• Banner

  • Ka mbaruar
E bukura e te zotit, Albert Cohen
  • E bukura e te zotit, Albert Cohen

E bukura e të zotit, Albert Cohen

"E bukura e të zotit", një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: E bukura e të zotit
Origjinali: Belle du Seigneur
Gjinia: Roman
Autori: Albert Cohen
Shqipëroi: Amantia Kapo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 960
Pesha: 1.101 kg.
ISBN: 978-9928-4277-5-5

Mbi librin

"E bukura e të zotit", një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim.

Gjatë leximit, secili prej nesh zbulon, me mënyrën e tij, kënaqësinë e të besuarit në atë çka lexon, përjetimin e pasionit të dashurisë të Solalit dhe Arianës. Dhe kjo kënaqësi kthehet në nevojë pothuajse organike, sepse tek "E bukura e të zotit" ndien frymën, dinamikën e shkrimit, forcën që shtyn personazhet në monologë të gjatë duke mos respektuar rregullat konvencionale të drejtshkrimit.

Dhe në këtë pikë lexuesi përfshihet brenda një vorbulle idesh, ndjenjash, përshkrimesh, të cilën mund ta dominojë vetëm nëpërmjet frymëmarrjes së tij. "E bukura e të zotit" e Albert Cohen-it, është një vepër që thyen krenaritë e rreme, por edhe mitin e pasionit për dashurinë, është një sulm plot ironi të pamëshirshme ndaj institucioneve ndërkombëtare, por mbi të gjitha një himn kushtuar letërsisë.

Fragment nga libri

Të tjerëve u duhen javë dhe muaj që të bien në dashuri e të dashurojnë fare pak, të tjerët kanë nevojë për biseda dhe shije të përbashkëta, për konkretizime. Ndërsa mua më mjaftoi koha e një rrahjeje qepallash. Më quani të çmendur, por me besoni.

Një rrahje qepallash, ajo më vështroi pa më parë, dhe për mua ajo ishte lavdia, pranvera, dielli dhe deti i ngrohtë, transparenca pranë bregut dhe rinia ime që rikthehej, bota që lindte, e kuptova se askush para saj, as Adriana as Od, apo Isolda, apo të tjerat e rinisë dhe bukurisë sime, të gjitha shërbëtore dhe paralajmërueset e saja.

Po, asnjë para saj, e asnjë pas saj, unë betohem mbi ligjin e shenjtë që unë puth kur ajo kalon solemne para meje në sinagogë, me ar dhe kadife e praruar, urdhëresat e shenjta të Perëndisë në të cilën nuk besoj, por që i nderoj, krenar për Perëndinë time, Perëndia e Abrahamit, Perëndia e Isakut, Perëndia e Jakobit, dhe unë dridhesha deri në kocka kur dëgjova emrin e Saj dhe fjalët e Saj.

Mbi autorin

Albert Cohen lindi në Korfuz të Greqisë më 1985 dhe u rrit në gjirin e komunitetit hebre të ishullit. Prindërit e tij emigruan në Marsejë ku ai kreu studimet e para. Në vitin 1914 u largua për në Gjenevë dhe filloi studimet për drejtësi ku dhe u diplomua më 1917, vit që mori edhe nacionalitetin zviceran.

Më pas studioi dy vjet për letërsi. Pikërisht në këtë periudhë botoi edhe përmbledhjen e parë me poezi "Fjalë hebraike". Fillimisht, Cohen-i drejtoi revistën "Revue juive" në Paris, dhe bashkëpunoi me Albert Einstein dhe Sigmund Freude. Nga viti 1926 deri më 1931 ai punoi si funksionar i lartë në Divizionin Diplomatik në Gjenevë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore aktiviteti i tij qe thjesht diplomatik. Në vitin 1930 botoi romanin "Solali", ku spikati talenti i tij i madh si shkrimtar dhe më 1938, një tjetër kryevepër, "Dhëmbëhekuri". Pas kthimit të tij në Gjenevë, në vitin 1947, Cohen-i qe drejtor i një institucioni të OKB-së.

Në vitin 1968 botoi romanin "E bukura e të zotit", një roman-historik që u vlerësua me Grand Prix të Akademisë Franceze. Në periudhën 1969-1978 dolën në qarkullim një sërë veprash të tjera, si "Libri i mamasë sime", dëshmi e fëmijërisë së tij dhe një nderim për figurën amësore, "Trimoshat", "O ju, vëllezër njerëzorë" dhe "Kujtime".

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Bel Canto, Ann Patchet

Bel Canto ka ardhur për lexuesin si himn pasioni për muzikën dhe jetën, e që përjetohet me madhështi e elegancë nga çdo personazh i vizatuar me mjeshtëri në të gjithë strukturën e librit. Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër si fragment i simfonisë së jetës.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Tatiana dhe Aleksandri, Paullina Simons

Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe, Aleksandër Belov, është ende gjallë dhe ka dëshpërimisht nevojë për të...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Duke kërkuar Alaskën, John Green

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Te tjere

Rruga përmes maleve, Elizabeth McGregor

Mijëra fije të gërshetuara me dashurinë e një tekstileje të madhe...i këndshëm...do t'i pëlqejë kujt beson që në zemër arrihet duke kaluar edhe nga mendja." - Ana Oksford, dhejetë vite më parë. Ana dhe Davidi janë studentë dhe janë të dashuruar. Marrëzisht. Bëjnë ëndrra për jetën së bashku, për udhëtime larg, në Kinë, në gjurmët e Ernest Wilsonit,...

Çmimi 11,10 
More
In Stock

Referenca: K1R1

Botuesi: Morava

Bastardi i bukur, Christina Lauren

Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës së masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentrik, është po aq i urryeshëm sa magnetik. Një Bastard i bukur.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001048

Botuesi: Dituria

Dashuri 14, Federico Moccia

Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë asnjëherë. Por ajo është e fortë, gazmore, plot imagjinatë. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç gjithçka ndryshon me shpejtësi... dhe një ëndërr realizohet! 

Çmimi 11,10 
More
In Stock

Referenca: 2455

Botuesi: Bota Shqiptare

Ngadhënjimi i dashurisë, Nicholas Sparks

Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi zemrën e saj. Kështu fillon historia e një dashurie të madhe që mund të kthejë një tragjedi në triumf, dhe mund edhe të ketë madje fuqinë për të krijuar një mrekulli... 

Çmimi 8,88 
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Neandertali kërkon njeriun, Penny Reid

Pasi ndahet nga i dashuri, humbet shtëpinë dhe punën në të njëjtën ditë, Xheni Morrisi pret e frikur se ç'fatkeqësi tjetër i ka rezervuar fati. Kuin Salivani, me nofkën "Zoti Bukurosh", i dëshmon të gjitha këto ngjarje dhe shfaqet në jetën e saj si një e papritur tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Gjëja e fundit që mund të presë prej tij, është një...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Puthjet e verës, Grup Autorësh

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur... Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në tualetin e femrave, Carolyn Brown

Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t'i ndryshojnë asaj jetën. Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002049

Botuesi: OMSCA-1

Makina e Dashurisë, Jacqueline Susann

Bazuar në romanin "Makina e dashurisë" u realizua edhe filmi me të njëjtin titull. "Makina e dashurisë" rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik, që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm TV e rreth të cilit vëmendja e grave është përherë e pranishme...

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Duaj atë me të cilin je, Emily Giffin

Elena dhe Endi Graham gëzojnë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën e njëri – tjetrit, nuk mund të vihen në dyshim. Por, një pasdite fatale Elena ndesh Leon, njeriun që nxorri në dritë më të keqen te ajo. Njeriun që e pati braktisur dhjetë v

Çmimi 14,43 
More
In Stock
Përshtypjet (0)