• Banner

Ujevara e vetmise, Danielle Steel
  • Ujevara e vetmise, Danielle Steel

Ujëvara e vetmisë, Danielle Steel

Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të mrekullueshëm të autores.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ujëvara e vetmisë
Origjinali: Honor thyself
Gjinia: Roman
Autori: Danielle Steel
Shqipëroi: Kozeta Çuadari
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2009
Fq. 221
Pesha: 0.301 kg.

Mbi librin

Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të mrekullueshëm të autores.

Karol Barbër ka ardhur në Parisin me shi e me rrugë pa fund, për të shkruar librin e saj – e për të rigjetur vetveten, pas një jete të tërë, që ka kaluar në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Një legjendë e filmit në ekran, Karoli është shumë tërheqëse dhe e hirshme, vazhdimisht i është përkushtuar familjes dhe çështjeve të ndryshme botërore.

Por në atë natë të ftohtë nëntori, ndërkohë që taksia e saj nxiton për të hyrë në tunelin pranë Luvrit, një shpërthim terrorist trondit qindra jetë njerëzish – dhe e lë Karolin vetëm, pa vetëdije e të pa identifikuar, në një dhomë spitali në Paris.

Në hotel "Ritz" të gjithë pyesin se ku shkoi mysafirja e tyre e famshme. Nga Kalifornia në Londër, miqtë dhe familja e Karolit fillojnë ta kërkojnë. Pastaj vjen një çast tronditës, ndërkohë që ajo ndodhet larg shtëpisë dhe po lufton për të mbijetuar.

Por paparacët gjurmojnë si bletët. Një i huaj misterioz, i famshëm në sferën e tij, e viziton Karolin në spital fshehurazi, për të parë gruan që dikur kishte dashur e që s'e kishte harruar. Dy fëmijët e saj i qëndrojnë pranë shtratit, duke pritur e duke u lutur – derisa ndodh...

Ky tregim për mbijetesën e dinjitetin, i surprizave të mëdha dhe i mrekullive të vogla, krijon një portret të paharrueshëm të një figure publike, shpresat, frikat dhe zemërthyerjet, të cilat janë kaq reale, sikur të qenë tonat...

Detajet e librit
UEGEN
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UEGEN

Mrekullia e fajit, Danielle Steel

"Mrekullia e fajit" gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej t'i besonin fatit, jetës së dyzuar, plagëve që shëroheshin me një shikim të thjeshtë dhe njeriu befas ngrihet në këmbë. Jo, nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Të kishte ndodhur kohë më parë, Edie Claire

Një nga romancat më të bukura të këtij shekulli, që me leximin e tij, nga fillimi në mbarim, të mban pezull. Tetëmbëdhjetë vjet kanë kaluar që kur shoqja më e mirë e fëmijërisë së Xhoit, Xheni, gjeti vdekjen në një aksident tragjik me makinë, pak ditë pas mbrëmjes së maturës.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dashuria mbi gjithçka, Katie Kacvinsky

Grei është një djalë i ngrysur, durimpak dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kureshtare, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, krejt e kundërta e tij. Për herë të parë, Greit i bie në sy Dilani teksa ajo është shtrirë barkas në oborrin e universitetit, me xhinse të vjetra e këpucë të dala mode, me një aparat fotografik në dorë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vajza të dashuruara, Jacqueline Wilson

Imagjinoj këtë djalosh biond bukurosh me sy të mëdhenj kafe që shëtit rreth një makine gjysmë të parkuar në trotuar. Ndalon në një anë që të më hapë rrugën, vetëm se unë kaloj po nga ajo anë. Kalon nga ana tjetër dhe, po ashtu, edhe unë.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pegasus, Danielle Steel

Ai tha të vërtetën se ata ishin një grup i fortë, por ashtu ishte shumica në cirk. Ata kishin rregullat e tyre dhe respektonin hierarkinë e vendosur sipas punës që bënin. Në jetën e cirkut ata ishin aristokracia, ashti siç ishte ai në jetën e tij të vërtetë.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P16

Botuesi: Fan Noli

Nën mbulim, Danielle Steel

...nga ky njeri varej nëse ajo do të mbijetonte apo do të vdiste: jeta e tyre në Xhungël ishte primitive dhe e vrazhdë, kurse Horhe ishte burri që kujdesej, që e mbronte dhe që e ushqente.

Çmimi 15,85 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Atje ku është zemra, Billie Letts

7 vjeçe ka qenë Novali Nejshëni kur u braktis nga nëna e saj. 7 muaj ishte shtatzënë, kur bashkë me të dashurin e saj, Uilli Xhekun, babain e fëmijës me të cilin ishte ngjizur, vendosën të largoheshin për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër. 17 vjeçe ishte ajo, kur u braktis nga i dashuri.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P19

Botuesi: Fan Noli

Unaza, Danielle Steel

Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Një kafe... në rërë të nxehtë, Lena Manda

Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)