
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?
Titulli: Heshtja e tim biri
Origjinali: Non volare via
Gjinia: Roman
Autori: Sara Rattaro
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 268
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-99943-0-393-9
I di rregullat.
Heshtja është mikesha ime.
Dhe kur kam frikë, zëri im je ti.
Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?
Albertoja takon Kamilën, dashurinë e madhe të rinisë së tij, që ishte zhdukur pa dhënë shumë shpjegime për të ndjekur ëndrrën e saj dhe i mjaftojnë vetëm pak sekonda për të zbuluar se ndodhet ende atje, midis bankave të shkollës, duke ëndërruar midis buzëqeshjeve dhe puthjeve të saj. Por Albertoja nuk është vetëm.
Ai është babai krenar i Lizës, një adoleshenteje me ide shumë të qarta, babai i frikësuar i Mateos, një djalë i mrekullueshëm i shurdhër, si dhe bashkëshorti i Sandrës, një gruaje që ka duruar ferrin e heshtur që ka mbështjellë të birin dhe që do të ishte gati të bënte çfarëdolloj gjëje për ta shpëtuar familjen e saj.
Në një botë në dukje normale, gjithçka ndryshon. Liza e sheh të atin duke puthur Kamilën dhe për të mbrojtur të vëllanë, zhduket pa thënë asnjë fjalë. Të gjithë nisin ta kërkojnë, secili duke bartur me vete të vërtetën e tij. Albertoja bart ndjenjën e fajit që tradhtoi familjen dhe Sandrën, frikën se do të përjetojë një makth tjetër.
Vetëm Mateoja i vogël mund ta gjejë, sepse falë saj ka mësuar të mos ketë frikë nga bota. Liza mund të jetë fshehur vetëm në strehën e tyre, në vendin ku e ka mësuar të lexojë buzët dhe të luajë shah, sepse vëllaçkoja i saj nuk do të jetë kurrë ndryshe nga të tjerët.
Duke zbuluar një të fshehtë të vogël dhe duke iu mësuar të gjithëve se jeta dhe familja jote kanë më shumë rëndësi se vështirësitë që has, Liza dhe Mateoja do t'i shpëtojnë të ëmën dhe të atin duke iu treguar atyre se për t'u rritur duhet të jesh i madh qysh i vogël.
Me një ndjeshmëri delikate, Sara Rattaro sfidon stilin dhe publikun e saj dhe futet në psikikën e një burri që duhet të vërë rregull në jetën e tij. Por të vësh rregull do të thotë të bësh patjetër një zgjedhje dhe të humbasësh diçka. Apo dikë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)
Botuesi: Pegi
Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
Referenca: K1R2P40
Botuesi: UEGEN
Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.
Botuesi: Botimet Dudaj
Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në një vilë të madhe, në portat e Milanos, jeton Familja Kantoni, pronarë prej tre brezash i rubineterive me të njëjtin emër. Sigurisht, emrat e personazheve janë sa të trilluar, po aq dhe të vërtetë, sepse, siç shprehet vetë shkrimtarja, ajo merr material nga historitë e vërteta që ndodhin në vendin e saj.
Reference: SKU000098
Brand: Botimet Dudaj
Titulli: Fund vereRomanAutor: Danielle SteelPërktheu: Alda KoçoShtëpia botueseDudaj, 2004f. 412Pesha: 0.41 Kg.
Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?