Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Bastardi i bukur, Christina Lauren
  • Bastardi i bukur, Christina Lauren

Bastardi i bukur, Christina Lauren

K1R1
Morava

Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës së masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentrik, është po aq i urryeshëm sa magnetik. Një Bastard i bukur.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bastardi i bukur
Origjinali: Beautiful bastard
Gjinia: Roman
Autori: Christina Lauren
Shqipëroi: Enis Zaloshnja
Shtëpia botuese: Botime Morava
Viti: 2013
Fq. 256
Pesha: 0.314 kg
ISBN: 978-9928-169-23-5

Mbi librin

Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës së masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentrik, është po aq i urryeshëm sa magnetik. Një Bastard i bukur.

Pas disa vitesh të kaluara në Francë, Beneti kthehet në Çikago për të zënë një post të rëndësishëm në gjirin e biznesit të madh të familjes. Si ta imagjinonte vallë, që bashkëpunëtorja e tij, Kloja, do të ishte ajo krijesa bukuroshe dhe acaruese njëzetegjashtëvjeçare, me shumë sharm dhe me mendje të mprehtë, që nuk do të sakrifikonte asgjë për karrierën e saj?

Nëse Beneti dhe Kloja e urrejnë njëri-tjetrin, tërheqja ndaj njëri-tjetrit, e heshtur, e paepur dhe obsesive i çon drejt testimit të limiteve vetjake dhe drejt thyerjes së njëpasnjëshme të të gjitha rregullave që iu ishin nënshtruar. Me një qëllim të vetëm: të zotërojnë njëri-tjetrin. Në zyrë, në ashensor, në parking. Kudo...

Me të mbërritur në një pikë moskthimi, të çmendur nga dëshira, a do t'ia dalin dot vallë Kloja dhe Beneti ta lënë egon mënjanë për të vendosur më në fund për atë që ata pranojnë të humbin ose të fitojnë?

Detajet e librit
Morava
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789928169235
ean13
9789928169235
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R2P22

Botuesi: Fan Noli

Me shikim të parë, Danielle Steel

Tim O'Nill gjithçka ia detyronte vetvetes. E bukur, e fuqishme, e pasur, ajo krijoi firmën e suksesshme me markën e famshme të veshjeve të gatshme. Ajo e dinte me saktësi se çfarë kërkonte nga jeta dhe e mbushte tërë kohën me punë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Të lutem më lër të të urrej, Anna Premoli

Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtësisht e hapur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Ku mbaron ylberi, Cecelia Ahern

Fëmijë të këndshëm e pastaj adoleshentë rebelë, Rozi dhe Aleksi ishin të afërt për njëri-tjetrin, por familja e Aleksit zhvendoset nga Dublini në Amerikë dhe ai shkon me ta. Rozi është e humbur pa të.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.
800 Lekë
More

Botuesi: Living

Të pafajshmit, Paola Calvetti

Jakobi dhe Dasha, dy zëra të humbur në partiturën e jetës, ngjiten në skenë për të luajtur "Koncertin dysh për violinë dhe violonçel" të Brahmsit, i cili, faqe pas faqeje, shndërrohet në sfondin ku ata ripërjetojnë hapat e historisë së tyre të dashurisë. Por jo gjithmonë dashuria është shpëtimtare, aq më pak kur brenda saj pulsojnë pa pushim plagë të vjetra.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P19

Botuesi: Fan Noli

Unaza, Danielle Steel

Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir.
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjithmonë ti, Rilei, Kirsty Moseley

Rilei Taneri ka një mik të veçantë, më të mirin që mund të dëshirojë çdo vajzë. Kleiton Prestoni është mbështetje e madhe për të; besnik, i ndershëm, i besueshëm, i sjellshëm e i kujdesshëm. Është dhe djali më i pëlqyer i shkollës, por ata të dy gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta e të afrueshme, miqësi të pastër, pa ndërlikime dashurore.
1 000 Lekë
More

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t'i mposhtë frikërat e veta.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vanilje dhe çokollatë, Sveva Casati Modignani

Vanilja e çokollata: dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë bashkë. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri. Ashtu siç i ndodhi edhe Pepes e Andreas, që, pas tetëmbëdhjetë vjetësh martesë dhe tre fëmijësh, kurrë nuk reshtën së dashuruari njëri-tjetrin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pallati Soljano, Sveva Casati Modignani

Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano - ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut - bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000079

Botuesi: Botimet Dudaj

Akulli pervelues, Nora Roberts

Nora Roberts, njëra ndër shkrimtaret më të lexuara sipas New York Times, shpalos në këtë roman klasik një histori mahnitëse të mbushur plot sharm e tension e në të njëjtën kohë të mbështjellë nga një pasion i zjarrtë, që shoqërohet nga vrasje të kryera me gjakftohtësi.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Ajo dhe ai, Marc Levy

Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.
800 Lekë
More

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.
1 200 Lekë
More