Romancë

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Te pathenat e nje martese, Melanie Gideon Shfaq të madhe

Te pathenat e nje martese, Melanie Gideon

2966

Produkt i ri

Alisia Bakëll është gruaja 44 – vjeçare e një menaxheri simpatik reklamash. Ata kanë dy fëmijë adoleshentë. Alisia është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri me kohë të pjesshme. Ajo po përballet me "një lloj boshllëku ekzistencial, të pashtershëm", për të cilin autorja Melanie Gideon shkroi librin e saj të parë, autobiografik, The Slippery Year.

Më shumë detaje

In Stock

$11.27

-20%

$14.09

Add to wishlist

Zbritja në sasi

SasiaÇmimiJu kurseni
3 $1.41 Deri $38.04

Më shumë informacione

Titulli: Të pathënat e një martese
Origjinali: Wife 22
Gjinia: Roman
Autori: Melanie Gideon
Shqipëroi: Etleva Hoxha Çepele
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 410
Pesha: 0.43 kg
ISBN: 978-9928-162-45-8

Mbi librin
Libri është historia gazmore e një gruaje në krizën e moshës së mesme dhe e rizgjimit romantik që ajo përjeton falë magjisë së një rrëfimi të fshehtë. Alisia Bakëll është gruaja 44 – vjeçare e një menaxheri simpatik reklamash. Ata kanë dy fëmijë adoleshentë. Alisia është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri me kohë të pjesshme. Ajo po përballet me "një lloj boshllëku ekzistencial, të pashtershëm", për të cilin autorja Melanie Gideon shkroi librin e saj të parë, autobiografik, The Slippery Year.
E mërzitur, pak a shumë e pakënaqur me jetën dhe në prag të "vitit të saj kritik", i cili shënon moshën kur nëna e saj vdiq, Alisia vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në shekullin XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Nga ana tjetër, ajo fillon të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë për studiuesin i cili po bën sondazhin, gjëra që ka kohë që nuk i ndien. Ai jo vetëm që i bën pyetje për të cilat i shoqi, Uilliami, nuk shqetësohet më, por edhe lexon me vëmendje përgjigjet e saj. Historia shpaloset nëpërmjet statuseve në Facebook, kërkimeve në Google, pyetësorëve dhe rrëfimit në vetën e parë, duke satirizuar fiksimin tonë për internetin dhe lehtësinë për t'u shpalosur të huajve sekrete që nuk mund t'ua themi atyre që duam. Ky libër është për të gjithë, dhe jo vetëm për ata që janë në moshë të mesme, pasi zgjon një vullnet të ri te të gjithë ata që kanë një lidhje dashurie disavjeçare. Komente mbi librin "Të pathënat e një martese" përcjell dridhjet lozonjare, por të vendosura te "Ka postë për ty" të Nora Ephron – it. Njësoj si Ephron – i, Gideon – i është e aftë të shpojë kotësitë bashkëkohore. Në pellgun e dyndur të romaneve mbi krizën e moshës së mesme, "Të pathënat e një martese" të ndihmon të mos mbytesh." Washington Post "Të pathënat e një martese" bën pjesë në kategorinë e romaneve të lehta për femra, si "Ditari i Brixhet Xhonsit" apo "Duke rimarrë veten". Por është më i mirë se këta, kryesisht pasi historia e Gideon – it nuk është vetëm historia e një martese të lodhur apo drama e përvuajtur e një vajze beqare. Jo, ajo i prek nga pak të gjitha, duke filluar nga jeta familjare në shekullin XXI, te shokët në Facebook dhe tek akti i dhimbshëm i google-imit të vetvetes." USA Today "Të pathënat e një martese" është instagrami gazmor i dashurisë në një botë të ndërlidhur."
Pople Magazine Fragment nga libri I dashur Studiues 101,Nuk po marr pjesë në këtë sondazh "sepse jam e mërzitur", por sepse këtë vit mbush 45 vjeç, të njëjtën moshë që pati ime më kur u nda nga kjo botë. Të ish gjallë ajo, do të diskutoja me të dhe nuk do të merrja pjesë në sondazhin tuaj... Do të flisnim për shijet tona seksuale (ose mungesën e dëshirës për seks), për ata pesë kilogramë të bekuar, që sa i humbasim, i vëmë prapë, dhe se sa e vështirë është në ditët e sotme të gjesh një hidraulik të mirë... Ajo do të më bënte pyetje të tipit "Je e lumtur, bijë? Të trajton mirë yt shoq? E mendon dot veten të plakesh me të?" Ime më nuk e shijoi dot të qenit gjyshe, nuk iu thinjën vetullat dhe as e provoi ndonjëherë tavën time me peshk ton. Kjo, pra, është arsyeja pse vendosa të marr pjesë në studimin tuaj.  

Reviews

Write a review

Te pathenat e nje martese, Melanie Gideon

Te pathenat e nje martese, Melanie Gideon

Alisia Bakëll është gruaja 44 – vjeçare e një menaxheri simpatik reklamash. Ata kanë dy fëmijë adoleshentë. Alisia është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri me kohë të pjesshme. Ajo po përballet me "një lloj boshllëku ekzistencial, të pashtershëm", për të cilin autorja Melanie Gideon shkroi librin e saj të parë, autobiografik, The Slippery Year.

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...