• Banner

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.

103,50 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Telashe dashurie
Origjinali: The state we're in
Gjinia: Roman
Autori:Adele Parks
Shqipëroi: Arsida Mezuraj
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 412
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-9928-175-18-2

Mbi librin

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.

Dini është cinik i vendosur, përvojat e hidhura të jetës e kanë mësuar të mos i zërë besë askujt. Për shkak të rrjedhës së jetës, ata do të shkojnë në drejtime të ndryshme, por në çastin që zbresin nga avioni, fillon udhëtimi i tyre i vërtetë...

Komente mbi librin

"Një histori dashurie drithëruese, e cila kalon kufijtë e brezave. Nuk janë të shumtë autorët që krijojnë personazhe me kaq shumë të meta, por që gjithsesi, fort të dashur."

Glamour

"Një histori e shkuar me zgjuarsi dhe tragjikisht e bukur, e mbushur me eupati dhe pendime, që do t'ju mbetet gjatë në mendje. "Telashe dashurie" është një histori mbi dashurinë, familjen, braktisjen dhe qetësinë e fantazmave të së shkuarës. Një përrallë që s'të hiqet nga mendja e që do t'ju shkaktojë pështjellime. Në këtë roman, Adele Parks ka arritur kulmin e saj. Do ta rekomandoja vazhdimisht këtë libër."

Handwritten Girl

"Një përrallë zemërdrithëruese mbi dashurinë dhe humbjen, me një përfundim që do t'ju lerë pa gojë."

Mike Gayle

Mbi autoren

Adele Parks, lindur në Angli, në vitin 2000 botoi romanin e saj të parë "Playing Away", i cili u quajt si romani debutues më i shitur i atij viti. Qysh prej asaj kohe, ajo ka botuar plot 13 romane brenda 13 vjetëve.

Konsiderohet si një prej shkrimtareve femra më të dashura për publikun dhe një nga më të shiturat, me mbi dy milionë kopje në Britaninë e Madhe. Romanet e saj janë përkthyer e botuar në 25 gjuhë të botës. Shquhet për trajtimin e çështjeve të mprehta të jetës sonë aktuale me stilin e vet të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175182
ean13
9789928175182
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 109,25 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R2P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajmalia, Nicholas Sparks

A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish – ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë ne mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është me shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithnjë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

E zgjedhura, Kiera Cass

Kur u zgjodh për Përzgjedhjen, Amerika nuk e kishte ëndërruar kurrë se do ta shihte veten aq pranë kurorës ose zemrës së Princit Makson. Por ndërsa afrohet fundi i garës dhe kërcënimet jashtë mureve të pallatit bëhen më të mprehta, Amerika e kupton se sa e do humbjen – dhe sa fort duhet të luftojë për të ardhmen që dëshiron.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Grei, E. L. James

Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pretenduesi, Jaclyn Reding

Duka e Sudeleigh-it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Dhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës. Kështu, kur karroca e saj thuajse përmbyset, atë e shpëton një fermer skocez modest. Më vonë ajo i futet atij në shtrat... por e zbulojnë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2939

Botuesi: Bota Shqiptare

Antologji dashurie, Victoria Bantry

Romantike, e ëmbël, xheloze, sensuale, pasiononte, aventuriere, tronditëse, e përjetshme, kalimtare, tragjike, e çmendur, mitike, përrallore... Historitë më të bukura të dashurisë që gjithmonë të bëjnë të ëndërrosh...

Çmimi 57,50 SEK
More
In Stock

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...

Çmimi 115,00 SEK
More
In Stock

Botuesi: Bota Shqiptare

Kthimi, Nicholas Sparks

Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)