- Ka mbaruar
Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks
Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Titulli: Një e fshehtë në zemër
Origjinali: A bend in the road
Gjinia: Roman
Autori: Nicholas Sparks
Shqipëroi: Hasan S. Bregu
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2013
Fq. 400
Pesha: 0.47 kg
ISBN: 978-9928-00-063-7
Mbi librin
Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.
Në këtë gjendje të një hidhërimi të thellë, duke vajtuar gëzimin e jetës familjare, pikërisht teksa mendon se nuk do ta provojë kurrë më dehjen e të dashuruarit, Mailesi takon Sarën, gruan që do ta bëjë të ribesojë. Me Sarën, që është e vendosur të ndërtojë një jetë të re pas një përvoje të trishtuar bashkëshortore, duket të përvijohet në horizont një lumturi e re.
Por një e fshehtë e papritur, e parrëfyeshme, i lidh Mailesin e Sarën dhe do t'i detyrojë jo vetëm të vënë në dyshim çdo siguri të tyre, por edhe të bëjnë një zgjidhje që do t'ua ndryshojë jetët përgjithmonë.
Mbi autorin
Nicholas Sparks është një nga romancierët më të adhuruar në botë, një autor me mbi 50 milionë kopje librash të botuar në mbarë botën. Të gjithë librat e tij, duke përfshirë "Tre javë me vëllain tim", biografia e shkruar me vëllain e tij, Micah, janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. Disa nga librat e Nicholas Sparks si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharrueshme", "Ngadhënjimi i dashurisë", "Kënga e fundit" janë përshtatur si skenarë filmash. Ai jeton në Karolinën e Veriut me familjen e tij.
Ndoshta mund të pëlqejë edhe