• Banner

Dashuria e jetes sime, Anna Premoli
  • Dashuria e jetes sime, Anna Premoli

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashuria e jetës sime
Origjinali: Come inciampare nel principe azzurro
Gjinia: Roman
Autori: Anna Premoli
Shqipëroi:Irena Dono
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2015
Fq. 340
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-00-098-9

Mbi librin

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!

Medisoni vetëm në dukje është grua në karrierë. Në të vërtetë është shumë më pak e motivuar se kolegët e punës dhe nuk e tërheq fare ideja që të bëjë ndryshime në jetën e saj. Dhe atëherë lind pyetja: si është e mundur ta venë përpara provës pikërisht atë që shtirej aq bukur sa bënte art dhe kishte tmerr nga gjërat e reja?

Kur mbërriti në Kore, shefi i saj me sy bajame dhe pasaportë amerikane, nuk ia bëri aspak të lehtë përshtatjen me jetën koreane. E katapultuar në një botë në fillim armiqësore, të cilën nuk e njeh fare, ku ushqimi është një tmerr më vete, por jo vetëm ushqimi, Medisoni ndihet e detyruar të shtrëngojë rripat dhe të mendojë për rritjen e saj njëherë e përgjithmonë. Dhe fati e deshi që në rrugën e saj t'i dalë përpara diçka e bukur dhe krejt e paparashikuar.

Mbi autoren

Anna Premoli është lindur më 1980 në Kroaci. Më 1987-ën u zhvendos në Milano, ku u diplomua për ekonomi për tregjet financiare, në Bokoni. Ka punuar për bankën J. P. Morgan dhe, nga viti 2004, në një bankë private ku është marrë me këshillime financiare dhe optimizim fiskal.

Është ndier gjithnjë e fortë në matematikë, por pasioni për shkrimin i lindi rastësisht, si "metodë antistres" gjatë shtatzënisë së parë. Me shtëpinë botuese "Newton Compton" ka botuar librin "Të lutem lërmë të të urrej", fitues i çmimit Bankarela 2013.

Romani ka qenë për muaj të tërë në vendet e para të klasifikimit të librave më të shitur dhe Colorado Film ka marrë të drejtën për ta ekranizuar. Edhe ky libër ka qenë një sukses i vetëbotimit, duke kapur vendet e para në klasifikim.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928000989
ean13
9789928000989
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Puthjet e verës, Grup Autorësh

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur... Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Të kishte ndodhur kohë më parë, Edie Claire

Një nga romancat më të bukura të këtij shekulli, që me leximin e tij, nga fillimi në mbarim, të mban pezull. Tetëmbëdhjetë vjet kanë kaluar që kur shoqja më e mirë e fëmijërisë së Xhoit, Xheni, gjeti vdekjen në një aksident tragjik me makinë, pak ditë pas mbrëmjes së maturës.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Morava

Bastardi i bukur, Christina Lauren

Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës së masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentrik, është po aq i urryeshëm sa magnetik. Një Bastard i bukur.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P9

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e parë, Nicholas Sparks

Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Fqinja, Alice Clayton

Natën e parë të shpërnguljes në një apartament të ri në San Francisko, Karolina kupton se fqinji i saj ka pasione të zjarrta. Falë mureve të holla që ndajnë dhomat e tyre të gjumit, ajo dëgjon jo vetëm përplasjet pas murit, por edhe reagimet e të dashurave të tij.

Çmimi 10,90 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.

Çmimi 12,39 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Mrekullia e fajit, Danielle Steel

"Mrekullia e fajit" gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej t'i besonin fatit, jetës së dyzuar, plagëve që shëroheshin me një shikim të thjeshtë dhe njeriu befas ngrihet në këmbë. Jo, nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000091

Botuesi: Botimet Dudaj

Mjellma e zezë, Sveva Casati Modignani

Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P20

Botuesi: Fan Noli

Kundër rrymës, Danielle Steel

Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)