• Banner

Gjuha e fshehtë e luleve, Vanessa Diffenbaugh

Viktoria ka frikë nga kontakti fizik. Ka frikë nga fjalët, nga fjalët e saj dhe ato të të tjerëve. Por sidomos ka frikë të dashurojë dhe të lejojë ta dashurojnë. Ka vetëm një vend ku frika e saj tretet në heshtje dhe në paqe: ai është kopshti i saj i fshehtë në lulishten publike të Portero Hill- it në San Francisko.

126,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjuha e fshehtë e luleve
Origjinali: The Language of Flowers
Gjinia: Roman
Autori: Vanessa Diffenbaugh
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 356
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-373-1

Mbi librin

Nuk kam besim si livanda.
Mbrohem si rododendri.
Jam e vetmuar si trëndafili i bardhë dhe kam frikë.
Dhe kur kam frikë, zëri im janë lulet.

Viktoria ka frikë nga kontakti fizik. Ka frikë nga fjalët, nga fjalët e saj dhe ato të të tjerëve. Por sidomos ka frikë të dashurojë dhe të lejojë ta dashurojnë. Ka vetëm një vend ku frika e saj tretet në heshtje dhe në paqe: ai është kopshti i saj i fshehtë në lulishten publike të Portero Hill- it në San Francisko. Lulet që ka mbjellë me duart e veta në këtë cep të panjohur të qytetit janë shtëpia e saj. Streha e saj. Zëri i saj.

Pikërisht nëpërmjet gjuhës së luleve, Viktoria shpreh emocionet e saj më të thella. Livanda për mosbesimin, carangthi për mizantropinë, trëndafili i bardhë për vetminë. Sepse Viktoria nuk ka pasur një jetë të lehtë. E braktisur që në djep, e ka kaluar fëmijërinë duke u hedhur sa te njëra familje birësuese te një tjetër. Deri në takimin dramatik dhe tronditës me Elizabetën, e vetmja nënë e vërtetë që ka pasur ndonjëherë, gruaja që ia mësoi gjuhën e fshehtë të luleve.

Dhe tani, pikërisht falë kësaj dhuntie magjike, ka marrë në dorë jetën e saj: tashmë është tetëmbëdhjetë vjeçe dhe punon si luleshitëse. Lulet e saj janë ndër më të kërkuarat në qytet, dhurojnë lumturi dhe shërojnë shpirtin. Por Viktoria nuk e ka gjetur ende lulen që është në gjendje të përthajë plagën e saj. Sepse zemra e saj mban brenda një faj të fshehtë.

I vetmi që arrin t'ia shkulë me rrënjë është një djalë që duket se di gjithçka për të. Vetëm ai mund ta heqë atë barrë nga zemra e Viktorias, si gjembat që i hiqen një kërcelli. Vetëm ai mund të kujdeset për rrënjët e saj të padukshme. Vetëm kështu zemra më e ashpër e trëndafilit të bardhë mund të bëhet e kuqe nga pasioni.

"Gjuha e fshehtë e luleve" është një fenomen editorial i pashoq. I kërkuar nga të gjithë botuesit, është shitur në njëzet e shtatë vende me ankande luftarake dhe shifra rekord. Po ashtu, ka dalë njëkohësisht në të gjithë globin dhe nëpërmjet njërit prej personazheve më të jashtëzakonshëm të krijuar ndonjëherë, rrëfen një histori kuraje dhe shprese, braktisjeje dhe etjeje të pabesueshme për jetë, duke na treguar forcën e pafundme të dashurisë më të vërtetë, asaj të papërkryerës dhe pa rrënjë, që jep pa mëtuar asgjë në këmbim.

Për të shkruar "Gjuha e fshehtë e luleve", Vanessa Diffenbaugh u frymëzua nga përvoja e saj si nënë birësuese. Pasi studio shkrim krijues në Stanford, mbajti kurse arti dhe shkrimi për adoleshentët e lagjeve të varfra. Ajo dhe i shoqi kanë tre fëmijë dhe jetojnë në Kembrixh, në Masaçusets. "Gjuha e fshehtë e luleve" është romani i saj i parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303731
ean13
9789994303731
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001366

Botuesi: Botimet Dudaj

Ha lutu dashuro, Elizabeth Gilbert

Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert – in... Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.

Çmimi 103,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Dikush si ti, Sarah Dessen

Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh – duke balancuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur: Heili e qetë dhe e mbyllur, ndërsa Skarleta e hedhur dhe mjaft sociale – deri në verën kur ato mbushën 16 vjeç.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

E fshehta e shokut tim të ngushtë, Giulia Besa

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Baroni, Sveva Casati Modignani

Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.

Çmimi 92,00 SEK
More
In Stock

Referenca: 2525

Botuesi: Bota Shqiptare

Kënga e Fundit, Nicholas Sparks

Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish – mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Amelia, Cathy Gohlke

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, një njollë turpi...

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)