• Ka mbaruar
Shpëtomë, Guillaume Musso
  • Shpëtomë, Guillaume Musso

Shpëtomë, Guillaume Musso

2997
Bota Shqiptare

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Shpëtomë

Origjinali: Sauve moi

Gjinia: Roman

Autori: Guillaume Musso

Shqipëroi: Adriana GjikaShpëtim Gjika

Shtëpia botuese: Bota Shqiptare

Viti: 2011Fq. 360

Pesha: 0.45 kg

ISBN: 978-9928-00-042-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes. Të bindur që më në fund i kishin gjetur një kuptim jetës, ata do të dashurohen intensivisht gjatë një fundjave sa magjike aq dhe të paharrueshme. Por Zhylieta është e detyruar të kthehet në Paris. Po Semi? Ç'duhet të bëjë për të penguar kthimin e saj? Megjithë përpjekjet marramendëse, ai nuk mund ta bindë vajzën për ta mbajtur pranë vetes. Të paktën, jo për atë moment të vështirë dhe delikat. Sapo avioni i gruas së re shkëputet nga toka, shpërthen në fluturim e sipër...

Mbi autorin Guillaume Musso lindi në vitin 1974. Që fëmijë dashurohet me letërsinë dhe fillon të shkruajë kur ishte student. Romani i tij i parë "Dhe pastaj..." u shit në më shumë se një milionë kopje. Kjo përqasje magjepsëse me lexuesit, u pasua gjithashtu me suksesin tjetër akoma më të jashtëzakonshëm të romaneve: "Shpëtomë", "A do të jesh aty?", "Sepse të dua", "Po vij të të gjej" dhe "Ç'do të bëhesha pa ty?", të cilët e bëjnë autorin një nga më të preferuarit e lexuesve. Autori është përkthyer në mbarë botën dhe veprat e tij janë përshtatur për skenarë filmash artistikë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2997

Referencat specifike

isbn
9789928000422
ean13
9789928000422
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Mos bjer në dashuri me mua, Nicola Yoon

Natasha: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.
900 Lekë
More

Referenca: 2449

Botuesi: OMSCA-1

Urat e Medison Kauntit, Robert James Waller

Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.
600 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.
1 250 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

E zgjedhura, Kiera Cass

Kur u zgjodh për Përzgjedhjen, Amerika nuk e kishte ëndërruar kurrë se do ta shihte veten aq pranë kurorës ose zemrës së Princit Makson. Por ndërsa afrohet fundi i garës dhe kërcënimet jashtë mureve të pallatit bëhen më të mprehta, Amerika e kupton se sa e do humbjen – dhe sa fort duhet të luftojë për të ardhmen që dëshiron.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001314

Botuesi: Bota Shqiptare

E burgosura e pasionit, Johanna Lindsey

Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm... dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Një plus një, Jojo Moyes

Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës.Një libër i populluar me karaktere të mrekullueshme, që të bën të ndjehesh mirë. Një rrëfim vërtet i bukur, tërheqës, interesant i ditëve tona.Realizëm, figuracion fin, personazhe që të mbeten në mendje, pak trishtim, emocione dhe...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Puthjet e verës, Grup Autorësh

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur... Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Premtimi i Krishtlindjes, Richard Paul Evans

Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Suita 405, Sveva Casati Modignani

Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon...
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R3P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Sepse të dua, Guillaume Musso

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R5P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R3P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Central Park, Guillaume Musso

Alisa dhe Gabrieli nuk kanë asnjë kujtim nga nata e shkuar... por as e kanë harruar atë. Nju Jork, ora 8 e mëngjesit. Alisa, një vajzë e re parisiane, dhe Gabrieli, pianist xhezi amerikan, zgjohen të prangosur me njëri-tjetrin në një stol në Central Park.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e Bruklinit, Guillaume Musso

Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç'mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.
1 200 Lekë
More