Duke kerkuar Alasken, John Green
  • Duke kerkuar Alasken, John Green

Duke kërkuar Alaskën, John Green

UEGEN

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Duke kërkuar Alaskën
Origjinali: Looking for Alaska
Gjinia: Roman
Autori: John Green
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2015
Fq. 344
Pesha: 0.387 kg.
ISBN: 978-9928-03-211-9

Mbi librin

Një libër që lexohet me një frymë. Diçka krejt tjetër nga "Faji në yjet tanë", por sërish nuk i ndahet dashurisë dhe dhimbjes, dy ekstreme që bashkëjetojnë, e që janë një tipar ngacmues i rinisë amerikane e pse jo edhe asaj botërore.

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.

John Green mund të quhet pa frikë shkrimtari i rinisë, i djemve dhe vajzave që i japin energjinë e pazakontë botës, edhe pse shpesh janë edhe problemi numër një i saj. Për vitin 2014, ai u shpall shkrimtari më i mirë në Amerikë.

Komente mbi librin

"Green... ka një zë autori plot vetëbesim dhe sinqeritet saqë befasohesh teksa mëson se ky është romani i tij i parë. Krahasimet e favorshme me Holden Caufield janë më se të merituara në këtë vepër tepër të rekomanduar veçanërisht për lexuesit e rinj."

Voya

"Green e përshkruan Alaskën kaq përzemërisht, në errësirën vetëurryese si dhe në dritën plot energji, saqë lexuesi do ta vajtojë së bashku me miqtë e saj humbjen e Alaskës."

Scool Library Journal

"Shpirti i Holden Caulfield vazhdon të jetojë."

Kliatt

"Romani "Duke kërkuar Alaskën" shfaq talentin e gjallë të John Green, ai lloj talenti i cili mund ta bëjë lexuesin të mbyll faqen e fundit gjallëruese të këtij libri, e të ndihet një njeri krejt tjetër. Bukuria e këtij romani qëndron në faktin se nuk fsheh asgjë. Ai nxjerr në dritë se si dashuria e të rinjve dhe problemet e rritjes janë në të vërtetë. Aq sa lidhen Miles dhe Alaska pas njëri – tjetrit, aq do të lidheni dhe ju pas tyre."

The Guardian

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789928032119
ean13
9789928032119
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Ti je e imja, Johanna Lindsey

Nuk ka burrë në botë që të zbutë Aleksandra Rubilovën. Mospranimi i papërkundur për t’u martuar i Aleksës, rebeles së papërmbajtur dhe të bukur, e ka mërzitur babain e saj të pafuqishëm. Prandaj, ai sajon një kontratë “të harruar prej kohësh” dhe ia dërgon atë vajzës së tij rebele, kontratë që thotë se Aleksandra është fejuar që në djep me libertinin e...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Përzgjedhja, Kiera Cass

Mundësia për t'u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t'u ndeshur për zemrën e Princit Makson.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Drita midis oqeaneve, M. L. Stedman

Një libër i madh, madje një kryevepër... Kush është nëna e vërtetë e Luisit? Gruaja që e lindi apo ajo që e shpëtoi dhe e rriti? Nga njëra anë është Izi me dëshirën e saj për të qenë nënë, trazimin, dëshpërimin dhe dashurinë e saj të pakushtëzuar për Luisin.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001048

Botuesi: Dituria

Dashuri 14, Federico Moccia

Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë asnjëherë. Por ajo është e fortë, gazmore, plot imagjinatë. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç gjithçka ndryshon me shpejtësi... dhe një ëndërr realizohet! 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhënësi, Lois Lowry

Jeta në komunitetin ku jeton Xhonasi është e qetë dhe e patrazuar. Nëna-lindëse të paracaktuara prodhojnë fëmijë të rinj, të cilët caktohen në njësi familjare të përshtatshme për ta: një mashkull, një femër, për secilën.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Duaj atë me të cilin je, Emily Giffin

Elena dhe Endi Graham gëzojnë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën e njëri – tjetrit, nuk mund të vihen në dyshim. Por, një pasdite fatale Elena ndesh Leon, njeriun që nxorri në dritë më të keqen te ajo. Njeriun që e pati braktisur dhjetë v
1 300 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Morava

Bastardi i bukur, Christina Lauren

Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës së masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentrik, është po aq i urryeshëm sa magnetik. Një Bastard i bukur.
800 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.
1 250 Lekë
More

Referenca: SKU000085

Botuesi: Botimet Dudaj

Dëgjoje zërin tim, Susanna Tamaro

Susanna Tamaro kthehet sërish me të gjithë stilin e saj, kjo shkrimtare e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për disa rrëfime interesante vetjake. Pak ditë pas daljes në qarkullim, ky roman i ri i saj u bë një bestseller.
750 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Atje ku është zemra, Billie Letts

7 vjeçe ka qenë Novali Nejshëni kur u braktis nga nëna e saj. 7 muaj ishte shtatzënë, kur bashkë me të dashurin e saj, Uilli Xhekun, babain e fëmijës me të cilin ishte ngjizur, vendosën të largoheshin për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër. 17 vjeçe ishte ajo, kur u braktis nga i dashuri.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.
1 000 Lekë
More