• Banner

Tatiana dhe Aleksandri, Paullina Simons
  • Tatiana dhe Aleksandri, Paullina Simons
  • Tatiana dhe Aleksandri, Paullina Simons

Tatiana dhe Aleksandri, Paullina Simons

Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe, Aleksandër Belov, është ende gjallë dhe ka dëshpërimisht nevojë për të...

12,75 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tatiana dhe Aleksandri
Origjinali: Tatiana and Alexander
Gjinia: Roman
Autori: Paullina Simons
Shqipëroi: Platon Pulla
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 624
Pesha: 0.833 kg.
ISBN: 978-99943-1-940-4

Mbi librin

Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe, Aleksandër Belov, është ende gjallë dhe ka dëshpërimisht nevojë për të...

Ndërkohë, përtej oqeanit dhe kontinentit, në Bashkimin Sovjetik, Aleksandri, i cili sapo i ka shpëtuar ekzekutimit, është vënë në krye të një batalioni ushtarësh të konsideruar si të pavlerë nga komanda e lartë sovjetike.

Jo të gjithë i mbijetojnë kësaj sfide, por Aleksandri është i vendosur t’i udhëheqë përmes rrënojave të Europës në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar nga makineria vdekjeprurëse e Stalinit, dhe për të gjetur sërish Tatianën...

Koment nga Historical Novels Review

“Tatiana dhe Aleksandri” është një histori dashurie epike dhe erotike, plot emocion që ndërthuret me aksion drithërues e disa herë të egër... një histori që e shoqëron lexuesin në një udhëtim përmes Europës së shkatërruar nga lufta... “Tatiana dhe Aleksandri” i saj janë dy karaktere të fuqishme e të ndërlikuara, që tërheqin pa vështirësi vëmendjen e lexuesit.

Mbi autoren

Paullina Simons lindi në Leningrad (Shën Petërburg), ish-BRSS, më 1963. Kur ajo ishte dhjetë vjeçe, familja e saj emigroi në SHBA. Pasi mbaroi shkollën e lartë, filloi punë si gazetare e më pas si përkthyese. Romani i saj i parë, “Tulli”, njohu sukses të menjëhershëm.

Vepra e saj më e famshme është trilogjia “Tatiana dhe Aleksandri” - titull që mban dhe libri i dytë i kësaj trilogjie. Libri i parë, “Kalorësi i Bronztë”, është botuar nga TOENA në vitin 2013 dhe së shpejti do të botohet edhe libri i tretë, “Kopshti Veror”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319404
ean13
9789994319404
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

E fshehta e shokut tim të ngushtë, Giulia Besa

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000091

Botuesi: Botimet Dudaj

Mjellma e zezë, Sveva Casati Modignani

Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Jetë plot dashuri, Nicholas Sparks

Një djalë i ri, Donson, i lindur në një familje të fortësh me mbiemrin Koul, duket se është i destinuar që në fillim që të ecë në rrugën e jetës së të parëve të tij në qytezën Oriental. Por ja që gjaku i së ëmës (dhe pse e braktisi që foshnje) kishte më shumë ndikim se ai atëror.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Pretenduesi, Jaclyn Reding

Duka e Sudeleigh-it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Dhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës. Kështu, kur karroca e saj thuajse përmbyset, atë e shpëton një fermer skocez modest. Më vonë ajo i futet atij në shtrat... por e zbulojnë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Duke kërkuar Alaskën, John Green

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2982

Botuesi: Te tjere

Kurth i pangrehur, Catherine Cookson

Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.

Çmimi 5,95 GBP
More
In Stock

Botuesi: Pegi

Na ishte një verë, Tessa Bailey

Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P20

Botuesi: Fan Noli

Kundër rrymës, Danielle Steel

Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)