• Banner

  • Ka mbaruar
Mrekullia e fajit, Danielle Steel
  • Mrekullia e fajit, Danielle Steel

Mrekullia e fajit, Danielle Steel

"Mrekullia e fajit" gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej t'i besonin fatit, jetës së dyzuar, plagëve që shëroheshin me një shikim të thjeshtë dhe njeriu befas ngrihet në këmbë. Jo, nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.

7,77 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mrekullia e fajit
Origjinali: One day at a time
Gjinia: Roman
Autori: Danielle Steel
Shqipëroi: Kozeta Çuadari
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2009
Fq. 208
Pesha: 0.301 kg.

Mbi librin

"Mrekullia e fajit" gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej t'i besonin fatit, jetës së dyzuar, plagëve që shëroheshin me një shikim të thjeshtë dhe njeriu befas ngrihet në këmbë. Jo, nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.

Ngjarjet janë të thjeshta, të zakonshme, të ditës dhe befas marrin pamjen e groteskut, bëhen të fuqishme, të mëdha, marrin formën e njeriut dhe fitojnë ndërgjegje, nuk humbasin nëpër sfidat ku mund të treten e të harrohen.

Thelbi është gabimi, faji njerëzor, i cili mund të lindë një fëmijë, mund të shërojë një të sëmurë psikik, mund të ndajë një familje, mund të krijojë vlera të fuqishme e të paharrueshme, mund edhe të të degdisë, të të harrojë e përsëri të mbetet vlerë. Sepse, tek e fundit, mrekullia e jetës është veç harresa!

Danielle Steel di të depërtojë në psikologjinë e personazheve të saj, di të ndërtojë atmosferën e bukur të analizës dhe të një realiteti nga më të veçantët edhe kur ngjarja është gati e lemerishme. Danielle Steel di që të dalë nga gjendja me realizëm, sepse në një rrugë si kjo edhe futet në ngjarje.

Aty vepron njeriu i saj, një njeri i bukur (grua a burrë qoftë), aty nuk luhet një "realitet shou", aty gdhendet personalitete të panjohur dhe mbeten për jetë. Kushdo e beson këtë të vërtetë dhe gjithnjë gjenden rrugëzgjidhje të besueshme, njerëzore e jo sikur të vijnë nga qielli, as edhe nga qielli i Hollivudit!

Marrëdhëniet nënë fëmijë janë një përvojë e hatashme e shkrimtares e cila ka lindur e rritur nëntë fëmijë dhe që thuajse të gjithë librat ua dedikon atyre, asaj mrekullie të jashtëzakonshme njerëzore që ka fituar nga jeta.

Danielle Steel është shkrimtare me përvojë dhe me një sens të hollë. Ajo të habit me kthesat aq të thjeshta e të kuptueshme për të gjithë në jetë. Asaj i bën përshtypje gjithçka dhe e rrëmben përmbytja që shkaktojnë ndjenjat dhe emocionet, pa e lënë kurrë personazhin e saj që "ta marrë lumi" i tronditjes apo i përkëdhelisë. Ajo përulet thellë përpara realitetit ku jeton, i jep elegancë të veçantë jetës dhe merr nga jeta një aromë dehëse, nektarin e përsesë të madhe për të cilën jeton dhe krijon.

Dhe ti sa mbyll faqen e fundit të librit, thua: Po, ky është një faj i mrekullueshëm. Dhe merr frymë thellë nga tronditja dhe shpirtin e mbushur plot. Përbrenda teje fryn një fllad i freskët jete...

Detajet e librit
UEGEN
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000099

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaleidoskopi, Danielle Steel

Tri motrave te vogla shume te vecanta:Samantes, Viktorias dhe Vaneses,tri zonjushe te cmuara dhe motres se tyre te madhe, Beatriksit, qe eshte kaq shpirtdashur, gjithashtu edhe tre vellezerve te tyre te medhenj: Trevorit, Todit dhe Nikut, pa harruar vellane e tyre te vogel, Maksin, te cilet jane shume te vecante.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000101

Botuesi: Botimet Dudaj

Loje dashurie, Danielle Steel

Gjithë ato kujtime që kishin patur ishin të huaja tani, si rrobat e vjetra që harrohen në papafingo. Papafingoja e zemrave të tyre ishte martesa që ai kishte shkatërruar.Ishte një botë e keqe, plot me zvarranikë, trapa dhe mashtruesa. Të gjeje një njeri të mirë ishte si të gjeje gjilpërën në kashtë.Jeta ka të bëjë me ndershmërinë, kujdesin dhe angazhimin,...

Çmimi 8,51 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P23

Botuesi: Fan Noli

Dashuri e përjetshme, Danielle Steel

Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri – tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëi – tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë?

Çmimi 17,76 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002049

Botuesi: OMSCA-1

Makina e Dashurisë, Jacqueline Susann

Bazuar në romanin "Makina e dashurisë" u realizua edhe filmi me të njëjtin titull. "Makina e dashurisë" rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik, që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm TV e rreth të cilit vëmendja e grave është përherë e pranishme...

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Dhurata të çmuara, Danielle Steel

Një akt dashurie do të ndryshojë fatin e një familjeje. Veronika Parker, një nënë e devotshme, u është kushtuar tri vajzave të saj, si para edhe pas divorcit. Bota e saj përmbyset kur ish bashkëshorti vdes papritmas duke i lënë asaj dhe të bijave një trashëgimi të mahnitshme: një pikturë me origjinë misterioze, një kështjellë në jug të Francës, si dhe një...

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000091

Botuesi: Botimet Dudaj

Mjellma e zezë, Sveva Casati Modignani

Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të.

Çmimi 9,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P19

Botuesi: Fan Noli

Unaza, Danielle Steel

Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)