Unë nuk kam frikë, Niccolo Ammaniti
  • Unë nuk kam frikë, Niccolo Ammaniti

Unë nuk kam frikë, Niccolo Ammaniti

K1R1
Botimet Dudaj

Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. Mu në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre.

750 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Unë nuk kam frikë
Origjinali: Io non-ho paura
Gjinia: Roman
Autori: Niccolò Ammaniti
Shqipëroi: Yllka Beshirja
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 264
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-255-0

Mbi librin

Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. Mu në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre.

Ky roman i Ammaniti-t na përfshin në procesin e rrëfimit të një historie të nderë, me ritëm të shpejtë e me një mekanizëm që i ngjan një ore të kurdisur, që me tiktakun e saj të çon drejt një fundi të frikshëm e që të lë gojëhapur.

Papritur, Mikele Amitranoja, nëntë vjeç, gjendet përpara një sekreti aq të madh dhe të tmerrshëm, saqë e ka të pamundur ta tregojë atë. Dhe për të përballuar makthin e asaj çka përjeton, i duhet të gjejë forca të pazakonta e të vërë në lëvizje fantazinë fëmijërore.

Ndërkohë, lexuesi do të ndjekë një ngjarje të dyfishtë: atë që shihet me sytë e Mikeles, por edhe atë ku përfshihen të mëdhenjtë e Akua Traverses, një qendër e mjerë dhe e vogël banimi, e përhumbur mes fushave me grurë.

Si rezultat, ngjizet një roman i fuqishëm dhe i arrirë, ku lexuesi ndien dhe sheh me sytë e mendjes një atmosferë të ngjashme me atë të librave "Aventurat e Tom Sojerit" të Mark Twain-it dhe "Përralla italiane" të Calvino-s. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1978, në një fshat të Jugut të Italisë, pa koordinata të përcaktuara, por që përshkruhet me një forcë të rrallë.

"Unë nuk kam frikë", botuar për herë të parë në vitin 2001, është bërë një libër klasik i letërsisë italiane, ndërsa brezi i ri i lexuesve vazhdon ta lexojnë dhe ta mbajë gjithmonë pranë. Ky libër, që i kushtohet rrugës së njohjes së vetvetes përmes rrezikut, përfaqëson gjithashtu lamtumirën zemërprekëse ndaj asaj energjie të magjishme që na nxit të luftojmë kundër çdo lloj përlindëshi. Por ndërkohë është edhe lamtumira ndaj moshës së lojërave dhe çiltërsisë.

Detajet e librit
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789994302550
ean13
9789994302550
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Në tualetin e femrave, Carolyn Brown

Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t'i ndryshojnë asaj jetën. Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Femrave u pëlqen e kuqja, Daniela Farnese

Ambra është njëzet e nëntë vjeçe, ka pasion librat dhe kuzhinën dhe një karrierë të shkëlqyer në Nju Jork. Një telefonatë e papritur do ta detyrojë të braktisë Amerikën për t'u kthyer në vendlindjen e saj, në Itali.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU002007

Botuesi: Te tjere

Snobet, Julian Fellowes

Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
1 000 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Një martesë amerikane, Tayari Jones

"Një martesë amerikane" është një kryevepër i rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e dhembje, drejt së ardhmes.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P27

Botuesi: Botimet Dudaj

Xhoni-engjëll, Danielle Steel

E donte lumturinë e Bekit, por prapë ndiente një si sëmbim kur mendonte se do dilte nga jeta e saj. Vetë e kishte njohur me Bazin dhe nuk e kishte zili lumturinë e Bekit, por përsëri, tek e shihte, nuk donte gjë tjetër veç ta pushtonte në krahë për herë të fundit.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2176

Botuesi: Botimet Dudaj

E dashur pritme, Niccolo Ammaniti

Deti ndodhet pranë, por nuk duket në Ischiano, një fshat i vogël pranë një lagune mbushur me mushkonja. Pietro e Gloria janë dy të rinj. Ajo është e bija e një drejtori banke, ai i një bariu psikopat. Ajo është e bukur, plot siguri në vetvete dhe paksa arrogante, ai është i ndrojtur dhe ëndërrimtar. 
800 Lekë
More