• Banner

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bulevardi i Pestë
Origjinali: One Fifth Avenue
Gjinia: Roman
Autori: Candace Bushnell
Shqipëroi: Margarita Sulaj Skënderi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 520
Pesha: 0.401 kg
ISBN: 978-99943-0-302-1

Mbi librin

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.

Për gratë e romanit të ri dhe jashtëzakonisht të bukur të Candace Bushnell-it, Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë ndodhet në qendër të jetëve të tyre, që ato i kanë ngritur me aq kujdes apo që shpresojnë t'i ngrenë.

Kemi aty Shifer Dajmondin, një aktore dyzet e pak vjeçare, që dëshmon në mënyrë energjike se gratë me stil mbeten me të vërtetë gjithmonë të reja. Kemi Lolën e llastuar dhe me vetëbesim të madh, që është e vendosur ta fusë veten në shoqërinë e lartë dhe në krahët e burrit të duhur e që kapet me thonj e me dhëmbë pas asaj ndërtese.

Analiza është bashkëshortja e një menaxheri të lartë të një kompanie investimesh, si dhe një personalitet shoqëror disi ngurruese, ndërsa Mindi idhnakja është martuar me një shkrimtar jo shumë të botuar dhe ka qenë ajo shtylla e familjes për një kohë tepër, tepër të gjatë.

Është gjithashtu edhe Enida, zonja e madhe magjepsëse dhe gazetare thashethemesh, që ka jetuar në Pallatin nr. 1 të Bulevardit të Pestë për dekada të tëra dhe nga panorama që hapet prej apartamentit të saj në katet e sipërme sheh gjithçka që është për t'u parë.

I studiuar nga afër dhe me një mendjemprehtësi të pamëshirshme, "Bulevardi i Pestë" është një histori moderne e parellinjve të rinj e të vjetër, e politikave seksuale, vjedhjeve të pasurive të patundshme apo pasurive të fituara dhe të humbura brenda ditës. Një libër i shkëlqyer dhe origjinal, që tregon se askush nuk mund ta paraqesë Nju-Jorkun ashtu si Candace Bushnell.

Komente mbi librin

"Përfytyroni Xhejn Austinin me një martini ose ndoshta Xhonatan Suiftin me një palë patina."

Sunday Telegraph

"Mbetet sërish mbretëresha e filozofëve të skenës sociale."

New York Times Book Reviw

Mbi autoren

Candace Bushnell është autorja që ka tërhequr vëmendjen e kritikës letrare për librat e saj bestseller "Seksi dhe qyteti", "Katër biondet", "Tregtia" dhe "Xhungël buzëkuqesh". Libri i saj i parë, "Seksi dhe qyteti", shërbeu si bazë për serialin e suksesshëm televiziv dhe filmin me të njëjtin titull që zuri majat e klasifikimit për nga shitja e biletave.

Libri i saj i katërt, "Xhungël buzëkuqesh", është bërë një film-dramë, i transmetuar nga televizioni NBC. Bushnell është gjithashtu prezantuese e programit radiofonik "Seksi, arsyeja dhe ndjeshmëria", që transmetohet drejtpërsëdrejti në Sirius Stars. Ajo jeton në qytetin e Nju-Jorkut.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303021
ean13
9789994303021
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Neandertali kërkon njeriun, Penny Reid

Pasi ndahet nga i dashuri, humbet shtëpinë dhe punën në të njëjtën ditë, Xheni Morrisi pret e frikur se ç'fatkeqësi tjetër i ka rezervuar fati. Kuin Salivani, me nofkën "Zoti Bukurosh", i dëshmon të gjitha këto ngjarje dhe shfaqet në jetën e saj si një e papritur tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Gjëja e fundit që mund të presë prej tij, është një...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000099

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaleidoskopi, Danielle Steel

Tri motrave te vogla shume te vecanta:Samantes, Viktorias dhe Vaneses,tri zonjushe te cmuara dhe motres se tyre te madhe, Beatriksit, qe eshte kaq shpirtdashur, gjithashtu edhe tre vellezerve te tyre te medhenj: Trevorit, Todit dhe Nikut, pa harruar vellane e tyre te vogel, Maksin, te cilet jane shume te vecante.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P23

Botuesi: Fan Noli

Dashuri e përjetshme, Danielle Steel

Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri – tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëi – tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë?

Çmimi 13,60 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Dikush si ti, Sarah Dessen

Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh – duke balancuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur: Heili e qetë dhe e mbyllur, ndërsa Skarleta e hedhur dhe mjaft sociale – deri në verën kur ato mbushën 16 vjeç.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Kthimi, Nicholas Sparks

Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.

Çmimi 6,80 GBP
More
In Stock

Botuesi: Pegi

Easy, Tammara Webber

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)