• Banner

Nata e martesës, Sophie Kinsella
  • Nata e marteses, Sophie Kinsella
  • Nata e martesës, Sophie Kinsella

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.

10,41 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nata e martesës
Origjinali: Wedding Night
Gjinia: Roman
Autori: Sophie Kinsella
Shqipëroi: Erblina Kërçishta
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 428
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-103-96-3

Mbi librin

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh dhe që e dashuron punën që bën, e çmendur pas të birit, e fiksuar pas të motrës, por realiste kur është fjala për jetën dhe pritshmëritë.

Një ditë, fare papritur, Flisi mëson se Loti është në telash dhe kërkon ta ndihmojë. E prirë për “zgjedhje të pafata”, pasi ndahet nga i dashuri, Loti fare papritur i kthehet dashurisë së saj të parë.

Duke dashur që kjo lidhje të jetë romantike dhe për t’u paraprirë problemeve, çifti vendos që, jo vetëm të presin ditën e martesës për të pasur marrëdhënie intime, por madje të kthehen në Greqi, vendin ku ata u takuan për herë të parë, për të shijuar marrëdhënien e tyre. Por a është kjo zgjidhja e duhur dhe a do të funksionojë kjo dashuri e rizgjuar? Çfarë do të zbulojë Flisi rrugës teksa shkon në resort së bashku me çiftin?

Detajet e librit
K1R2P32

Referencat specifike

isbn
9789928103963
ean13
9789928103963
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...

Çmimi 10,41 
More
In Stock

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...

Çmimi 8,33 
More
In Stock

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.

Çmimi 8,33 
More
In Stock

Referenca: K1R2RP30

Botuesi: Dituria

Më befaso, Sophie Kinsella

Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri... a thua se arrijnë të lexojnë ç'bluan secili në kokën e vet.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002007

Botuesi: Te tjere

Snobet, Julian Fellowes

Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001048

Botuesi: Dituria

Dashuri 14, Federico Moccia

Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë asnjëherë. Por ajo është e fortë, gazmore, plot imagjinatë. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç gjithçka ndryshon me shpejtësi... dhe një ëndërr realizohet! 

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një histori e madhe dashurie, Susanna Tamaro

Pastaj hopet e një dahurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P9

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e parë, Nicholas Sparks

Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Duke kërkuar Alaskën, John Green

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)