• Banner

Një gur zemrës, Douglas Kennedy

Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s'e tërheq atje.

5,44 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një gur zemrës
Origjinali: The Dead Heart
Gjinia: Novel
Autori: Douglas Kennedy
Shqipëroi: Lindita Gjata
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 236
Pesha: 0.201 kg
ISBN: 978-99943-0-359-5

Mbi librin

Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s'e tërheq atje.

Megjithatë, në një çast, rrugëtimi bëhet papritmas më shumë se interesant: një darë mikpritjeje vendase shtrëngohet rreth tij dhe e detyron ta zgjasë qëndrimin "turistik" jashtë planit. Niku do të rrëfejë më pas një histori rrëmbyese, ku shënjohet mbi gjithçka lidhja e ngushtë mes ekzistencës së të papriturës në jetën e njeriut dhe forcës së brendshme, ndoshta të panjohur nga ai, për t'i bërë ballë.

Mbi librin

Douglas Kennedy e ka nisur krijimtarinë e tij me romanin "Një gur zemrës", shkruar më 1994. Ka shkruar njëmbëdhjetë romane dhe tre prej tyre - "Çasti", "Fotografia e madhe", "Në ndjekje të lumturisë" - janë bestseller e janë përkthyer në 22 gjuhë të botës. Prej vitit 2007 ai është Kavalier i Urdhrit të Arteve dhe Letrave në Francë. Në vitin 2009 është vlerësuar me të parin "Grand Prix du Figaro" dhënë prej kësaj gazete franceze.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303595
ean13
9789994303595
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2176

Botuesi: Botimet Dudaj

E dashur pritme, Niccolo Ammaniti

Deti ndodhet pranë, por nuk duket në Ischiano, një fshat i vogël pranë një lagune mbushur me mushkonja. Pietro e Gloria janë dy të rinj. Ajo është e bija e një drejtori banke, ai i një bariu psikopat. Ajo është e bukur, plot siguri në vetvete dhe paksa arrogante, ai është i ndrojtur dhe ëndërrimtar. 

Çmimi 6,80 GBP
More
In Stock

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Sepse të dua, Guillaume Musso

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2997

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpëtomë, Guillaume Musso

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Mrekullia e fajit, Danielle Steel

"Mrekullia e fajit" gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej t'i besonin fatit, jetës së dyzuar, plagëve që shëroheshin me një shikim të thjeshtë dhe njeriu befas ngrihet në këmbë. Jo, nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2455

Botuesi: Bota Shqiptare

Ngadhënjimi i dashurisë, Nicholas Sparks

Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi zemrën e saj. Kështu fillon historia e një dashurie të madhe që mund të kthejë një tragjedi në triumf, dhe mund edhe të ketë madje fuqinë për të krijuar një mrekulli... 

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Gjithçka perfekte tek ti, Colleen Hoover

I mbushur me emocione të forta, përballje në çift, nga ato që i kalojnë të gjithë, por pakkush guxon t’i tregojë, romani “Gjithçka perfekte tek ti” pati sukses të menjëhershëm në tregun botëror. Një histori shumë prekëse, që na kujton se fuqia e pashtershme e dashurisë është rruga e vetme.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fqinja, Alice Clayton

Natën e parë të shpërnguljes në një apartament të ri në San Francisko, Karolina kupton se fqinji i saj ka pasione të zjarrta. Falë mureve të holla që ndajnë dhomat e tyre të gjumit, ajo dëgjon jo vetëm përplasjet pas murit, por edhe reagimet e të dashurave të tij.

Çmimi 9,35 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P27

Botuesi: Botimet Dudaj

Xhoni-engjëll, Danielle Steel

E donte lumturinë e Bekit, por prapë ndiente një si sëmbim kur mendonte se do dilte nga jeta e saj. Vetë e kishte njohur me Bazin dhe nuk e kishte zili lumturinë e Bekit, por përsëri, tek e shihte, nuk donte gjë tjetër veç ta pushtonte në krahë për herë të fundit.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Më bëj të të dua, Johanna Lindsey

Autorja më e shitur nr. 1 sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Elita, Kiera Cass

Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mos bjer në dashuri me mua, Nicola Yoon

Natasha: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Një plus një, Jojo Moyes

Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës.Një libër i populluar me karaktere të mrekullueshme, që të bën të ndjehesh mirë. Një rrëfim vërtet i bukur, tërheqës, interesant i ditëve tona.Realizëm, figuracion fin, personazhe që të mbeten në mendje, pak trishtim, emocione dhe...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)