• Banner

S'ka shprese, Collen Hoover
  • S'ka shprese, Collen Hoover

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: S'ka shpresë
Origjinali: Hopeless
Gjinia: Roman
Autori: Collen Hoover
Shqipëroi: Maniela Sota
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2013
Fq. 364
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-169-26-6

Mbi librin

Do të donit më tepër të dinit të vërtetën që iu bën të ndiheni pa shpresë apo të vazhdonit të besoni gënjeshtra? Autorja e dashur dhe bestseller Colleen Hoover kthehet me historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar mësimet e jetës, dashurisë, besimit dhe mbi të gjitha, fuqinë shëruese që vetëm e vërteta mund ta sjellë.

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.

Megjithëse Sky është e vendosur për të qëndruar larg tij, ndjekja e palëkundur dhe buzëqeshja e tij enigmatike prishin mburojat e saj dhe intensiteti i lidhjes mes tyre rritet. Por Holderi misterioz ka kohë që mban sekrete gjithashtu dhe sapo ato zbulohen, Sky ndryshon përgjithmonë dhe aftësia e saj për të besuar mund të jetë viktimë e së vërtetës.

Vetëm duke përballuar me guxim zbulimet e zymta, Sky dhe Holder shpresojnë të shërojnë plagët e tyre emocionale dhe të gjejnë një mënyrë për të jetuar dhe dashur pa kufij. Pashpresë është një roman që do t'ju lërë pafrymë, të magjepsur, dhe duke kujtuar vetë dashurinë tuaj të parë.

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928169266
ean13
9789928169266
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Bel Canto, Ann Patchet

Bel Canto ka ardhur për lexuesin si himn pasioni për muzikën dhe jetën, e që përjetohet me madhështi e elegancë nga çdo personazh i vizatuar me mjeshtëri në të gjithë strukturën e librit. Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër si fragment i simfonisë së jetës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat, Kirsty Moseley

Amber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Ti je e imja, Johanna Lindsey

Nuk ka burrë në botë që të zbutë Aleksandra Rubilovën. Mospranimi i papërkundur për t’u martuar i Aleksës, rebeles së papërmbajtur dhe të bukur, e ka mërzitur babain e saj të pafuqishëm. Prandaj, ai sajon një kontratë “të harruar prej kohësh” dhe ia dërgon atë vajzës së tij rebele, kontratë që thotë se Aleksandra është fejuar që në djep me libertinin e...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

Një dhuratë nga Tiffany, Melissa Hill

Cila vajzë nuk ka një ëndërr, qoftë dhe një herë të vetme në jetë, cila vajzë nuk dëshiron të marrë një dhuratë të çmuar, për më tepër nga Tiffany? Në Nju Jork, në Avenue 5, ditën e vigjiljes së Krishtlindjeve, dy burra kanë blerë një dhuratë për gruan që dashurojnë. Geri që thuajse e ksihte harruar dhuratën për të fejuarën Rashel, kujtohet për të dhe i...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Grei, E. L. James

Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhënësi, Lois Lowry

Jeta në komunitetin ku jeton Xhonasi është e qetë dhe e patrazuar. Nëna-lindëse të paracaktuara prodhojnë fëmijë të rinj, të cilët caktohen në njësi familjare të përshtatshme për ta: një mashkull, një femër, për secilën.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P27

Botuesi: Botimet Dudaj

Xhoni-engjëll, Danielle Steel

E donte lumturinë e Bekit, por prapë ndiente një si sëmbim kur mendonte se do dilte nga jeta e saj. Vetë e kishte njohur me Bazin dhe nuk e kishte zili lumturinë e Bekit, por përsëri, tek e shihte, nuk donte gjë tjetër veç ta pushtonte në krahë për herë të fundit.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat, Kirsty Moseley

Amber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Dituria

Motra e Diellit, Lucinda Riley

Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...  

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P18

Botuesi: Fan Noli

Ranco, Danielle Steel

Qëndruan të shtrirë kështu deri në agim. Ajo u kujtua se duhej të largohej fshehurazi që askush të mos e pikaste. Sa e urrente çastin e largimit që afrohej me shpejtësi!

Çmimi 1 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjuha e fshehtë e luleve, Vanessa Diffenbaugh

Viktoria ka frikë nga kontakti fizik. Ka frikë nga fjalët, nga fjalët e saj dhe ato të të tjerëve. Por sidomos ka frikë të dashurojë dhe të lejojë ta dashurojnë. Ka vetëm një vend ku frika e saj tretet në heshtje dhe në paqe: ai është kopshti i saj i fshehtë në lulishten publike të Portero Hill- it në San Francisko.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Dëshpërimi ynë i madh, Baris Biçakçi

Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)