• Banner

Djali qe pervidhej nga dritarja dhe me hynte ne shtrat, Kirsty Moseley
  • Djali qe pervidhej nga dritarja dhe me hynte ne shtrat, Kirsty Moseley

Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat, Kirsty Moseley

Amber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat
Origjinali: The Boy Who Sneaks In My Bedroom Window
Gjinia: Roman
Autori: Kirsty Moseley
Shqipëroi: Irena Dono
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2015
Fq. 392
Pesha: 0.479 kg.
ISBN: 978-9928-00-122-1

Mbi librin

Amber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon.

Ngadalë – ngadalë pafajësia dhe miqësia ia lenë vendin pritjes, keqkuptimeve dhe vrundujve. Liami kalon sa nga një vajzë te tjetra, ndërsa Amberi, ende e vrarë emocionalisht nga abuzimet e pësuara prej të atit, preferon të përqendrohet te mësimet, vallëzimi dhe shoqëria.

Por pasioni midis tyre rritet me vrull dhe raporti i tyre i bazuar më parë vetëm te miqësia ndryshon, ndizen shkëndijat e dashurisë dhe Amberi fillon ta shohë shokun e saj në një tjetër mënyrë. Po si do të reagojë Xhejku, i cili ka qenë gjithnjë supermbrojtës ndaj saj, kur të zbulojë se marrëdhëniet mes tyre po marrin tjetër udhë?

Ky libër, i cili ka bërë për vete miliona lexues dhe ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara, mbërriti më në fund edhe në Shqipëri.

Komente mbi librin

“Më është bërë e dashur çdo minutë e kësaj historie! Një djalë me një zemër delikate dhe një heroinë më në fund me shtyllë kurrizore!”

Penelope Douglas, autore e librit “Kurrë për dashurinë”, bestseller i New Jork Times dhe USA Today

“Shumë i mirë! Mos i hiqni nga dora shamitë!”

Rachel

“Shumë i bukur dhe emocionues, një magji kur e lexon.”

Nicole

Mbi autoren

Kirsty Moseley ka qenë gjithkaherit një lexuese e pasionuar. Qysh fëmijë i kalonte netët duke i përpirë librat, edhe pse të nesërmen në shkollë ishte e rraskapitur dhe i duhej të mbante qepallat hapur. Romani i saj debutues “Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat” është zgjedhur nga Goodreads si një nga librat më të mirë të vitit. Jeton në Norfolk, Angli, me të shoqin dhe të birin. Për të mësuar më shumë rreth saj, shihni www.kirstymoseley.com.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001221
ean13
9789928001221
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.

Çmimi 7,65 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000091

Botuesi: Botimet Dudaj

Mjellma e zezë, Sveva Casati Modignani

Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.

Çmimi 11,90 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mos bjer në dashuri me mua, Nicola Yoon

Natasha: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000099

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaleidoskopi, Danielle Steel

Tri motrave te vogla shume te vecanta:Samantes, Viktorias dhe Vaneses,tri zonjushe te cmuara dhe motres se tyre te madhe, Beatriksit, qe eshte kaq shpirtdashur, gjithashtu edhe tre vellezerve te tyre te medhenj: Trevorit, Todit dhe Nikut, pa harruar vellane e tyre te vogel, Maksin, te cilet jane shume te vecante.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjithmonë ti, Rilei, Kirsty Moseley

Rilei Taneri ka një mik të veçantë, më të mirin që mund të dëshirojë çdo vajzë. Kleiton Prestoni është mbështetje e madhe për të; besnik, i ndershëm, i besueshëm, i sjellshëm e i kujdesshëm. Është dhe djali më i pëlqyer i shkollës, por ata të dy gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta e të afrueshme, miqësi të pastër, pa ndërlikime dashurore.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)