• Banner

  • Nje skeptike ben paqe me martesen, Elizabeth Gilbert

Një skeptike bën paqe me martesën, Elizabeth Gilbert

Në fund të librit aq të dashur "Ha, lutu, dashuro", Elizabeth Gilbert bie në dashuri me Felipen, një brazilian që jeton në Indonezi. Çifti u betua për dashuri të përjetshme, por gjithashtu të dy u betuan se (si të mbijetuar pas divorcesh të vështira), nuk do të martoheshin kurrë më.

11,45 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një skeptike bën paqe me martesën
Origjinali: Committed: A Skeptic Makes Peace with Marriage
Gjinia: Roman
Autori: Elizabeth Gilbert
Shqipëroi: Edlira Keta
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 348
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-425-7

Mbi librin

Në fund të librit aq të dashur "Ha, lutu, dashuro", Elizabeth Gilbert bie në dashuri me Felipen, një brazilian që jeton në Indonezi. Çifti u betua për dashuri të përjetshme, por gjithashtu të dy u betuan se (si të mbijetuar pas divorcesh të vështira), nuk do të martoheshin kurrë më.

Por befas, kur Felipe mori një urdhër të papritur - nga autoritetet e imigracionit - për të mos shkelur në ShBA, çifti u përball me një ultimatum të padiskutueshëm: ose të martoheshin, ose Felipe nuk do të lejohej më kurrë të futej në Amerikë.

Në dhjetë muajt e ardhshëm, ndërsa Elizabeth dhe Felipe udhëtojnë nëpër Azinë Juglindore, në pritje të marrjes së lejes për t'u kthyer në shtëpi dhe për t'u martuar, autorja bën kërkime të hollësishme në fushën e historisë, këshillimit dhe perspektivave në lidhje me betimin romantik.

Pajisur me një veçanti të rrallë në të shkruar, inteligjencë dhe pasion, "Një skeptike bën paqe me martesën" është një meditim joshës për përshtatshmërinë, besnikërinë dhe familjen – dhe, së fundmi, një celebrim i shkëlqyer i dashurisë.

Detajet e librit
K1R3P8

Referencat specifike

isbn
9789994304257
ean13
9789994304257
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...

Çmimi 10,41 
More
In Stock

Referenca: K1R1

Botuesi: Te tjere

Rruga përmes maleve, Elizabeth McGregor

Mijëra fije të gërshetuara me dashurinë e një tekstileje të madhe...i këndshëm...do t'i pëlqejë kujt beson që në zemër arrihet duke kaluar edhe nga mendja." - Ana Oksford, dhejetë vite më parë. Ana dhe Davidi janë studentë dhe janë të dashuruar. Marrëzisht. Bëjnë ëndrra për jetën së bashku, për udhëtime larg, në Kinë, në gjurmët e Ernest Wilsonit,...

Çmimi 10,41 
More
In Stock

Referenca: K1R2P32

Botuesi: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000080

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani

Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P10

Botuesi: Bota Shqiptare

Në çdo frymëmarrje, Nicholas Sparks

Shoqërues turistësh në safari, i lindur në Zimbabve, Trui shpreson të zbulojë disa nga të fshehtat e jetës së të ëmës e të rigjejë kujtimet e humbura për vdekjen e saj. Kur rrugët e dy të panjohurve takohen, lidhja e tyre është e menjëhershme dhe e fuqishme...

Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Shtëpia e ditëve të gëzuara, Danielle Steel

Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2RP30

Botuesi: Dituria

Më befaso, Sophie Kinsella

Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri... a thua se arrijnë të lexojnë ç'bluan secili në kokën e vet.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Më shiko, Nicholas Sparks

Kolin Hankoku po bën ç'është e mundur për të shfrytëzuar mundësinë e fundit që i është dhënë. Me një histori dhune e vendimesh të gabuara prapa krahëve dhe me kërcënimin e burgut në çdo hap që hedh, ai është i vendosur të bëjë një jetë pa gabime.

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Fustani i nuses, Rachel Hauck

Sharlota ka një dyqan modern me fustane nusërie në Birmingam. Talenti dhe pasioni i saj më i madh është të përgatitë nuset për ditën e tyre më të lumtur, por, me afrimin e ditës së dasmës së saj, përse vallë nuk po gjen dot fustanin e përsosur për vete dhe nuk ndihet e sigurt për t'u martuar me Timin?

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Referenca: 2448

Botuesi: Bota Shqiptare

I dashur Xhon, Nicholas Sparks

Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)