• Banner

Dergome shume jete, Paolo Di Paolo
  • Dergome shume jete, Paolo Di Paolo

Dërgomë shumë jetë, Paolo Di Paolo

Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dërgomë shumë jetë
Origjinali: Mandami tanta vita
Gjinia: Roman
Autori: Paolo Di Paolo
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 168
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99943-0-413-4

Mbi librin

"Kështu është, mësjë, apo jo? Mund të pyeste taksistin. Mund të hapte dritaren e makinës dhe të pyeste kalimtarët, të bërtiste: Idetë, të paktën idetë, a do të jetojnë më gjatë se ne?"

Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.

I gjatë, thatim, syze miopi, vetëm njëzetekatërvjeçar, Pieroja ka themeluar revista, një shtëpi botuese dhe lufton plot kthjelltësi e sypatrembje rrokopujën autoritare ku po qorrolliset vendi. Janë ditët e Karnavaleve të 1926-ës. Moraldi s'i ndahet këmba-këmbës Pieros, dëshiron ta takojë, ta imitojë, ta bëjë shok, por çdo orvatje dështon.

Ndërkaq shtie sërish në dorë valixhen e humbur dhe lë mendjen pas Karlotës, një fotografe rruge, e shpenguar dhe ikanake, në pragnisje për në Paris. Edhe Pieroja niset për në Paris duke lënë në Torino dashurinë e zemrës, Adën, si dhe foshnjën e lindur vetëm një muaj më parë.

Në acarin e qytetit të huaj, i yshtur nga një ankth i ethshëm për projekte, liri e revolucion, Pieroja sëmuret. Po Moraldi? Edhe ai, duke ndjekur pas Karlotën, i është drejtuar Parisit. Dashuria, aspiratat, tensioni drejt së ardhmes: gjithçka ngrihet në ajër si një balonë mbi Senë. Ç'përgjigje duhet të presë? Mos vallë janë Karlota dhe Pieroja përgjigjet e tij? Apo gjithçka është iluzion rinor?

Paolo Di Paolo, duke evokuar një protagonist të shekullit të njëzetë, shkruan një roman plot pasion dhe mallëngjim rreth dashurisë, mundimit, rrezikut të të qenit i ri.

Mbi autorin

Paolo Di Paolo lindi më 1983 në Romë. Në vitin 2003 mbërrin në finalen e çmimit 'Italo Calvino' për të rinjtë me tregimet "Qiej të rinj, letra të reja". Ka redaktuar disa libra bashkë me shkrimtarë të tjerë italianë, si Antonio Debenedetti, Raffaele La Capria, Dacia Maraini e Antonio Tabucchi.

Është autor i "Çdo udhëtim është një roman" (Laterza, 2007). Për teatrin ka shkruar "Fryma e lehtë e Abruzzo-s", interpretuar veç të tjerësh nga Franca Valeri, dhe "Pafajësia e postierëve", vënë në skenë në Teatrin e Napolit, 2010.

Punon për televizionin dhe shkruan në faqet kulturore të disa gazetave të përditshme, si "Il Sole 24 Ore", "l'Unità" e "La Stampa". Me "Ku ishit të gjithë" (Feltrinelli, 2011) fitoi çmimin "Mondello" dhe superçmimin "Vittorini", 2012. Me Feltrinelli-n ka botuar edhe "Dërgomë shumë jetë" (2013; finalist i çmimit 'Strega') dhe në rubrikën 'Zoom', "Çudia e mrekullueshme e të qenit gjallë" (2012).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304134
ean13
9789994304134
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 9,41 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pafsh ëndrra të bukura, Massimo Gramellini

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Puthjet e verës, Grup Autorësh

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur... Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vajza të dashuruara, Jacqueline Wilson

Imagjinoj këtë djalosh biond bukurosh me sy të mëdhenj kafe që shëtit rreth një makine gjysmë të parkuar në trotuar. Ndalon në një anë që të më hapë rrugën, vetëm se unë kaloj po nga ajo anë. Kalon nga ana tjetër dhe, po ashtu, edhe unë.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2176

Botuesi: Botimet Dudaj

E dashur pritme, Niccolo Ammaniti

Deti ndodhet pranë, por nuk duket në Ischiano, një fshat i vogël pranë një lagune mbushur me mushkonja. Pietro e Gloria janë dy të rinj. Ajo është e bija e një drejtori banke, ai i një bariu psikopat. Ajo është e bukur, plot siguri në vetvete dhe paksa arrogante, ai është i ndrojtur dhe ëndërrimtar. 

Çmimi 7,93 CHF
More
In Stock

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Elita, Kiera Cass

Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P18

Botuesi: Fan Noli

Ranco, Danielle Steel

Qëndruan të shtrirë kështu deri në agim. Ajo u kujtua se duhej të largohej fshehurazi që askush të mos e pikaste. Sa e urrente çastin e largimit që afrohej me shpejtësi!

Çmimi 15,85 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Njerëzit që njohim me pushime, Emily Henry

Popi dhe Aleksi. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi, shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë.

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Luksi, Anna Godbersen

Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Premtoj të dashuroj, Pedro Chagas Freitas

Copëza jete të kapura në një çast përsosjeje të heshtur, që flasin për dashuri të veçanta e të papërsëritshme. Sepse dashuria është shumë më tepër sesa një shenjë në grafik apo një fjalë në fjalor. Dashuria është një mister i panjohur, një çmenduri e ëmbël që depërton te ne për të mos na lënë kurrë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)