave më të ulëta, dhe fisnikes Jozefa Paraviçini, gruaja e palumtur e princ Enrik Kastilias, lind një lidhje e fuqishme që, përtej dallimeve sociale, do t'i bashkojë për gjithë jetën.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Baroni, Sveva Casati Modignani

Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

E fshehta e Leonisë, Sveva Casati Modignani

Në një vilë të madhe, në portat e Milanos, jeton Familja Kantoni, pronarë prej tre brezash i rubineterive me të njëjtin emër. Sigurisht, emrat e personazheve janë sa të trilluar, po aq dhe të vërtetë, sepse, siç shprehet vetë shkrimtarja, ajo merr material nga historitë e vërteta që ndodhin në vendin e saj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Një bashkëshort si shpirt, Sveva Casati Modignani

A ju ka ndodhur ndonjëherë, gjatë pushimit të drekës, të nxitoni për të mbaruar një punë dhe, fare rastësisht, të shihni bashkëshortin tuaj të ulur në një tryezë restoranti në shoqërinë e një flokëverdhe, ndërsa mendonit se ndodhej në zyrën e tij, i përkulur mbi letra? Jo?
500 Lekë
More