Une e doja, Anna Gavalda
  • Une e doja, Anna Gavalda

Une e doja, Anna Gavalda

IDK

Adriani ka ikur. E ka lenë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët, ndjehet si e shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet t'i rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në një farë mënyre e adhuron.

650 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Unë e doja
Origjinali: Je l'aimais
Gjinia: Roman
Autori: Anna Gavalda
Shqipëroi: Donila Omari
Shtëpia botuese: Linus
Viti: 2014
Fq. 162
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-136-21-3

Mbi librin

Adriani ka ikur. E ka lenë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët, ndjehet si e shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet t'i rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në një farë mënyre e adhuron.

Dhe kështu gjatë udhëtimit që ndërmarrin së bashku për në fshat, ai i rrëfen asaj për jetën e tij, se si dikur dhe ai kishte takuar dashurinë e tij të madhe, por s'kishte arritur dot të gjente aq kurajë sa të linte familjen....

Dhe më pas kjo e kishte bërë të vuante aq shumë.... Dhe në këtë rrëfim të tij të papritur Kloe sheh një mesazh që i drejtohet asaj vetë... Një roman që të godet drejt e në zemër, me një stil të paimitueshëm e sugjestiv, prej një prej shkrimtareve më të vlerësuara të viteve të fundit në Francë e në mbarë botën.

Lindur në vitin 1970, Anna Gavalda, autore e shumë përmbledhjeve me tregime dhe romaneve mjaft të suksesshme në Francë e në mbarë botën, konsiderohet sot si një nga shkrimtaret franceze më të suksesshme e të lexuara.

Fragment nga libri

Çdo mendim më tërhiqte ca më thellë për nga fundi. Isha kaq e lodhur! Mbylla sytë. Ëndërroja sikur po vinte. Dëgjoja zhurmë motori në oborr, ai më ulej pranë, më puthte dhe më vinte gishtin mbi buzë që t'u bënte vajzave një të papritur. Mund t'ia ndiej ende butësinë në qafën time, zërin, ngrohtësinë, lëkurën, të gjitha i kam këtu...
Të gjitha i kam ende këtu...
Mjaft t'i mendoj.
Pas sa kohësh harrohet era e atij që të ka dashur? Dhe, kur pushon së dashuri ti vetë?
Sikur të më jepnit një orë rëre...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136213
ean13
9789928136213
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Rrëfimtarja, Jodi Picoult

Shumë zëra rrëfimtarë përfshihen brenda romanit të Jodi Picoult, duke lidhur fijet e kujtimeve të së kaluarës, me emocionet që trazojnë ujërat e të tashmes. Dhe çelësi për të kapërcyer situatën, qëndron edhe njëherë në forcën e rrëfimit.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Jetë plot dashuri, Nicholas Sparks

Një djalë i ri, Donson, i lindur në një familje të fortësh me mbiemrin Koul, duket se është i destinuar që në fillim që të ecë në rrugën e jetës së të parëve të tij në qytezën Oriental. Por ja që gjaku i së ëmës (dhe pse e braktisi që foshnje) kishte më shumë ndikim se ai atëror.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Çdo ditë nga dhjetë minuta, Chiara Gamberale

"Çdo ditë nga dhjetë minuta" është historia e një gruaje të re 36-vjeçare e cila besonte se kishte gjithçka kishte ëndërruar në jetën e saj. Por, jo gjithçka që besojmë përputhet me realitetin që jetojmë.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Shtrat trëndafilash, Nora Roberts

Si vajza të vogla, Mekenzi, Ema, Lorela dhe Parkeri kalojnë orë të tëra duke luajtur rolet e tyre të parapëlqyera. Vite më pas, fantazitë e tyre bëhen realitet kur ato hapin agjencinë e tyre të dasmave, për t'ia bërë realitet ëndrrat çdo femre.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vanilje dhe çokollatë, Sveva Casati Modignani

Vanilja e çokollata: dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë bashkë. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri. Ashtu siç i ndodhi edhe Pepes e Andreas, që, pas tetëmbëdhjetë vjetësh martesë dhe tre fëmijësh, kurrë nuk reshtën së dashuruari njëri-tjetrin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2982

Botuesi: Te tjere

Kurth i pangrehur, Catherine Cookson

Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P20

Botuesi: Fan Noli

Kundër rrymës, Danielle Steel

Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
2 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Tre metra mbi qiell, Federico Moccia

Një histori e bukur dashurie. Një mikrokozmos me jetë të rinjsh që kërkojnë të ecin "tre metra mbi qiell". Vajzat veshin Onyx apo çdo lloj tendence të re, flasin për Avant, për Marsan dhe për modën e minutave të fundit. Ato presin të takojnë djaloshin e jetës së tyre. Djemtë bredhin me motor dhe sfidohen në prova force fizike, në shpejtësi, në rrezik.
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Brenga e shpirtit, Nicholas Sparks

Tejlori , zjarrfikës në një qytezë të Karolinës së Veriut, është një burrë që nuk i trembet rrezikut. Megjithatë. kurajoja e tij është më e vogël, kur është në mes të rreziku së rënies në dashuri.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Njerëzit që njohim me pushime, Emily Henry

Popi dhe Aleksi. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi, shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë.
1 300 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
800 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.
800 Lekë
More

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Morava

Bastardi i bukur, Christina Lauren

Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës së masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentrik, është po aq i urryeshëm sa magnetik. Një Bastard i bukur.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
900 Lekë
More