Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ditari i Suzanës për Nikolasin, James Patterson
  • Ditari i Suzanës për Nikolasin, James Patterson

Ditari i Suzanës për Nikolasin, James Patterson

Keti Uilkinson, më në fund, ka gjetur burrin e përsosur, por papritmas ai zhduket një ditë duke lënë pas vetëm një ditar të shkruar nga një nënë e re, Suzana, për të birin e saj, Nikolasin. Në të, ajo zbulon romancën mes saj dhe babait të fëmijës, shpresat e saj për martesë dhe gëzimin e pakrahasueshëm kur u bë nënë. Ndërsa Keti lexon, kupton se burri që dashuron është i shoqi i Suzanës.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditari i Suzanës për Nikolasin
Origjinali: Suzanne's diary for Nicholas
Gjinia: Roman
Autori: James Patterson
Shqipëroi: Fatmir Ndreu
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 264
Pesha: 0.291 kg
ISBN: 978-99943-1-839-1

Mbi librin

Keti Uilkinson, më në fund, ka gjetur burrin e përsosur, por papritmas ai zhduket një ditë duke lënë pas vetëm një ditar të shkruar nga një nënë e re, Suzana, për të birin e saj, Nikolasin.

Në të, ajo zbulon romancën mes saj dhe babait të fëmijës, shpresat e saj për martesë dhe gëzimin e pakrahasueshëm kur u bë nënë. Ndërsa Keti lexon, kupton se burri që dashuron është i shoqi i Suzanës.

Tashmë, e tmerruar, por me shpresë, Ketit i duhet të mundohet për të kuptuar atë që ka ngjarë, si dhe të zbulojë nëse dashuria e saj e re ka ndonjë mundësi të vogël për të mbijetuar.

Komente mbi librin

"Thjesht mblidhu ashtu kutullaç në strofullën tënde të qetë e shijoje... as që jua pret mendja fundin e kësaj historie."

New York Times

"Patterson ka shënuar sukses."

Washington Post

Mbi autorin

James Patterson është cilësuar nga New York Times si shkrimtari amerikan më i mirë i romaneve kushtuar dashurisë. Librat e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës duke njohur sukses.

Vetëm gjatë vitit 2005, pesë nga romanet e tij kanë qëndruar në krye të listës "bestselling hardcover novels", një rekord që nuk është arritur nga asnjë autor tjetër. Për 150 javë rresht librat e tij kanë qëndruar në krye të listës së librave "bestselling" botuar nga "USA Today", më gjatë se shkrimtarë të tjerë të njohur si Stephen King apo John Grisham.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994318391
ean13
9789994318391
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000094

Botuesi: Botimet Dudaj

Përgjithmonë Xhulia, Sveva Casati Modignani

Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr kalon përmes një beteje rraskapitëse
900 Lekë
More

Referenca: SKU000079

Botuesi: Botimet Dudaj

Akulli pervelues, Nora Roberts

Nora Roberts, njëra ndër shkrimtaret më të lexuara sipas New York Times, shpalos në këtë roman klasik një histori mahnitëse të mbushur plot sharm e tension e në të njëjtën kohë të mbështjellë nga një pasion i zjarrtë, që shoqërohet nga vrasje të kryera me gjakftohtësi.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Kurt Sejit dhe Sura, Nermin Bezmen

Një histori epike dashurie. Një dashuri sublime me shikim të parë. "Kurt Sejit dhe Sura", njëri nga romanet e Nermin Bezmen-it që ka zënë vend midis klasikëve të letërsisë turke, rrëfen histori njerëzish nga jetesa madhështore në Rusinë cariste deri në zvarritjet e tyre pas revolucionit bolshevik.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Si të vrasësh tët shoq, Kathy Lette

Kush nuk e ka menduar të paktën një herë, që të vrasë të shoqin, le të ngrejë dorë. Një shaka apo një shfrim dufi mes shoqesh, sigurisht... Po çfarë do të bënit sikur mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës do të zbulonit që ai ju tradhton?
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ne ishim gënjeshtarët, E. Lockhart

Çdo verë, anëtarët e pasur e në dukje të përkryer të familjes Sinkler mblidhen në ishullin e tyre privat. "Ne ishim gënjeshtarët" është historia e këtyre bashkimeve të përvitshme, dhe tregon se çfarë ndodhi gjatë një vere që protagonistja Kejdëns nuk arrin ta kujtojë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Motra tjetër, Kristin Hannah

Megani dhe Klera ritakohen pas më shumë se dy dekadash. Në një kohë kur mendojnë se jeta e tyre ka ndryshuar kaq shumë, dy motrat do të përpiqen të jenë çka nuk kanë qenë kurrë që pas vegjëlisë: një familje e vërtetë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Atëherë puthmë, Roberto Emanuelli

Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Një gur zemrës, Douglas Kennedy

Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s'e tërheq atje.
640 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Premtoj të dashuroj, Pedro Chagas Freitas

Copëza jete të kapura në një çast përsosjeje të heshtur, që flasin për dashuri të veçanta e të papërsëritshme. Sepse dashuria është shumë më tepër sesa një shenjë në grafik apo një fjalë në fjalor. Dashuria është një mister i panjohur, një çmenduri e ëmbël që depërton te ne për të mos na lënë kurrë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001314

Botuesi: Bota Shqiptare

E burgosura e pasionit, Johanna Lindsey

Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm... dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e...
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P29

Botuesi: Dituria

E fiksuar pas dyqaneve, Sophie Kinsella

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet!
800 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Një martesë amerikane, Tayari Jones

"Një martesë amerikane" është një kryevepër i rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e dhembje, drejt së ardhmes.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Dikush si ti, Sarah Dessen

Heili dhe Skarleta kanë qenë shoqe të ngushta prej shumë vitesh – duke balancuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur: Heili e qetë dhe e mbyllur, ndërsa Skarleta e hedhur dhe mjaft sociale – deri në verën kur ato mbushën 16 vjeç.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2448

Botuesi: Bota Shqiptare

I dashur Xhon, Nicholas Sparks

Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Zgjedhja, Nicholas Sparks

Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajmalia, Nicholas Sparks

A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish – ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë ne mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është me shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithnjë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2525

Botuesi: Bota Shqiptare

Kënga e Fundit, Nicholas Sparks

Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish – mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej...
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P8

Botuesi: Bota Shqiptare

Magjia e dashurisë, Nicholas Sparks

Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë...
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.
1 000 Lekë
More