• Banner

Te kishte ndodhur kohe me pare, Edie Claire
  • Te kishte ndodhur kohe me pare, Edie Claire

Të kishte ndodhur kohë më parë, Edie Claire

Një nga romancat më të bukura të këtij shekulli, që me leximin e tij, nga fillimi në mbarim, të mban pezull. Tetëmbëdhjetë vjet kanë kaluar që kur shoqja më e mirë e fëmijërisë së Xhoit, Xheni, gjeti vdekjen në një aksident tragjik me makinë, pak ditë pas mbrëmjes së maturës.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të kishte ndodhur kohë më parë
Origjinali: Long Time Coming
Gjinia: Roman
Autori: Edie Claire
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2015
Fq. 388
Pesha: 0.421 kg.

Mbi librin

Një nga romancat më të bukura të këtij shekulli, që me leximin e tij, nga fillimi në mbarim, të mban pezull. Tetëmbëdhjetë vjet kanë kaluar që kur shoqja më e mirë e fëmijërisë së Xhoit, Xheni, gjeti vdekjen në një aksident tragjik me makinë, pak ditë pas mbrëmjes së maturës.

Pak kohë më pas, Xhoi, e tronditur, largohet nga qyteti i vogël i shtetit të Kentakit, e vendosur që të mos kthehet më kurrë. Por, kur sëmundja e të atit e detyron të kthehet përsëri, ajo kupton se as koha dhe as largësia nuk e kanë shëruar plotësisht shpirtin e saj të tronditur.

Komente mbi librin

"Emocionues, ngërthyes, i mrekullueshëm... E kam lexuar me mahnitje pjesën më të madhe të kësaj historie dhe që në fillim e kuptova se duhej të prisja të papërfytyrueshmen. Kjo është një histori besimi, dashurie, miqësie dhe shërimi. Zonja Claire është një shkrimtare nga e cila pres të lexoj më shumë në të ardhmen. Nëse "Long Time Coming" është vërtet tregues i talentit të saj si rrëfimtare, unë do të jem gjithmonë në radhët e para nëpër librari për të blerë librat e saj të ardhshëm. Është një rrëfim i mrekullueshëm nga fillimi në fund dhe do ta rekomandoja me një kënaqësi të jashtëzakonshme."

Reviewer's Choice Award - Road to Romance

"Vetëm dy fjalë: Plotësisht fantastik! Edie Claire ka shkruar një roman të mrekullueshëm për miqësinë, dashurinë, ndjenjën e fajit dhe vdekjen... Tejet tërheqës! Vlerësimi 10/10."

Contemporary Romance Writers

"Long Time Coming" është një shkrirje mjeshtërore e romancës me misterin. Zbulimi i çdo shtrese të së shkuarës së Xhoit është realizuar në një mënyrë të përkryer e tejet pezullmbajtëse. Marrëdhënia ndërmjet Xhoit dhe prindërve të saj është prekëse. Ky libër ka për t'ju mbajtur të ngërthyer që prej faqes së parë."

Romantic Times Bookclub Magazine

"Romanca tërheqëse e Claire-it e zhvlerëson proverbin se koha nuk kthehet pas."

Booklist

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Mëkatet e nënës, Danielle Steel

Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni. Gruaja tepër e suksesshme afariste ka munguar gjatë shumicës së vegjëlisë së fëmijëve të saj, ndërkohë që ngrinte një perandori legjendare furnizimi pajisjesh shtëpiake.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2449

Botuesi: OMSCA-1

Urat e Medison Kauntit, Robert James Waller

Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Motra tjetër, Kristin Hannah

Megani dhe Klera ritakohen pas më shumë se dy dekadash. Në një kohë kur mendojnë se jeta e tyre ka ndryshuar kaq shumë, dy motrat do të përpiqen të jenë çka nuk kanë qenë kurrë që pas vegjëlisë: një familje e vërtetë.

Çmimi 12,88 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Heshtja e tim biri, Sara Rattaro

Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P13

Botuesi: Fan Noli

Dashnorja, Danielle Steel

Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Derisa dashuria të na ndajë, Anna Premoli

Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë... 

Çmimi 11,89 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2997

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpëtomë, Guillaume Musso

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.

Çmimi 8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P15

Botuesi: Fan Noli

Puthja, Danielle Steel

Me një fytyrë serioze, Izabela e ndali për një çast dhe mandej e puthi butësisht në buzë. "Dua të të them se pjesa më e bukur është ajo që kemi bërë deri tani. Kemi dashuruar njëri – tjetrin, kemi qëndruar bashkë, jemi mbështetur ndërsjelltazi... Unë dua gjithçka tënden, Bill. Çdo gjë tjetër që mund të vijë pas kësaj, mund të jetë një dhuratë shtesë, por...

Çmimi 13,87 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)